Kafshata e smirës, poezi satirike nga Lis Bukuroca

Shkrime relevante

Poezi e Argjiro Ukimerit për nobelisten Gonxhe Bojaxhiu

GONXHE BOJAXHIUT __ Poezi __ Pa Ty jetës s’i vjen era, As pa Ty dielli s’rrezon; Aromën...

Kur “mbrojtja e fesë” bëhet mburojë për një narrativë që i shërben Serbisë

Në këtë foto shihet islamisti i madh nga Novi Pazari, njeriu...

Zyrtarisht e pakonfirmuar: Hashim Thaçi nuk do të lirohet me 16 shtator

Isa Mulaj, Istog ____ Zyrtarisht e pakonfirmuar: Hashim Thaçi nuk do të lirohet...

“Pas 20 vitesh Kosova të duket si Kandahar”, ju lumtë shlavaregji !

Mirushe H. Musa. Gjermani ____ Këta janë Biku I Kosovës që kemi dyshuar...

Shpërndaj

Lis Bukuroca, Gjermani
____
Kafshata e smirës
(Një poezi satirike për smirën)
____
Kafshatë që s’kapërdihet, or vëlla, është smira,
Kur me keqardhje i sheh takime e mira.
Kafshatë që të mbetet ty ngujuar në fyt,
Ulërin për ndihmë, asgjë nuk përtyp
*
Vështron Vjosën pranë Trumpit ulur,
Të vlon sedra, krenaria shkundur.
Disi picërrake t’duket bota e zvogëluar,
Nga vendi s’lëviz, ndihesh i gozhduar.
*
Smira e ka emrin, ta lexon kushdo,
Në ballë ta gdhendi, s’ta fshin as koha, jo.
Kryetar tjetër deshe, sot mendja t’u bë dhallë,
S’e di si nesër a do i bësh zhgënjimit ballë.
*
E sheh Vjosën buzëqeshur me Trumpin sot,
Ndoshta e kupton: s’ishte ajo, por ti ishe kot.
Princeshën e pate, nuk e doje më kryetare,
O prano realitetin, ose ik, e qërohu fare!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Po perse ore Lis nuk i kushtove nje vjershe edhe A. Hotit. Edhe ai (bile ne Zyren Ovale) takoi presidentin Tramp dhe nenshkroi kontrata shume te dobishme per Kosoven.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu