Kryeministri i Kosovës priti në takim emisarin e ri të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen

Shkrime relevante

Në Strasburg, takova Ambasadorin Fitor Murati, dhurova librin tim për krimet serbe në Deçan dhe diskutova mundësinë e promovimit të tij

Foto nga Strasburg-u ____ Nga: Adem Lushaj  ____ Gjatë vizitës sime në Strasburg, së bashku...

At Gjergj Fishta dhe Shqipëria e sotme dhe paralajmërimi i tij për rrezikun nga brenda, kujtime në 155 vjetorin e lindjes

23 tetor 1871 – 23 tetor 2026 ____ Nga Frank Shkreli ____  “Shqyptarë! A vagabondat...

Rrëfimi i një futbollisti që e bëri realitetin premtim

Drilon A. Paçarizi, ish-qendërsulmues i shkëlqyer i skuadrave zvicerane FC Meyrin,...

Shpërndaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Në këtë takimi të parë zyrtar në Zyrën e Kryeministrit, ai e uroi për rolin e ri z. Sørensen dhe e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe për hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të.

Kryeministri kërkoi nga emisari Sørensen që BE-ja të heqë menjëherë masat e padrejta kufizuese ndaj Kosovës. Ai theksoi kontradiktën e pashëndetshme për BE-në, vlerat themelore të saj dhe për reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me mbështetje të madhe të qytetarëve, që në të njëjtën periudhë kur vendi shënon ngritjen më të madhe demokratike, edhe sipas indekseve ndërkombëtare, të jetë njëkohësisht nën masa kufizuese të BE-së.

Diskutuan për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe për rrugën përpara. Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit. Duke rikujtuar sulmin paramilitar në Banjskë në shtator të vitit 2023 dhe sulmin terrorist në Ibër-Lepenc në nëntor të vitit të kaluar, ai gjithashtu nënvizoi rrezikun që kryeterroristi Millan Radoiçiq, bashkë me grupin e tij, vazhdon të paraqes për sigurinë e vendit dhe normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut për sa kohë që vazhdon të jetë i lirë në Serbi, përkundër pranimit të fajësisë para autoriteteve në Serbi dhe aktakuzës 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Andaj, përsëriti thirrjen, që Radoiçiq dhe grupi i tij t’i dorëzohet Kosovës për gjykim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu