Komunikatë nga Oda Amerikane – Miroslav Lajçak takon përfaqësuesit e sektorit privat në Kosovë

Shkrime relevante

Dëshira për mësuesin migjenian dhe shkollën e meritokracisë

Lekë Mrijaj, Klinë PËR BREZAT TANË SHKOLLORË DO TË DËSHIROJA MËSUESIN MIGJENIAN...

Naim Tërnava nuk mundet t’ua tregoj shqiptarëve Beogradin

Shih videon që analizohet nga Blerim Nika, me theksin kryesor që...

Bisedë imagjinare me një hoxhë, që e dëgjova se si shqiptarët u dashka ta përdorin flamurin e kombit!

Ali Ramadan Asllani, Pejë ____ NJË BISEDË E IMAGJINUAR ME NJË HOXHË TË...

Zvërneci dhe Sazni – një kthim drejt vetvetes

Safet Sadiku, Zvicër  Ese Ka vende në Shqipëri ku njeriu nuk shkon thjesht...

Për Xhavit Bicajn, themeluesin e Onkologjisë dhe Radioterapisë në Kosovë

* Shënime për Xhavit Bicajn ____ Mjeku, profesori dhe pionieri i Onkologjisë me...

Shpërndaj

 

Prishtinë, 17 shtator 2021 – Komuniteti i biznesit është shumë i rëndësishëm për stabilitetin politik dhe publik, bizneset në Kosovë ndajnë dëshirën për të ecur përpara dhe larg status quos. Bashkëpunimi ekonomik rajonal mund të përmirësojë shumë gjendjen aktuale ekonomike në vend. Kjo u tha gjatë takimit me Delegatin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Odën Ekonomike të Kosovës.

I deleguari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak deklaroi se dialogu Kosovë-Serbi ka çuar në shumë përfitime sa i përket ekonomisë dhe tregtisë në Kosovë. Sipas Lajçak, dialogu i ka lejuar Kosovës që të ushtrojë kontroll më të madh mbi kufijtë e saj, duke mbledhur në mënyrë efektive tarifat. Vetëm në muajin e parë të vitit 2021, ka pasur një rritje prej 25% të të ardhurave nga tregtia në Kosovë, tha Lajçak. Për më tepër, Lajçak ngriti rastin e kodit të telefonimit të Kosovës, që do të thotë se ne nuk duhet të paguajmë Slloveninë për të përdorur kodin e tyre, si dhe krijimin e kontrollit tonë të energjisë, i cili i mundëson Kosovës të mbledhë tarifat e transitit. Ai po ashtu tha se krijimi i tregut të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor është prioritet i Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesit e sektorit privat, Krzetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, Drejtori Ekzekutiv I Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, Sytrime Dervisholli nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare si dhe Armend Malazogu nga kompania Cacttus dhe Alajdin Fusha nga kompania ABI, shprehën mbështetjen e tyre për dialogun që po ecën përpara për të mundësuar bashkëpunimin ekonomik në rajon. Bashkëpunimi rajonal, siç u shpreh nga pjesëmarrësit, është një nga mënyrat kryesore për të tërhequr investime të huaja direkte. Kosova përballet me shumë sfida përpara, njëra prej tyre janë pengesat për tregtinë. Për më tepër, rëndësia e lëvizjes së lirë të njerëzve, shërbimeve dhe mallrave u theksua në takim.

Në takim u theksua gjithashtu shqetësimi për mbetjen e izoluar të Kosovës për shkak të mosliberalizimit të vizave. Përderisa dialogu ka sjellë shumë përfitime, ka pasur rezerva të përcjella nga pjesëmarrësit se dialogu ndonjëherë mund të bëhet maskim për mos adresimin e çështjeve reale me të cilat ballafaqohet Kosova, përfshirë edhe barrierat tregtare.

Lajçak shprehu gatishmërinë e tij për të adresuar të gjitha shqetësimet e shprehura gjatë takimit. Ai shpjegoi se një qasje pragmatike për të adresuar në mënyrë adekuate shqetësimet është përmes dialogut duke theksuar kështu rëndësinë e mbështetjes nga komuniteti i biznesit për dialogun.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu