ARKIVI:
20 Maj 2024

Kadare për rrenat serbe

Shkrime relevante

Shpërndaj

E përgatitur nga Fahri Xharra
Ne na ndau fillimi i shekullit të 19-të. Ne harrojmë që kemi qenë gjithmonë bashkë, kujtojmë se kemi qenë të ndarë gjithmonë. Serbët kanë bërë një zhurmë kaq të madhe saqë ngjan që  Kosova ka qenë tërë jetën nën Serbi. Jo, Kosova ka qenë tërë jetën me Shqipëri. Ne na kanë ndarë, unë do tregojë si shkrimtari, ca këngë sërbe , ca gra sërbe që vajtonin shumë bukur , ca balada për luftën e Kosovës, jashtëzakonisht të bukura. Serbët këtë bukuri e shpërndanë në botë , sa bënë një propagandë 100-ra vjeçare, se Kosova ka qenë djepi i Serbisë, që s´ka qenë kurrë në të vërtetë!
Do thoni ju, a është e mundur kjo gjë? Ky është pak shpjegim foshnjor, këtu është absurditeti , kjo është dhe tragjedia jonë. Ata, serbët, i mbushën mendjen tërë Europës, se Kosova është djepi serb.
A e dini ç`kanë dashur të bëjnë serbët ? Ata kanë dashur të bëjnë Prizrenin kryeqytetin e tyre. Këtu është qëndra jonë donin të thoshin. Çfarë marrëzirash nuk kanë bërë! Se kush u tha ndonjëri, se jeni afër me Shqipërin. Se sa është Prizreni? 20 e ca km larg. I arrijnë topat ushtarakë, dhe parimisht ashtu ishte, 10 topa tjetri dhe të shkatërron kryeqytetin. Po, kaq e fortë ka qenë propaganda e tyre , ka qenë  propogande histerike e klasit të parë..
Një gjerman i madh, Gëteja, ishte nga të parët që i çmojë shumë këto kënge . Atij keto këngë ja çoi një rilindas sërb ,në thonjëza , Ucbuk Karacic. (Vuk Karxhiqi ) Ky ishte një folklorist sërb. Nuk ja çoi me të keq siç mund ta kuptojmë ne tashi. Përkundrazi i madhi Gëte, tha shikojini ç`bëhet në Ballkan. Ky folklorist sërb , i ka çuar për çudi edhe këngë shqiptare, baladë shqiptare. Më pas, e gjithë kjo bukuri artistike,  u trumpetua me një vëmendje të jashtëzakonshme. U krijua i gjithe eposi i vjetër serb, më vonë që u adaptua  si një makinë shoviniste antishqiptare, u shpërnda në të gjitha anët e botës, magjepsi intelektualet e Europes, të cilët  ende sot besojnë në të. Kohet e fundit , para disa vjetësh , unë e kam trajtuar gjerësisht në një libër ktë gjë.  Më vonë u përhap , jo vetëm djepi por dhe kurora e Serbisë është Kosova, por edhe heroi ynë Skënderbeu është serb. Më vonë doli një sulm mbi Skënderbeun. Nga mund të jetë sllav ai?
Emri i tyre ishte i lidhur vetëm me Shqipërinë. S’ka asnjë rëndësi, vetëm idjotët mund të mbahen pas këtyre tezave. Historiani Schmidt e quan Ivan Kastrioti  babanë e Skënderbeut, sepse ka gjetur diku në dokumenta sërbe. Ne e morëm me shumë nxehje k`të gjë.
Problemi është, ti thuash , more zotëri sërb a ishte sërb Skenderbeu ?- Po pika të raftë, ai të braktisi, s′donte të dëgjonte emrin ty, ai erdhi e u dashurua me një atdhe tjetër, ta zëmë se, në qoftë se ! Ju jeni turpëruar e jo ne! E njëjta gjë, pak a shumë, është me Migjenin. Një pëshpërimë andej–këtej, se edhe  Migjeni është pak si me emrin Millosh. Ç ′të keqe ka mor zotëri ?  Ky nuk ka asnjë varg sërb në veprën  tij , një rrjesht të vetëm nuk ka. Serbëve duhet tu binin të zezat kur të kujtonin Migjenin, kur të mendonin se i braktisi ata dhe u dashurura me një atdhe tjetër , ta zëmë se !
Familja Gjon Kastrioti , Gjergj Kastrioti, janë të lidhur me Shqipërin në mijëra e miliona dokumenta e pikë. Miti ishte i keq, se në vulgun botëror pi ujë kjo gjë edhe sot. Po ne duhet të dinim të shpjegonim, e jo të druhemi  se obobo e bëri një zvicerian (…Schmidt), gjerman dhe s′duhet kundërshtuar. Ja thua dhe gjermanit dhe austriakut dhe kujdo. Ç´do të thuash me këtë,le që s´ështe e vërtetë po përse i jep kaq bujë të madhe ?…

K O M E N T E

13 KOMENTE

  1. Enver Hoxhen e solli ne pushtet Tito me emisart e tij serbo-malazez Miladin Popoviq dhe Dushan Mugosha.
    Enveri persekutoi te gjithe kosovart qe arratiseshin nga Jugosllavia ne Shqipni, o i internoi, o i burgosi ose ia dorezoi UDB-s.
    Ne vitin 1945 Enver Hoxha lejoi te vriten ne tokene Shqipnise rreth 10.000 djelmoça shqitar te Kosoves qe kjo u quejt Masakra e Tivarit.
    Enver Hoxha masakroi shqiptart e Shqipnise kryesisht ato te pjeses veriore.

    Ismail Kadare ka kene shkrimtari i zgjedhun i Enver Hoxhes te cilit i ka sherby. Ai ka kene zevendes i kryetares Nexhmija Hoxha, te organizates se Frintit Demokratik te Shqinise e quejtun Krahu i djathte i Parise (komuniste shqiptare).
    Ismail Kadare ka nxjerr vjerrsha vajtuese me rastin e vdekjes se diktatorit komunist ruso-sllav Stalinit me 5 mars 1953.

    “LAMTUMIRA E FUNDIT – Nga ISMAIL KADARE”
    http://limit.al/2020/01/29/lamtumira-e-fundit-nga-ismail-kadare/

    Mbas ramjes se komunizmit Ismail Kadare i sherbeu perseri komunistave shqiptar te vetquejtun Socialista. Te bijen e tij Besjanen ata ia emnuen Perfaqesuese e Shqinise ne OKB, me gjithese ajo jetonte ne Paris.
    Ai ka pas dhe ka edhe shume privilegje te tjera nga komunistet shqiptar. Pa permende edhe shume gjana te tjera qe IK ka perfitu ne nji kohe qe te persekutimit e komunizmit jane ne nji gjendje jetesore te mjerushme.

    Te qohet teshti nji shqiptar nga Kosova e te na e lavdroje Ismail Kadaren asht njolloj sikur na te lavdrojme nji shkrimtar serb te Titos apo te Millosheviqit.

  2. ”Te qohet teshti nji shqiptar nga Kosova e te na e lavdroje Ismail Kadaren asht njolloj sikur na te lavdrojme nji shkrimtar serb te Titos apo te Millosheviqit.”
    I nderuari Paul Tedeschini, mendoj se eshte denim i rend e gjykim ne mungese te shprehesh per gjeneralin e letersise, Kadarene, si ”nje shkrimtar te Titos apo te Millosheviqit”.
    Vepra e nje shkrimtari duhet te shikohet me gjeresisht, ne aspektin poetik, ne gjuhe e stil, kompozicion (skelet) po edhe ne porosine. Nuk dyshoj se Historia e pergjithshme dhe ajo e Letrsise e bashke me te, edhe Dh. S. Shuter. Behbi Bala por edhe ai i ”Historise se Realizmit Socialist”, Koco Bihiku e kritiket Razi Brahimi e R. Qosja, nuk besoj se do te guxonim ta gjykonin kaq rende nje Kadare apo Shollohovin rus ne kete menyre.
    Jane edhe te tjere qe Kadarene e Agollin i quajne ”Oborrtare”.
    Po cila letersi mor zoteri, poetet e piktoret klasike nuk i kane sherbye kohes (edhe te Luigji i 14-te)?
    Kadare qe nga fund vitet e 1960-ta e fillim vitet 1970, bashke me Agollin e Arapin sjellin nje fryme te re ne Letersine shqipe, pas plejades se madhe qe pensionoheshin, Shuteriqit, Spasses, Xixes, Musarajit, Kokones, Xhuvanit, F. Xhates dhe gjenerates ne mes te dy luftrave: Migjenit, Nolit dhe Poradecit.
    Kadare, eshte dhe do te mbetet me i madhi shkrimtar dhe poet i viteve 1970, si poet novator, si poet qytetar.
    Diten!
    Sinan Kastrati, Suedi
    1 Nëntor 2021 (07:23)

    • Nga vete fakti qe ju zotni Sinan Kastrati jepni emnat e shkrimtarve qe ju keni lexu, tregon se ju nuk keni lexu asnji shkrimtar shqiptar te cilit kan shkru para diktatures komuniste ne Shqipni. Mjerisht ju keni nji horizont shume te njianshem dhe te kufizuem mbi letersine mbarshqiptare ne pergjithesi.

  3. Sherbimi qe Kadareja u beri komunisteve ishte i imponuar. Ai nuk pat zgjedhje tjeter, nese donte te ishte shkrimtar medeomos duhet te ishte ne nje rruge me ideologjine e Enverit. Thene shkurt, ai ishte konformist. U pajtua me mendimet e diktatorit vetem sa per sy e faqe. Dhe mendoj qe beri mire sepse po te kishte kundershtuar hapur ne shqiptaret do te mbeteshim pa nje shkrimtar te rangut boteror.

  4. Zotëri Paul, dua ta kujtoj një pjesë nga fjalimi i prof Idriz Ajetit në mbledhjen 17-të e KQ të LKJ-së në Beograd ku një deputet serb me grada shkencore i drjetohet profesor Ajetit me fjalët “Po më cudit se si edhe profesor Ajeti thot se Ilirët janë të parët e shqiptarëve” e prif Ajeti ndër të tjera i përgjigjet “Për njerëzit që nuk e njphin shkencën, unë nuk merrem me ta (afërsisht kështu”).
    Zotëri, unë përmenda disa nga kryesorët por ti këtu nuk jemi në stdio televizive e as tribunë shkencore.
    Poetët më të njohur në mes të dy luftrave botërore (1918-1941) janë Migjeni (poeti i mjerimit). Lasgush Poradeci (Mjeshtri i papërsëritshëm i vargut, vargut poetik) dhe Noli, poeti i satirës.
    Këta janë kryesorët, din ti ndonjë tjetër? -Thuaje nës ka!
    Pas “clirimit” e kemi Spassen, me komplet vepra për “Afërditën”, “Ata nuk ishin vetëm”, “Kënetën” e F. Gjatës, “Pra agimit” të Sh. Mus. “Me valet e jetës” të V. Kokonës etj. sigurisht se ka edhe të tjerë, por kjo është një ndarje që e kanë bërë stdjuesit e letërsisë, jo unë.
    Dhe në votet e 60-ta kur Agolli e Kadare këthehen nga studimet, nga ish BRSS, janë më të njohurit e më të lexuarit.
    Zotëri Paul, të cmoj për guximin që ke por mos harro se Kadare, nuk ka dyshim se është autori i “Gjeneralit …” dhe është gjeneral në Letërsinë Shqipe me gjithë ngjyrimet politike e ideologjike, bashkë me Agollin e të tjerët.
    Të përshëndes për sjellje korrekte,respekt e mbamendje.
    Sinan Kastrati, Malmö- Suedi
    P. S. Kam lexua ato që kishim por kam lexue edhe autor që ishin të ndaluar, si Fishtën e më vonë dramat. Ethem Haxhiademin, Martin Camajn, A. Pipën etj.

  5. Albert, lexo me kujdes!
    Fishta ishte i ndaluar por unë e kisha lexuar “Lahutën ” që kisha marrë dorë mas dore nga këngëtari Sali Bajram Krasniqi ndërsa librat që ishin ribotuar në “Rilindje”, nuk ishte i Fishtës prandaj është normale që lexuesi në Kosovë nuk dinte shumë për Fishtën por kur degjonte këngën e Oso Kukës, Vajtimin e motrës së Avdisë dhe këngët epër Vraninën.

  6. Zbulohet çfarë shkruante Ismail Kadare në vitin 1974 për At Gjergj Fishtën

    Çfarë ka shkruar më 1974 shkrimtari, Ismail Kadare për poetin tonë kombëtar, At Gjergj Fishta?!

    Ismail Kadare:
    ( Marrë nga “Zeri i Popullit”, 13 janar 1974, f. 3 )

    “…Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revisionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatic sa s’ka ku të vejë më.
    Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.“.

  7. Paul, lexo edhe:
    “Kadare: Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta të vetmit poetë kombëtarë të shqiptarëve (Intervistë)
    By voal.ch | December 27, 2015
    https://www.voal.ch/kadare-naim-frasheri-dhe-gjergj-fishta-te-vetmit-poete-kombetare-te-shqiptareve-interviste/
    Si duket je i prirë që të kërkosh e ngasësh pas të këqijave.
    Kadare, ka kërkuar falje për dy nga figurat kryesore të Letërsisë Shqipe, për Gjergj Fishtën dhe Ibrahim Rugovën, si estet, studjues dhe politikan:
    Ismail Kadare i kishte kërkuar falje Ibrahim Rugovës: Koha e dëshmoj se ai kishte të drejt,
    http://www.gazetanewborn.co/ismail-kadare-i-kishte-kerkuar-falje-ibrahim-rugoves-koha-e-deshmoj-se-ai-kishte-te-drejt/
    Ti je i njëanshëm e jo unë.
    Ditën e mos ma prish ditën më!
    Sinani, Suedi

  8. Do te pajtohem krejtesisht me z.Paulin per c’ka shkruan per shkrimtarin.Dhe miku Kastrati te me kuptoje drejt.Nuk ka dyshim se ishte dhe mbetet nje shkrimtar i madh dhe i pelqyeshem dhe i perkthyer ne dhjetera vende te botes.Une per hesapin tim nga viti 1980 e deri ne arratisje vetem veprat e tij lexoja nga autore te vendit.Nuk ka qene aq i detyrueshem me lujt rolin e nje komunisti te zjarrte se sa kane qene bindjet e tij te verteta.Pse e them kete.? Ai dhe me arratisjen spektaktolare qe beni me 25 tetor 1990 – te duke kerku Azil Politik ne France e deri me sot nuk ka bo nje autokritike te sinqerte pse i sherbeu sistemit, pse ndihmoi ne cimentimin e diktatures.Por per vite u mor me vejushen e diktatorit Nexhmijen duke i ketkuar shkrimet e tij originale, duke ja kerkua dhe me avokat e gjygj ,qe nuk u bo kurre.Pse i them keto.Si popull na pelqen te degjojme thashatheme, bo ja ka vjedh krijimet.e nuk merreshim me krimet e vejushes e te tjereve perqark.Nuk flas dhe qe e deklaronte Ateizmin e tij ne takime nderkombetare ku bashkbiseduesit e quanin gdhe.Ajo dhe mund te ishte shpirtrore ,pohimi se ishte Ateist por te heshtete do te shpetonte nga sharjet e percmimet qe i degjonim ne radion e Amerikes ne gjuhen shqipe.Ai dhe nuk mund te dilte kundra pushtetit dhe pas 1990- tes se dosja e tij flet se ka firmosur bashkpunim me Sigurimin famekeq.Eshte per te ardhur keq qe nje talent i tille lindi ne kohe e vend te gabuar.Une para tij nuk ve shkrimtar tjeter nga talenti.Dhe mekatet e tij jane te tijat ku mos dhenia e cmimit Nobel tregon e mbeshtet akuzat..

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu