Ipeshkëv i Ipeshkvnisë së Republikës së Kosovës dhe 20 vjet nga vdekja e Presidentit të Republikës së Kosovës dr.Ibrahim Rugova e Ipeshkvit të Ipeshkvnisë se Kosovës Imzot Mark Sopi.
Sa herë që vjen 28 Nëntori tek ne shqiptarët zgjohet ndjenja e dashurisë për këtë ditë të madhe, ku pas pesë shekujsh robëri otomane një pjesë e Shqipërisë u çlirua. Gjatë kësaj date përveç Pavarsisë së Shqipërisë përkujohen edhe shumë figura historike që lanë gjurmë edhe pas Pavarsisë së Shqipërisë, ku hyjnë edhe tri figura të medha historike shtylla te Pavarsisë së Republikës së Kosovës: Imzot Nikë Prela, Dr.Ibrahim Rugova dhe Imzot Mark Sopi.
Shoqata e Intelektualeve shqiptarë “Trojet e Arbrit”-Prishtinë dhe Bashkesia Katolike Shqiptare në Hamburg, organizojnë sesionin e XXVIII-të, shkencor me temën:”Tridhjetë vjet nga vdekja e Imzot Nikë Prelës Ipeshkëv i Ipeshkvnisë së Republikës së Kosovës dhe 20 vjet nga vdekja e Presidentit të Republikës së Kosovës dr.Ibrahim Rugova e Ipeshkvit të Ipeshkvnisë se Kosovës Imzot Mark Sopi”.
Ftohen që të marrin pjesë të gjithë shqiptarët pa dallime krahinore, ideologjike e fetare në këtë sesion shkencor.
Ky sesion shkencor do të mbahet në Hamburg më, 22.11.2026, në ora:19:15, në sallën e Katolische Gemeinde Heilig-Geist, në adresën: Rahlstedter Weg 13, 22159 Hamburg.
Ju mirëpresin: Shoqata “Trojet e Arbrit” – Prishtinë, Bashkësia Katolike Shqiptare Hamburg


