Historiani Jahja Drançolli për kontributin e arbërve në Universitetin e Padovës

Shkrime relevante

Shteti vret, apo jo?!…

Jusuf Buxhovi, Prishtinë ____ SHTETI VRET, APO JO?!... ____ Këtë më së miri e shpjegon...

Vuçiçi humbi, por a do ta braktisë Serbia politikën e vjetër ndaj shqiptarëve?!

Sak Muji, Zvicër - Rugovë ÇETNIKËT E RINJ NË PUSHTETIN SERB! Vuçiçi mund...

Pse Shqipëria ka kaq shumë muhaxhdinë?!

Ismet Hasani, Suedi   Shqiptarët e kanë shpallur pavarësinë para 114 vjetëve. Gjermania...

Pas zgjedhjeve në Serbi të 25 tetorit 2026

Votimi në Sërbi (Фото: Бета/AP Photo/Armin Durgut) Gani I. Mehmeti Humbja e partisë...

Maskat de Flamingo

Blerim Nika, Zvicër I ashtuquajturi “Revolucioni de Flamingo” është orkestrim i forcave...

Shpërndaj

Ashtu si sot, më 6 dhjetor 2022, tre vjet më parë, në Arkivat e Lashta të Palazzo del Bo, Padova (Itali), si pjesë e festimit të 800-vjetorit të Universitetit të Padovës (1222-2022), u diskutua edhe kontributi i arbërve në Universitetin e Padovës. Falenderime veprimtareve tanë në Padova, Dr. Valdete Llumnica-Muçolli dhe Dr. Gëzim Muçolli për librin e dhuruar kushtuar 800-vjetorit të themelimit të Universitetit të Padoves!
Eventi u shoqërua me promovimin e veprës “Stranieri: Itinerare të jetës studentore midis shekujve 13 dhe 18” (Donzelli – Padova, 2022), vepër që është pjesë e serisë “Patavina libertas. Historia europiane e Universitetit të Padovës”. Seria përfshin vëllime shumë të suksesshme, fryt i një kërkimi të gjerë arkivor të kryer nga historianë të Universitetit të Padovës, të cilët kanë riinterpretuar mënyrën e jetesës paduane nga një perspektivë europiane, duke eksploruar hapësirën dhe formën e lirive dhe rolin e saj në zhvillimin e njohurive humaniste dhe shkencore. Një vend qendror për këtë promovim jubilar ishte edhe “Sala dei Quaranta” (“Salla e të Dyzetëve”), e cila strehon dyzet portrete nga artisti Gian Giacomo dal Forno, ku paraqiten profesorë të shquar të huaj të Universitetit të Padovës gjatë shekujve. Kjo dhomë dokumenton rolin e Universitetit si një forcë kryesore lëvizëse për takimin, lirinë, shkëmbimin dhe përhapjen e kulturës.
Vendet e origjinës së studiuesve të përfaqësuar në dyzet kanavacë janë: Anglia, Arbëria, Armenia, Belgjika, Bohemia, Bosnja, Danimarka, Hungaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Hollanda, Irlanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Skocia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.
Nga kërkimi im në Arkivat e Antikiteteve të Universitetit të Padovës me rastin e studimeve pasdoktorale përgjatë vitit akademik 1986/87, mësova se radhët e studentëve dhe studiuesve arbër që studiuan dhe punuan këtu janë mjaft të gjata. Megjithatë, në “Sallën e të Dyzetëve”, përkrah profesorëve dhe studiuesve të shquar europianë, u shfaqën dy profesorë dhe studiues të njohur arbër: Marin Becichemi (Marino Becichemo, Shkodër 1468–Padova 1526) dhe Nikollë Leonik Tomeu (Nicolò Tomeo Leonico, Venedik 1456–Padova 1531).

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu