Il Popolo Romano (1903) / Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas pjesmarrjes në Kongresin shqiptar të Napolit

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Dervish Hima (1872 – 1928)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Maj 2026 

“Il Popolo Romano” ka botuar, të dielën e 28 qershorit 1903, në faqen n°3, një shkrim asokohe rreth dëbimit të publicistit të njohur shqiptar Dervish Hima nga Roma, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Dëbimi i një gazetari të huaj.

Burimi: Il Popolo Romano, e diel, 28 qershor 1903, faqe n°3.

Burimi: Il Popolo Romano, e diel, 28 qershor 1903, faqe n°3.

Dervish Hima, 35 vjeç, shtetas shqiptar, publicist, pasi mori pjesë në Kongresin e mbajtur nga bashkatdhetarët e tij në Napoli, erdhi në Romë, ku mbërriti me datë 14 të këtij muaji dhe mori dhomën nr. 19 në Hotelin “Genève” në rrugën “Via della Vite 29”.

Ai kalonte shumë orë të ditës në kafenenë “Aragno”.

Mbrëmjen e kaluar, pasi ministri i Brendshëm kishte urdhëruar dëbimin e tij, një delegat i Kuesturës Qendrore dhe dy agjentë të Sigurimit të Shtetit u paraqitën në Hotel “Genève” dhe, ndërsa Dervishi po kthehej në hotel, e ftuan të paraqitej në Kuesturë, ku iu komunikua dekreti i dëbimit.

Valixhet që Dervishi kishte në hotel u morën nga agjentët e Sigurimit të Shtetit.

Në orën 21:15, Dervishi u nis nga Roma ; delegati i Sigurimit të Shtetit Marroni dhe dy agjentë e shoqëruan deri në Modanë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu