Dy tri fjalë dialog nga distanca me Kryeministrin Albin Kurti, patericë e BIK-ut.
Z. Albin Kurti, tanimë çdo qytetar i Republikes së Kosoves e ka kuptuar me kohë një të vërtetë të pamohueshme se ju jeni thjesht një patericë e Bikut ne krye me renegatin Naim Tërnava.
Ju për interesa personale dhe partiake keni deklaruar se në Kosovë ka islamofobi!
Ju keni toleruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, BIK-u të ndërhyj në kompetencat e Ministrisë së Arsimit!.
Ju keni bërë deklaratë antikombëtare dhe antishtetërore duke dezinformuar opinionin shqiptar se medreset kanë dhënë kontributë në çështjen kombëtare!
Medreset i ka themeluar Mbreteria Serbo-Kroate-Sllovene dhe Serbia në krye me Aleksander Rankoviq.
Janë themeluar këto medrese, kur shqiptarëve iu kishte ndaluar gjuha shqipe.
Ju Kryeminister Kurti, nuk jeni distancue nga deklarata antishqiptare e Naim Ternava se “Perandoria Osmane në krye me Sulltan Muratin e Parë ishin çliruese të tokave shqiptare”.

Nuk jeni distancuar ndaj deklarates së Mazllam Mazllamit se Flamuri Kombëtar është leckë, bezë.

Ju Albin Kurti duke e nominuar mulla Osman Musliun në listën e deputetëve të VETËVENDOSJES, ju e keni gradu, e keni shperblyar antishqiptarin e përbetuar, i cili nuk e konsideron Gjergj Kastriotin hero të tij, me motivacion se ka luftuar kundër turqëve mysliman. Nuk keni reaguar edhe ndaj imamëve tjere si Shefqet Krasniqi, Irfan Salihu, Fatmir Latifi,Mustaf Bajrami etj.

Z.Kryeministër,
Është shumë e sigurt që Bashkesia Islame ne Kosovë, së bashu me këta imam dhe të tjerë kanë qendrim antishqiptar. Pra në Kosovë ekziston SHQIPTAROFOBIA.
Mjerisht me vetëdije,apo pa vetedije ju z.Albin Kurti, jeni shndërruar në ithtar të përbetuar të SHQIPTAROFOBISË…!
Ju z.Kryeministër Albin Kurti jeni PROFAN NË HISTORI.
PRA JU MUNGON EDUKATA KOMBËTARE!
PS.
Nuk besoj që ka intelektual e sidomos historian që nuk janë befasuar me deklaratën tuaj të persëritur se Serbia ka bërë KATËR GJENOCIDE NDAJ SHQIPTARËVE.
JO KRYEMINISTER ALBIN KURTI.
SERBIA KA BËRE GJASHTË GJENOCIDE NDAJ SHQIPTARËVE…!



