ARKIVI:
9 Mars 2026

Kolë Bojaxhiu, njeriu që për rastin e çlirimit të Shkupit para 106 vitesh, e themeloi dhe financoi bandën muzikore “Zani i Malëve”

Shkrime relevante

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Shpërndaj

Në përvjetorin e 106-të të çlirimit të Shkupit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është e domosdoshme të kujtohen e të manifestohen ngjarjet e lavdishme të asaj periudhe.
Në këtë kuadër, duhet vënë në dukje edhe kontributi i çmuar i Kolë Bojaxhiut, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë kulturor në qytetin e Shkupit.
Kolë Bojaxhiu ishte i rritur në një familje që kultivonte me përkushtim frymën e atdhedashurisë, fisnikërisë, besnikërisë, humanitetit dhe bujarisë – vlera të rrënjosura thellë në traditën shqiptare.
Pikërisht për rastin e çlirimit të Shkupit, ai themeloi dhe financoi bandën muzikore “Zani i Malëve”, e cila përgatiti një program festiv për pritjen madhështore të kryengritësve shqiptarë. Banda defiloi në rrugët e Shkupit – kryeqendra e Dardanisë, Ipeshkvisë Shkup-Prizren dhe Vilajetit të Kosovës – duke kënduar dhe vallëzuar për lirinë dhe fitoren e shumëpritur, të arritur me sakrifica të mëdha.
Udhëheqësit e kryengritjes, Bajram Curri dhe Isa Boletini, gjatë marshimit të tyre drejt Shkupit, kishin kërkuar që të priteshin me këngë shqipe nga banda muzikore e të rinjve katolikë shqiptarë të qytetit. Sipas gazetës bullgare “Право”, në një artikull të datës 12 gusht, orkestra e të rinjve katolikë me melodi shqiptare kishte pritur çlirimtarët në Shkup, duke ringjallur traditat popullore, si në kohën e çlirimit të mëparshëm nga forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Pas pritjes në stacionin hekurudhor, banda muzikore udhëhoqi marshin drejt Çarshisë së Vjetër, ndërsa pas saj vijonte karroca me prijësin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Bajram Currin, i shoqëruar nga rreth 30 karroca të tjera.
Pos tjerash, me rastin e çlirimit të Shkupit para 106 vitesh, në vitin 1912, u këndue edhe ky refren i këngës: 
“Zgjidhni Shqiptarë, bajrakun.
Tesh në luftë burija na thrret.
Me derdhë për dhe t’one gjakun.
Tesh pushka po na pret…”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu