
Sak Muji, Rugovë – Zvicër
(Sylë Mujaj)
![]()
KËNGA SATIRIKE E POPULLIT: “IKNI HËJNA BRE!” (Këndon Bashkim Berisha – “kitaristi i Skofiarëve” / Teksti & përpunimi: Sak Muji – Smuji’25) ⸻
Hyrje redaksionale për botim Një këngë e lindur nga shpirtin i thjeshtë i popullit, nga zemra që s’e duron më padrejtësinë dhe nga pena e guximshme e Sak Mujit. Kjo satirë me rimë e humor therës është shndërruar në një këngë që tashmë këndohet me zë të lartë — jo vetëm për t’u qeshur, por për t’u zgjuar. E interpretuar me kitarë dhe emocion nga Bashkim Berisha, anëtari karizmatik i grupit të njohur “Skofiarët”, kënga është një refren i ri i kohës sonë: “IKNI HËJNA BRE!” ⸻

“IKNI HËJNA BRE!” Refreni (kor publik, me ritëm të fortë popullor): Ikni hëjna bre… hejjj! se na vodhët tokën, djersën, nderin! Ikni hëjna bre… hejjj! boll mashtrime, boll manovrina! Oj Kosovë, moj nane e thjeshtë, tash këndon populli – e jo ma hajnat n’fletë! ⸻ ![]()

Sami Lushtaku – “kampioni i hektarëve” Pesëdhjetë hektarë, për një euro ari, e thonë “patriot”, po punon si tregtari! N’Drenicë, flamuri s’valon ma n’lumë, po toka qet lot, e hesht pa zë, pa kumë! Kor: Ikni hëjna bre… hejjj! mos na shisni me flamur! Ikni hëjna bre… hejjj! se Drenica s’është për mur! ⸻ ![]()
Hashim Thaçi – “n’Bruksel me laps të artë” Shkeli UÇK-në me marrëveshje t’ftohtë, i la shokët në burg, vet doli “i zgjuar”! Përkulë shkjaut me “paqe n’gojë”, po n’zemër e di kush kujt i shërboj! Kor: Ikni hëjna bre… hejjj! me paqe që s’ka shpirt! Ikni hëjna bre… hejjj! se populli s’është i verbtë! ⸻ ![]()

Isa Mustafa – “nënshkruesi i Zajednicës” Nënshkroi bashkimin e shkjaut me mall, me lapsin e “mençur”, po me shpirt të gjallë! Terminal doganor, “dhuratë e madhe”, po s’di se historia s’i fal padashje! Kor: Ikni hëjna bre… hejjj! Zajednica s’na bën nënë! Ikni hëjna bre… hejjj! se gjaku s’harron emën! ⸻
Avdullah Hoti – “avulli i milionave” Dy milionë euro, e s’u pa kush ku shkoj, kasaforta u tret, si kripa n’borë! “Qeverisje e qetë” – me heshtje t’rrymës, veç populli s’pa as dritë, as frymë! Kor: Ikni hëjna bre… hejjj! ku shkoj buxheti jonë? Ikni hëjna bre… hejjj! s’e hangër as dragoi, po njeriu i jonë! ⸻ ![]()

Rah Haradinaj – “Rambo i Çakorrit” Dyqind hektarë për “trima me shpata”, por kufijtë mbetën si plagë pa data! Çakorri po qan, e kufiri s’dihet, kur “Rambo” nënshkruan – populli zihet! Kor: Ikni hëjna bre… hejjj! Çakorri s’falet kurrë! Ikni hëjna bre… hejjj! kufiri s’shitet për burrë! ⸻ ![]()

Shukri Buja – “këngëtari me hektarë” Dymbëdhjetë hektarë, i mbulon me këngë, dora i dridhet, por zemra s’rrënqetë! “Ndale dorën, hej!” – i thotë vetes ngadalë, po toka e tjetrit i vjen si valle! Kor: Ikni hëjna bre… hejjj! kënga s’fshihet me hajntri! Ikni hëjna bre… hejjj! kënga s’ka melodi pa nder e dashni! ⸻
Gazmend Muhaxheri – “milonat e Borës” Oj Gazi i Pejës, me “Bora e jonë”, rrjedh si ujë leku, e s’dihet kush n’fund e mban! S’e di a asfalton rrugë, a zemra që digjet, veç milionat si bora – shkrijnë e s’krijojnë! Kor (me humor të hidhur): Ikni hëjna bre… hejjj! me kontrata n’borë! Ikni hëjna bre… hejjj! se Peja s’don “akord”! ⸻
Refreni final (fort, me duar e kor popullor): Ikni hëjna bre… hejjj! boll na rrejtët n’emën t’kombit! Ikni hëjna bre… hejjj! boll na shitët n’emën t’luftës! Oj Kosovë e bekueme me plagë n’zemër, kënga jonë s’është urrejtje – është betim që s’vdes kurrë! ⸻
Këndon me kitarë: Bashkim Berisha (Skofiarët)
Teksti & përpunimi: Sak Muji – Smuji’25 ![]()



Një fjalë u urt’e e popullidt tonë të mençur thotë: KANGËN E DI PO ZANI S’PO M’SHKON!
Ndërkaq në shkrimin e juaj KANGA ASHT SHUME MIRË E ILUSTRUAR ME FOTO, po pa za!?
Kishte kjen’e ma mirë qe të ndihej edhe zani, TEKSTI KANGËS BOLL I MIRE!
Respekt!
I.M.H.