ARKIVI:
18 Maj 2024

Janë dëshpëruese reagimet e BIK –ut dhe heshtja e faktorit politik, pas rrahjes së imamit të Lupqit të Podujevës nga tre islamistë

Shkrime relevante

Lideri i IS arrestohet nga autoritetet kurde në Irak

NTB /Document.no 17/05/2024 21:30 Një udhëheqës i IS-it, i cili ishte i...

“Lufta dhe paqa“ Tolstojiane, versioni kosovarë

Nga: Agim Vuniqi ___ Shumica e shteteve të taborit socialist evrolindor (edhe pse...

Haki Stërmilli, shkrimtari i njohur dhe shefi i parë i shërbimit sekret shqiptar

Nga: Eedlira Ruzi TIRANË, 17 maj /ATSH/ Më 17 maj të vitit...

Rreth organizmit të ngjarjes “Shije Lezhe n’ Prishtinë”

Prishtinë, 16 maj 2024 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i fton...

Shpërndaj

Prof. Rexhep Gjergji, profesor në faktultein e Matematikes dhe këshilltari i ministres Donika Gërvalla

___

Për kë po bien kambanat!

Tri ditët e fundit janë bërë temë dite, në të gjitha mediat e vendit dhe më gjerë, aktet e dhunshme të fundamentalistëve vehabist që kanë ngritë krye në Podujevë dhe rrethinë. Sulmi brutal mbi imamin e xhamisë në Lupc të Poshtëm të Podujevës dhe trazirat në fshatin Halabak, tregojnë se radikalizmi islam po përhapet me shpejtësi edhe në vendin ku më parë ishte ruajtur me sukses islami tradicional dhe besimi në Zot. Në Podujevë me rrethinë nuk kishte pasur as edhe një rast të vetëm të shkuarjes në luftërat e huaja dhe vëllavrasjet me qëllim të imponimit me dhunë të një forme tjetër të adhurimit të Zotit dhe lutjeve për të. Këto raste janë alarm për shoqërinë tonë e cila synon ndërtimin e Kosovës si shtet demokratik ku bindjet politike dhe liritë fetare janë të garantuara me ligj dhe me kushtetutë. Manifestimet e tilla vehabiste, madje tash edhe shumë të dhunshme, që duken sheshazi edhe rrugëve, nuk kanë asgjë të përbashkët me bindjet dhe formën se si prindërit tanë kanë manifestuar bindjet e tyre fetare dhe besimin në zot. Është trimërues reagimi i kryeimamit të Podujevë, Bekim Jashari, por janë dëshpëruese reagimet e vakëta të BIK –ut dhe heshtja e plotë e faktorit politik. Është momenti për një mobilizim të përgjithshëm shoqëror kundër këtij rreziku të kobshëm që po i kanoset shtetit dhe shoqërisë tonë. Heshtja ndaj këtyre akteve të dhunës dhe manifestimeve tjera radikale të kësaj natyre është pajtim me to. BIK-u është përgjegjës për situatën e krijuar dhe përshkallëzimin e saj të mundshëm.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nuk reagoi as qeveria e jote i nderuari keshilltar qeveritar.
    Qeveria e jote nuk reagoi sepse ju jeni qeveri Islamike pro-erdoganike.

    Vjosa Osmanoglu, Albin Kurtoglu, Xhelal Abu Sveqla, dhe Samedeen Bin Mehmetoglu…jane 4 qeveritaret e TUAJ qe nuk reaguan ndaj aktit barbar nder-islamik.

    Kjo qeveri turkoshake ne te cilen ju jeni antar, eshte qeveria ma pro-sherijatike prej qlirimit deri sot.

    Ndersa organizata jo-ligjore BIK eshte organizate terroriste…dhe eshte normale qe nuk e denon terrorismin te cilin e zbaton ne Lupq, Halabak dhe ne secilen xhami ne Kosove…

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu