ARKIVI:
9 Mars 2026

Ipeshkëvi i Stafanisë e i Benës imzot Nikollë Mekshi tregon per luften e dukagjinsve kunder turqve

Shkrime relevante

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

Shpërndaj

nga: Fatjon Merturi

Imzot Nikollë Mekshi, ipeshkëv i Stafanisë dhe i Benës, i cili i ndjekur nga osmanët ishte strehuar në Dukagjin (Mirditë), fillimisht në Përlat e më pas në Fanë, në një letër të datës 25 korrik 1601, ndër të tjera shkruan:

“Këtu në Shqipëri çdo vit bëhen sulme të turqve kundër dukagjinasve dhe të dukagjinasve kundër turqve. Këtë vit ushtritë e katër sanxhaqeve, të përbëra nga 15000 kalorës e këmbësorë, u lëshuan kundër Dukagjinit (Mirditë-Pukë), bënë disa dëme në plaçka e bagëti, morën skllevër dhe dogjën shtëpi. Edhe dukagjinasit, nga ana e tyre, nuk kanë munguar t’i përgjigjen: një mëngjes me dy çeta, sulmuan fushimet turke. Njëra kapi edhe djalin e Mustafa Pashës së Dibrës (ushtarak osman). Edhe pse në atë drejtim qenë 6000 vetë, u thyen, u shpartalluan dhe dukagjinasit i ndoqën më se 10 milje, u morën gjithë flamujt, vranë shumë turq dhe kapën mjaft armë e plaçkë tjetër lufte.”

(Shenim: Në fillim shek. XVII, Dukagjin quheshin krahinat e Mirditës dhe Pukës, të cilat bashkë me Zadrimën kanë qënë pjesë e zotërimeve (më të hershme) të familjes fisnike të Dukagjinëve. )

Burimi: Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, vol. 2.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu