Interesim i jashtëzakonshëm i të rinjve në Mërgim për ndeshjen Kosovë–Turqi

Shkrime relevante

George Bush, plaku, për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës

GEORGE BUSH 27 Shtator 1988 I nderuari Joseph J. DioGuardi Dharma e Përfaqësuesve të...

Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi! – Por çfarë po bëjmë ne sot për Nënë Terezën?

Nga: Gjon Keka ____ Sot është e pamundur të mos na kujtohen fjalët e...

Korrupsioni fetar, ndër fatkeqësitë e Kosovës

Basri Beka, Prishtinë ___ Korrupsioni fetar në Kosovë ___ Korrupsioni nuk është thjesht një krim...

Islami duhet të përshtatet me vlerat tona Suedeze, myslimanët që nuk integrohen duhet të largohen nga vendi

Temsi Semi ____ Islami duhet të përshtatet me vlerat tona Suedeze Myslimanët që nuk...

Shpërndaj

Arif Ejupi, Gjenevë

Një interesim i jashtëzakonshëm po vërehet këto ditë tek të rinjtë shqiptarë në Mërgim për ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet më 31 mars 2026 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shumë prej këtyre të rinjve, ndonëse të lindur dhe të rritur në vendet e Perëndimit, kanë shprehur dëshirë të zjarrtë që të jenë të pranishëm në këtë përballje historike.

Ata duan që, me shpirt e zemër, të përkrahin Kombëtaren e Kosovës, e cila ka gjasa reale për të triumfuar ndaj Turqisë dhe për t’u kualifikuar për herë të parë në Kupën e Botës, që këtë verë do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Mirëpo, kjo dëshirë e madhe po përplaset me një realitet zhgënjyes. Në kontaktet e para për sigurimin e biletave, përgjigjja është pothuajse e njëjtë për të gjithë: “Biletat janë shitur.”

Ky fakt ka nxitur një ndjenjë të thellë pakënaqësie dhe zhgënjimi tek të rinjtë e Mërgatës. Shumë prej tyre shprehen se po krijohet përshtypja se Mërgata respektohet dhe vlerësohet vetëm në kohë fushatash apo aksionesh bamirëse.

Ndërsa, kur bëhet fjalë për të përjetuar gëzime dhe emocione në vendin e origjinës, duket se askush nuk shqetësohet për ta.

Ironikisht, dëshira për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje sportive ka qenë aq e madhe, sa që shumë të rinj kanë shprehur gatishmëri të paguajnë edhe trefishin e çmimit real të biletës, vetëm për të qenë në tribuna, pranë flamujve në valëvitje dhe kombëtares së tyre të zemrës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu