“Një bythë e huaj” dhe një popull që ende fle…!

Shkrime relevante

A po lind pas Hagës një kauzë e re shqiptare?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Duket që Serbia dhe...

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe...

Alma Hani, mësuesja që mbjell dashurinë për gjuhën shqipe te fëmijët e diasporës në Gjermani

Intervistoj: Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë  Gjuha shqipe është ura që lidh brezat e...

Shkodra dhe Pazari, 1878

SHKODRA DHE PAZARI, 1878 E. F. Knight Pazari i Shkodrës asht nji prej...

Gënjeshtra e Vudi Xhymshitit për rekrutimin e Hashim Thaçit “si spiun të Francës”

Reshat Sahitaj, shkrimtar e regjisor, Prishtinë _____ VUDI XHYMSHITI GËNJEN KUR RREFEN PËR...

Shpërndaj

Ka raste kur një popull nuk turpërohet nga armiku, por nga vetvetja. Nga heshtja. Nga përulja. Nga gjumi i thellë kombëtar.
Kur bija e një paramilitari serb del në Kuvendin e Republikës dhe sillet me një përbuzje të përçartur, duke sfiduar moralin, ndershmërinë dhe kujtesën historike të një kombi që ka vuajtur prej atyre duarve që ajo kurrë nuk i ka mohuar — kjo nuk është më çështje personale. Kjo është fyerje publike. Tallje me popullin, me viktimat, me gjakun që ende s’është tharë mirë në tokën e Dardanisë.
Të jesh bijë krimineli nuk është mëkat. Por të mos ndjesh asnjë peshë, asnjë përgjegjësi morale, asnjë reflektim publik për të kaluarën kriminale të familjes tënde, ndërkohë që merr pjesë në jetën publike të kombit që ai ka munduar — kjo është një akt i shëmtuar dhe politikisht i qëllimshëm.
Por më i shëmtuar është fakti që një pjesë e madhe e shqiptarëve hesht. E ca edhe e duartrokasin. Sepse ne kemi rënë në një gjumë të thellë, ku çdo gjë kalon: edhe poshtërimi, edhe tradhtia, edhe shpifja, edhe fyerja. Derisa një bythë e huaj t’i trazojë Kuvendin, dhe ca mjekërrzi me gjuhë të huaj t’i trazojnë qytetet tona — dhe ne akoma të sillemi si popull pa busull, pa vetëdije, pa refleks.
Këta nuk janë më “rastësi”. Janë sinjale të qarta. Janë prova që sërish, historia po na ngacmon për t’u zgjuar — por ne kemi vendosur ta presim fundin si spektatorë.
Tani nuk kemi më luksin e as pritjes, e as diplomacisë ndaj ligësisë.
Sepse ajo që nuk e thua sot, do të ta bërtasë historia nesër. Sepse ai që hesht ndaj turpit, do ta hajë turpin për bukë. Dhe ai që i falet provokatorit — nuk është më viktimë, por bashkëpunëtor në poshtërim.
Zgjohu, shqiptar. Shikoje mirë kush të përfaqëson. Shikoje mirë kush të tall. Shikoje mirë ku ke rënë. Dhe ngritu — sepse askush nuk do të vijë të të shpëtojë. Sepse kur humb nderin, nuk të mbetet më as tokë, as flamur, as Zot.
Dude Balje …
Shefqet Krasniqi …

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu