Kosova në udhëkryq: Ndërmjet rrënjëve europiane dhe rrezikut të tjetërsimit identitar

Shkrime relevante

Fenomeni Botëror – Historik, Ushtria Çlrimitare e Kosovës 1994 – 1999

Akademik Hakif Bajrami, historian, Prishtinë Është krenari kombëtare të mirresh me këtë...

Kosova në udhëkryq: Ndërmjet rrënjëve europiane dhe rrezikut të tjetërsimit identitar

Nga: Gjon Keka Sot, Kosova gjendet përpara një dileme ekzistenciale që do...

Dje Beogradi u shndërrua në vend pelegrinazhi për të nderuar një turp dhe krim me përmasa rrëqethëse

Elisa Spiropali, Tiranë ____ Mijëra njerëz, ministra, ushtarakë dhe klerikë u mblodhën për...

A po shfaqet imperializmi kulturor turko-arab në Kosovë?

Basri Beka, Prishtinë ____ A po ndërtohen struktura të jashtme që, nën maskën...

Shpërndaj

Nga: Gjon Keka

Sot, Kosova gjendet përpara një dileme ekzistenciale që do të përcaktojë të ardhmen e saj gjeopolitike: A do t’i rikthehet ajo përfundimisht familjes së përbashkët europiane – së cilës i përket historikisht, kulturalisht, shpirtërisht dhe gjeografikisht – apo do të lejojë tjetërsimin e saj përmes modeleve sulltaniste që nuk kanë asgjë të përbashkët me qenien tonë kombëtare?

Rruga jonë kombëtare u projektua saktë dhe pa ekuivoke nga Gjergj Kastrioti dhe, në historinë moderne, nga Ibrahim Rugova. Vizioni i tyre gjenial buronte nga një vetëdije e thellë: rrënjët e popullit shqiptar janë të ngulitura fort në qytetërimin e kontinentit të vjetër. Për këto figura emblematike, orientimi euroatlantik nuk ishte thjesht një aleancë pragmatike apo taktike e momentit, por një përkatësi e natyrshme dhe e paluajtshme në familjen e madhe të kombeve europiane.

Megjithatë, realiteti i sotëm dëshmon një kthesë shqetësuese. Po vërehet një simbiozë gjithnjë e më e dukshme mes strukturave të caktuara pushtetare, subjekteve politike dhe udhëheqjes së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK). Kjo aleancë ideologjike, e ushqyer nga agjenda joperëndimore, rrezikon ta kthejë vendin në një hapësirë të huaj dhe të pajetueshme për dardanët e vërtetë – trashëgimtarët shpirtërorë dhe politikë të idealit të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), Pjetër Bogdanit, Idriz Seferit dhe Ibrahim Rugovës.

Ky kurs po e katandis Kosovën në pozitat e një shteti pa perspektivë integruese, ngjashëm me ngecjen disadekadëshe të Turqisë. Bashkimi Europian kërkon standarde demokratike, sekularizëm, sundim të ligjit dhe zhvillim institucional. Ai nuk mund të arrihet përmes investimeve që synojnë ndryshimin e identitetit tonë kulturor e arkitekturor përmes xhamive, hamameve apo fondeve me agjenda të dyshimta që vijnë Lindja. Me këtë qasje, shanset tona për anëtarësim mbeten zero.

Si pushtetarët e mëparshëm, ashtu edhe tani eksponentët që erdhën në krye të shtetit, të prirë nga Albin Kurti me bashkëpunëtorët e tij, po ndjekin politika eksperimentale që cenojnë të ardhmen e secilit qytetar që refuzon që atdheu dardan-arbëror të shndërrohet në një provincë të stilit të Kandaharit. Kosova ka nevojë urgjente të kthehet në shtratin e saj natyral gjeopolitik dhe të mbrojë vlerat e familjes së saj europiane, ashtu sikurse i mbrojtën paraardhësit tanë – nga Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Idriz Seferi e deri te Ibrahim Rugova – pra, vlerat perëndimore që na lidhin shpirtërisht dhe fizikisht.

O tempora, o mores! E mjera Dardani, në çfarë duarsh ka rënë dhe si po tentohet të tjetërsohet nga mendësitë neo-otomane dhe anakronike. Zoti e shpëtoftë Kosovën nga kjo krizë e brendshme identitare. Është koha që të triumfojë liria e vërtetë – ajo për të cilën ka aq shumë etje ky atdhe i përvuajtur nga pushtuesit e ndryshëm dhe i keqmenaxhuar nga politikanë të papërgjegjshëm, renegatë e pa vizion shtetformues. Me pak fjalë, rruga e vetme e Kosovës është drejt Perëndimit dhe Bashkimit Europian. Çdo devijim nga ky kurs, qoftë përmes ndikimeve ideologjike të Lindjes apo politikave eksperimentale, shihet si rrezik i hapur për qenien tonë kombëtare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu