Kosova me drejtim të ri politik!

Shkrime relevante

Albin Kurti, me një të rame – dy të vrame !

Reshat Sahitaj, Prishtinë ____ Më zgjidhjen e promblemit të presidentës së Kosovës ,...

LDK-ja po digjej, une shkova me zorrën e ujit, por gjashtë zjarrvënësit me penguan!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prizren) ____ Ëndërrova se isha bërë kryetar...

Loja e mbrëmshme përfundoi me shah-mat në dobi të Republikës së Kosovës

Lekë Mrijaj, shkrimtar ____ Ka momente të veçanta kur politika ngjan me një...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Edhe pse me vonesa të mëdha, me pengesa të paarsyeshme dhe nën ndikimin e protestave, u arrit një vendim i madh dhe historik, i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për vendin. U votua Ligji për Dhomat e Specializuara dhe u zgjodh Justina Pula-Shiroka presidente e re e Republikës së Kosovës.

Dy votime, një zgjidhje fatlume për vendin

Me votimin e Ligjit dhe zgjedhjen e zonjes Justina Pula-Shiroka, Presidente të Republikës, Kosova jo vetëm që i shmangu zgjedhjet e jashtëzakonshme, e shmangu një cikël të ri krizash politike në vendin tonë!

Më në fund në krye të shtetit erdhi një zonjë e nderuar dhe e respektuar, me bagazh të pasur intelektual dhe me cilësi të larta njerëzore e cila pritet të jetë katalizator i unifikimit të skenës (së trazuar) politike në vendin tonë.

Znj. Justina Shiroka-Pula profesoreshë dhe akademike me përvojë, me integritet profesional dhe vlera të larta njerëzore mund t’i shërbejnë më mirë se askush tjetër vendit në rrethanat aktuale.

Uroj që një grua intelektuale dhe akademike, do ta ushtrojë postin e Presidentes së shtetit me përgjegjësi të lartë, me dinjitet, urtësi, unitet dhe përkushtim ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Siq dihet, para votimit për presidenten, Kuvendi miratoi në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, pjesë e marrëveshjes politike mes LVV-së dhe PDK-së që i riktheu deputetët në sallën e Kuvendit.

Me zgjedhjen e zonjes Justina Shiroka-Pula për Presidente, Kosova shmangu shkuarjen në zgjedhje të reja parlamentare si pasojë e moszgjedhjes së presidentit brenda afatit kushtetues.

U dëshmua qartë, se kur ka vullnet të mirë politik mes liderëve partiakë, parlamentarët merren vesh lehtë dhe shpejt, u mjaftojnë ‘5 minuta para orës 12’ për të vendosur në të mirë të vendit dhe qytetarëve!

Me kompletimin e të gjitha institucioneve shtetërore, presim që Kosova të ecën me hapa të shpejt në rrugën zhvillimore dhe prosperuese drejt integrimeve të reja ndërkombëtare.

Pas këtij hapi të vonuar, por të madh, Kosova e nisi një drejtim të ri politik, andaj nuk më mbetët tjetër, veçse t’i urojë të gjithë qytetarët dhe mërgimtarët për fillimin e mbarë të Kosovës! Pres që Presidentja e re ta mbajë balancën mes pushteteve, ta ruaj unitetin shoqëror dhe politik, ta respektojë Kushtetutën dhe ta mbrojë interesin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

Florim Zeqa, analist i pavarur politik

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu