ARKIVI:
27 Prill 2026

Itali: Muslimanët kërkojnë që dyqani i delikatesave të heqë reklamën e derrit plastik nga dritarja e dyqanit

Shkrime relevante

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Shpërndaj

Pamja e një derri të vërtetë mund të duket e rëndë për dikë. Për të ndjeshmit, mjafton një kopje në plastikë. Foto nga X

Arnt Jensvoll / Document.no

Një derr prej plastike në dritaren e një dyqani të sapohapur delikatesash në Piazza dei Signori në qytetin italian Padova ka shkaktuar debat pasi komuniteti mysliman i qytetit kërkoi që ai të hiqej.

Dyqani, «Mortadella… e Non Solo», specializohet në panini, rosette dhe salumi (salsiçe dhe produktet e mishit të prerë), kryesisht të bazuara në mish derri. Për ta promovuar këtë, pronarët vendosën një derr të madh rozë prej plastike në dritare si një simbol vizual të produkteve.

Punonjësit myslimanë mbrojnë derrin
Sipas Il Giornale, Salim El Mauoed, zv/president i komunitetit mysliman të Padovas, i bëri thirrje si pronarëve të dyqanit ashtu edhe autoriteteve lokale që të ndërhynin. Sipas tij, ekspozita është «pa shije» dhe «shkakton ofendim» për myslimanët. Në provincë jetojnë rreth 20.000 myslimanë praktikues.

Dyqani ka disa punonjës myslimanë. Ata mbrojnë derrin dhe thonë se ai përfaqëson vetëm biznesin, jo ata, dhe nuk fyen askënd; – derri është një reklamë krejt normale në gastronominë italiane.

Rasti ka tërhequr vëmendjen në disa media konservative dhe në rrjetet sociale, ku paraqitet si një shembull i «censurës islame» dhe «kapriçozitetit», duke inkurajuar reagime ironike, ose me një «Ditë Kombëtare e Derrit». Po ashtu është mbajtur një tubim i shkurtër pro-derr në Piazza dei Signori me slogane si «Mos e prek derrin – kundër censurës islamiste».

Image

– Pikërisht ky lloj mungese pajtimi ngre neverinë time ndaj islamit. Fakt është se pranimi i islamit patjetër sjell këtë lloj kërkesash – dhe këto kërkesa rriten në përputhje me rritjen e komuniteteve islame. Duhet të theksohet se janë fundamentalistët dhe jo myslimanët «modernë» që kanë përparësi, shkruan Ophélien Champlain:

Derri prej plastike do të vazhdojë të qëndrojë në dritaren e dyqanit, dhe këshilli i qytetit, sa dimë ne, nuk ka marrë ndonjë qëndrim zyrtar ndaj këtij çështjeje.

Italia: Muslimer krever at delikatesse­butikk fjerner plastgris-reklame fra butikk­vinduet

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu