Ismet M. Hasani për Bajram Gjergj Kabashin – Mendjen ndritur, gazetarin profesionist, shkrimtarin dhe publicistin

Shkrime relevante

Ismet M. Hasani për Bajram Gjergj Kabashin – Mendjen ndritur, gazetarin profesionist, shkrimtarin dhe publicistin

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ Bajram Gjergj Kabashi – Mendje ndritur, gazetar...

Skifter në shkrepa, poezi kushtuar ramadan Govorit

SKIFTER NË SHKREPA Poezi (Kushtuar Ramadan Govorit, imamit atdhetar,udhëheqës i NDSH-së në rrethin...

Historia t’u kalojë arkivave, dhe ta lenë Parlamentin të projektojë të ardhmen

Agim Vuniqi, Vashington ____ Pse e ardhmja e Kosovës i takon Parlamentit, jo...

Morali nën të brendshmet e femrës, politika në arkën e shtetit

Lirim Gashi, Prishtinë ____ KUR MORALI BANON NËN TË BRENDSHMET E FEMRËS, NDËRSA...

Shpërndaj

Nga Ismet M. Hasani, Suedi
____
Bajram Gjergj Kabashi – Mendje ndritur, gazetar profesionist, shkrimtar dhe publist
Mendjet e ndritura me kujdes, mendje të koncentruar e profesionalizëm trajtojnë çështjet. Të njëjtit shohim diçka atje ku të tjerët nuk shohin asgjë.
Një i tillë është Bajram – Gjergj Kabashi.
Gjergj Kabashi: Gazetari dhe paragjykimi!
Bajram Gjergj Kabashi
___
Mendim: Bajram – Gjergj Kabashi është një mërgimtar, është – mbi të gjitha, një njeri i mirë, një njeri që nuk ka humbur asgjë, pse ka braktisur atdheun dhe profesionin e gazetarit profesionist, sepse aty ku ka jetuar nuk i mbeti më kurrëfarë rrugëdalje tjetër pos, për ta shpëtuar jetën, me pa dëshirë, vet me familjën, ta lëshojë Kosovën. Në fakt të ikë nga Kosova, për shkak të persekjutimve nga  UDB-ja dhe Udbashët – hiç më largë së kolegët e tij gazetarë, që tmerrsisht ia gërditën jetën. Qëllimi i tij i ardhjës në mërgim ishte të shpëtojë jetën prej tyre, të arratisej diku largë Kosovës, në mënyrë që të mbijetojë. Është e pakompesueshme për atë vend, nga i cili largohet një gazetar profesionist, e, me pa dëshirë, me tërë familjën,  ta marri rrugën e Mërgimit, një talent për profesionin e gazetarit.
Të takosh një njeri me talent të rrallë, se pari duhet ta pyesish: ”Sa libra ke lexuar?!”
Bajram Kabashi posedon talent të rrallë. (IMH)
 
Shënim:  Ata kexues të cilët janë duke e ndjekur shkrimin tim: ”A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!”, pjesa e 6-të do të publikohet  më datë 04. 10. 2026, për arsye se shkrimit për Bajram – Gjergj Kabashin, Udhëheqësin dhe Kryeredaktorin e Revistës ”DRINI.us” i dhashë rëndësi të veçantë
*
Të shkruash për z. Bajram-Gjergj Kabashi, së pari duhet të marrësh përgjegjësinë që gjatë së shkruarit mos të gabosh, të jeshë guximshëm, të pranos se ke marrë të rëndë për një tëmë të ”zorshme” që është si me ”hangër hekur me dhëmbë”. Njëherit të shkruash drejtë e pa gabime, nga se kështu ka vepruar vet ai, si gazetar profesionist, si shkrimtar e publicist e në veçanti si njeri human dhe shumë i ndërgjegjëshëm. E po ashtu edhe si Udhëheqës dhe Kryeredaktor i portalit ”Drini.us” – në Norvegji. Kur e përmenda ndërgjegjën, po theksoj se: ”Forca e ndërgjegjës është aq e madhe, sa që të pafajshmin e liron nga frike, e të fajshimin e gjykon dhe e dënon rëndë. Bajram Kabashi e ka ndërgjegjën e pastër si uji i burimit.
Një shkrimtar i mirë nuk është thjesht ai që di të përdorë fjalët bukur, por ai që arrin të prekë zemrat dhe mendjet e lexuesve. Ai e njeh gjuhën si një mik të vjetër, e përdor me kujdes dhe dashuri, duke i dhënë jetë mendimeve, ndjenjave dhe botëve të reja.
Bajram Kabashi është udhëheqës dhe Kryeredaktor i portalit ”DRINI.us” me seli në Norvegji, ku publikohën shkrime të mirëillëta, ku kam pasë fatin të publikokohën edhe disa nga shkrimet e mia, mbi çfarë i jam shumë mirënjohës, përveç të tjerave, edhe se shkrimet e mia i ka publikuar për një kohë shumë të shpejt.
 Personi i parë të cilit duhet t’i kushtojmë kohën tonë është vetvetja. Atëherë do të jemi në gjendje të vlerësojmë se kush na bën të ndihemi mirë dhe kush jo. Për të pasë miq, duhet, në radhë të parë, të jesh vet mik.
Nuk ka dyshim se miqësia është një institucion që po kalon një krizë dhe ne të gjithë jemi tradhtuar dhe lënduar nga miqtë. 
Ji gjithmone vetvetja. Mos u përpiq kurrë të fshehësh kush je. I vetmi turp është të kesh turp. Gjithmonë mbro atë që beson. Gjithmonë dyshoni në atë që ju thonë të tjerët.
Theksova që një kohë të gjatë në Kosovë Bajram Kabashi është marrë edhe me gazetari dhe, me një fjalë, ka qenë gazetar i dalluar – gazetar i fortë dhe i guximshëm, trim. Është marrë gjithëherë me të drejtën dhe me të vërtetën dhe ka pasë para syve të vet urtinë: ”Thuaja, apo shkruaje vetëm të vërtetën, edhe në qoftë se nga ajo e vërtetë ké ndonjë dëm!” Po ashtu, urtinë tjetër. ”Mos gënje, edhe nëse nga ajo gënjeshtër ké ndonjë dobi/fitim!”
Këto të vërteta Bajram Kabashit gjithmonë i kanë dhënë drejtimin e duhur për të ecur drejtë rrugës se sigurtë. Ashtu dhe ka vepruar. Për disa shkrime, edhe pse jo për dobi të tij, ka vepruar sipas asaj thënies se vjetër latine: ”Et eupirit neamm neamm, in veritate!” që në gjuhë e  tonë të ëmbël shqipe e nënkuptojmë: ”E thash të vërtetën, e lirova shpirtin!
*Me gazetari, merret edhe si mergimtar dhe thotë”…nuk është lehtë të veprosh e të punosh si gazetar, as sot nuk e lehtë, kur intelektuali shqiptarë përballet me shumë stuhi e uragane edhe në mes të Europës, me shtetet ku graviton edhe Norvegjia”
Bajram Kabashi ka të botuara shumë vepra. Libri me titull “Rilindja, Përkushtim e Trishtim” 1982-1999, është voluminoz, por dhe  me shumë vlera, shumë dimensional. Pasi lexova këtë libër ku autori përmbledh kujtime nga jeta dhe veprimtaria e tij si gazetar me përvojë, por edhe  i ndjekur dhe i përndjekur nga rrjetet e Shërbimeve sekrete antishqiptare të kohës, qofshin ata edhe si bashkëpunëtorë dhe është   informatorë, si kodosha e fakirë edhe  nga rrethi i kolegëve të tij që i shërbenin UDB-së *1) famkeqe jugosllave dhe UDB-ës dhe udbashëve në Kosovë, bile edhe kolegëve gazetarë.
*1) Uprava Drzhavne Bezbednosti/ ship: Drejtoria e Skgurimit Shtetëror
Ka të botuara edhe disa vepra tjera, duke mos lënë anash shumë shkrime gazetarske, shumë opinione, kritika, reagime… të publikuara në shumë gazeta, portale e revista si ato në Kosovë, por edhe ato në diasporë. Gjithëhnjë e ka dijtur se as steologët më të mëdhenj në kisha e xhamia, as oratorët më me zë në Parlamente, as mësimdhënësit e profesorët më të njohur nëpër shkolla e universitete, nuk kanë aq ndikim të populli, sesa mediat dhe shtypi. Ndaj, ky ka qenë gazetar me zë.
Bajram Kabashi u bëri ballë të gjitha furtunave dhe rrëmeteve, u bëri sfidë duke ruajtur me dinjitet unin e tij si njeri, intelektual dhe shqiptar i denjë. Nga shkrimet e tij, e kupton se ké të bëjë me një njeri të ditur, intelektual me një dhunti të mrekullueshme të  fjalës së shkruar, thellësisht i angazhuar me problemet dhe zhvillimin e ecurisë së individit dhe shoqërisë shqiptare , veçmas në Kosovë, ose pikërisht në redaksinë e të përditshmes ”RILINDJA”  ku ai punoi vitet e rinisë së tij si gazetar. I goditur me ashpërsi karakteri i tij personal, për hakmarrje, ku edhe vitet e më vonshme i kanë ndodhur goditje anarkiste.  Ky, me kënaqësi  vepronte si një gazetar i kompletuar… Por edhe librat e tjerë si ai “Me Hasan Mekulin” ose libri “Nacionalizmi” ku ngërthen bashkëbisedimin me ish diplomatin shqiptar në OKB – Abdi  Baletën,  në përgjithësi janë të vlefshëm për lexuesin, e në veçanti për rininë e sotme shqiptare , sidomos në rrugën e zgjimit dhe ripërceptimit të rolit që duhet të ketë secili shqiptar në shoqërinë  bashkëkohore me mendim të mirëfilltë për fatumin personal, të kombit dhe Atdheut . Në tërësinë e librave dhe rrëfimeve të tij, janë mendime të përpjekura në aspektin të edukojë rininë shqiptare dhe brezat që vijnë me një thirrje të shëndoshë, nëpërmjet së cilës të jetë i vetëdijshëm për vlerësimin e tij ndaj Kombit dhe vendit që e lindi. Karakteristikë e shkrimeve të tij është përdorimi i shembujve logjikë dhe atyre personal nga jeta dhe eksperienca, nga përplasjet e ndryshme si gazetar, nga betejat që e përcollën në jetën e tij, nga orvatjet dhe sakrificat që bëri edhe në rrëfimet e tij për të mundësuar mbërritjen e idesë tek lexuesit. Bajram Kabashi , si gazetar  i gazetes “Rilindja” të Prishtinës që nga vitet e bujshme 1982 dhe më gjërë – në atë të vitit 1999, veproi duke ecur rrugës së drejtë, ashtu siç e kishte edukatën prindore *1) dhe kulturën e kombit që i takon, dhe mëpastaj, duke iu ikur furtunave dhe stuhive që i suleshin rrotull, u vendos ta braktisë Kosovën dhe të migron në Norvegji, kur tash jeton dhe vepron.
  *1) ”Nuk ka pasuri tjetër më të madhe, që ua lënë si trashëgim prindërit fëmijve të vet, sesa edukata e mirë!”
Mirëpo, qëndron tjetra, përsa iu përket fëmijve kur të rritën:
”Sa më të afërm dhe sa më të dashur t’i kemi prindërit,  aq madhe e kemi përgjegjësinë dhe obligimin që ata mos t’i koritim!”
Bajrami, në jetën e vet kurrnjëherë, as nuk i ka koritë prindërit, as vetvten!
”Nuk ishte lehtë të veprosh e të punosh si gazetar, as sot nuk e është lehtë, kur intelektuali shqiptarë përballet me shumë stuhi e uragane edhe në mes të Europës, me shtetet ku graviton Norvegjia.”– thotë Bajram Kabashi.”
Po pësëris pak se Libri “Rilindja, Përkushtimi e Trishtimi” i ngjeshur  me rrëfime nga jeta e tij ka disa kapituj dhe ka një strukturë të gërshetuar me stil e prirje, ka një  parathënie dhe  hyrjen të veçantë. Por, ajo që të fut në mendime të thella, vlenë të përmendet kaptina ku ai bën një qasje me ndjenjën humane dhe njerëzore rreth rastit të likuidimit të gazetarit patriot dhe kolegut të tij gjatë punës në redaksinë e Rilindjes, Xhemail Mustafën, vrasja e të cilit bëri bujë të madhe, ose që mund të kuptohet edhe si vrasje e një intektuali  shqiptar  që ende mbetet një mister, sepse të tilla janë rastet që kurdisin specialistët e Shërbimeve sekrete, në këtë rast, me theks të veçantë janë Shërbimet jugosllave të Beogradit si UDB-a dhe KOS-i ushtarak, të cilët në ballkan, e veçmas në Kosovë, ende davariten si hije për të turrbulluar ujërat mes shqiptarëve, me burime paralele si nga Prishtina njashtu edhe Tirana, sepse kanë përvojë të stilit kriminal dhe inskenimeve, duke u ulur “këmbëkryq” në këto troje. Autori i këtij libri, si njeri që di të lexojë brenda reshtave dhe kupton situatën dhe filzofinë e jetës, e shtjellon aspektin e përndjekjeve ndaj tij, provokimet i ia kurdisin në mënyrë sistematike, pa lënë anash shtjellimin dhe apelin që bën për zbardhjen e rastit enigmatik të vrasjes së Xhemail Mustafës nga hajka e atyre të cilët e mashtruan…
Bajram Kabashi e ka kuptuar se betejat e nëntokës kriminale që fillet, i kanë edhe nga zyrat e dikurshme të ”Rilindjes”, ku disa persona dhe kolegë të tij gazetarë, ishin mashë të ndryshkura në duart e UDB-së së Sërbisë dhe UDB-ës dhe udbashëve të Kosovës. Tmerr!
UDB-ja dhe udbashët në Kosovë i ngjanin ”Baltës se gjallë” nga e cila, sa më shumë bën përpjekje që të nxirresh, ajo aq më shumë të tërheqë teposhtë. Janë disa njerëz që i ngjajnë PASQYRËS, njënën anë e kanë të errët. Të tillë ishin disa gazetarë . kolegë të gazetarisë -thotë Bajram Gjergj Kabashi.
Fund

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu