Komisioni Europian e thotë qartë: Pakicat në Serbi janë të diskriminuara, edhe shqiptarët…!

Shkrime relevante

Pse askush nuk flet për xhamitë ilegale në Kosovë?!

Domenik Kastrioti, Stuttgart, Gjermani ____ A duhet të shqetësohemi për objektet fetare që...

Dodona, Epiri dhe përgjegjësia për të rishkruar historinë

Kujtim Mateli, shkrimtar, Tiranë (Hyrja e plotë e studimit historik me autor...

Bota s’ta fal gëzimin

Maki Maqedonci Canolli ___ BOTA S’TA FAL GËZIMIN (Më quaj si të duash) ____ Më quaj...

Sekularizmi Amerikan dhe Dilema e Identitetit Shqiptar

Maki Maqedonci Canolli, Canajoharie, New York ____ NDËRMJET DY BOTËVE  ____ Të jetosh për një...

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim edhe europian

Muharrem Salihu, Itali ____ PASIVIZIMI I ADRESAVE TË SHQIPTARËVE NË JUG TË SERBISË...

Shpërndaj

KOMISIONI EVROPIAN E THOTË QARTË: PAKICAT NË SERBI VAZHDOJNË TË PËRBALLEN ME DISKRIMINIM. EDHE SHQIPTARËT!
____
Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Serbinë, i publikuar më 4 nëntor 2026, evidenton probleme serioze në trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë shqiptarët.
Për gjuhën e urrejtjes, raporti shprehet shprehimisht:
“Cases of hate speech against national minorities in the media and by some politicians have been reported.”
Pra: Janë raportuar raste të gjuhës së urrejtjes ndaj pakicave kombëtare në media dhe nga disa politikanë.
Por raporti ndalet edhe te çështjet konkrete që prekin shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Për përfaqësimin institucional, Komisioni Evropian konstaton:
“The action plan for improvements in the representation of Albanians in institutions has not yet delivered measurable outcomes.”
Pra, plani për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione ende nuk ka prodhuar rezultate të matshme.
Dhe për pasivizimin e adresave, raporti kërkon që autoritetet serbe të trajtojnë shqetësimet e ngritura nga Këshilli i Evropës, duke përmirësuar komunikimin me qytetarët e prekur dhe duke garantuar mekanizma më të qartë dhe efektivë për ankimim.
Komisioni evidenton gjithashtu se pakicat kombëtare vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në administratën publike dhe në gjyqësor, ndërsa shërbimet publike mediatike në gjuhët e pakicave mbeten të pamjaftueshme.
Këto nuk janë opinione politike. Janë konstatime të një dokumenti zyrtar të Bashkimit Evropian.
Prandaj, kur flasim për të drejtat e shqiptarëve në Serbi, nuk flasim për privilegje, as për kërkesa të tepruara. Flasim për barazi, dinjitet, përfaqësim dhe zbatim të standardeve evropiane.
Serbia nuk mund të kërkojë integrimin evropian dhe njëkohësisht t’i trajtojë të drejtat e pakicave si një çështje dytësore.
Evropa nuk matet me deklarata, por me standardet që zbatohen në jetën e përditshme të qytetarëve të saj.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu