Shqipëria e katër vilajeteve duhej t` i kishte 115 000 kilometra katrorë. Dhe e tillë u shpallë më 28 XI 1912 në Vlorë

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
“Politikanët shqiptarë janë duke jetuar kundërthënjet e egra mes veti.Ndërsa populli e don bashkimin kombëtar, i cili do të jet sfida më e vështir e mileniumit.Po askush nuk do ta pranojë me flamur të bardhë, për të lëshuar territore që i kanë marr falë”. Pra dy shtetët shqiptare dhe katër krahinat do të ishte zgjidhje logjike të bashkohën në një federatë republikash e krahinash demokratike!
1.A mund ta bëjmë bashkimin për një herë apo në proces
Shqiptarët sot janë të coptuar në disa pjesë. E si të bashkohën është mendim i shprehur në këtë studim, i cili nuk do të thot se është thënë as mbi gjysma e detyrave, që na presin, në dekadat që pasojnë. Edhe më e komplikuar bëhet çështja kur dihet se Shqiptarët sot nuk e kanë asnjë program të hollësishëm të bashkimit. Ndërsa për bashkimin po flasin e shkruajnë ndër më jofunksionalët.Ta themi që në fillim se për bashkimin kombëtar nevoitën dy faktor: forca dhe e drejta. E drejta është në anën tonë. Por, forca jo vetëm që na mungon, por nuk kemi fuqi ekonomike se si ta krijojmë, sepse Vilajetet e Kosovës dhe Manstirit i pati okupuar Serbia më 1912; Vilajetin e Janinës, gati në tërësi e pati okupuar Greqia me 1912; Vilajetin e Shkodrës, pjesën dërmuese e pati okupuar Mali i Zi po më 1912. Këto shtete për rreth nuk do të pajtohën t` i lirojnë trevat që i kanë okupuar po thuaj se pa LUFTË. E në atë luftë, faktorët e fuqisë jashtë kombit tonë, nuk janë që të vijë deri te një krizë e re evropiane tani për tani, për të dalur shqiptarët prej saj të bashkuar.Për shembull, Serbia me ndihmën e Rusisë, po krijon opstruksione të ndryshme. Bje fjala çështja e rreshtimit “Ballkani i hapur” nuk ishte asgjë tjetër, vetëm se një përpiekje për riokupim të Kosovës, me mjete tjera, me metoda perfide moderne. Ne në rrugën e bashkimit duhet zgjedhur një shembull origjinal, sepse ata që e kanë përdor dhunën, në fund të luftës më shumë kanë humbur.E si do ta gjejmë rrugën është çështje e shumë enigmatike.
Ne nuk guxojmë të amortizohemi dhe t` i pshtjellojmë detyrat me prapavi amortizuese për të krijuar bajraktar dhe tregtar të flamujëve.Se historia ishte e padrejtë ndaj neve mësojmë edhe në shembujt nepër Evropë dhe më gjërë. E lidhur me këtë mësojmë se derisa shtete të Evropës Perendimore, sidomos Franca dhe Angla, po edhe Spanja me Portugali e disa të tjera me kapacitete më të ulët imperialist, do t` ia arrijnë qëllimit për të okupuar treva e tregje që majftonin për ekonimitë e tyre. Ndërsa, Gjermania dhe Austro Hungaria, si fuqi respektive me Italinë kishin mbetur shumë prapa ambicjeve te fuqisë anglo-franceze në anën Perendimore, dhe, asaj pansllaviste ruse, në anën Lindore. Për çështjën shqiptare, pas përpiekjeve që të themelohen dy principata shqiptare: Principata e Janinës 1798-1820; Principata e Bushatlinjëve-Shkodrës 1820-1830,ishin shansë e shekullit për bashkim.Por, ngjitas tragjedia që ua përgatiti Stambolli për LIKUiDIMIN e 800 politikanëve shqiptarë në korrik 1830 në Manstir, shqiptarët do të mbesin për një kohë të gjatë, (deri më 1878), si trupi pa kokë, pa prijës të vërtetë kombëtar, për ta bërë Shqipërinë Etnike.
Po, Jeronim De Rada e bëri një Program kombëtar të bashkimit më 1844, por ai mbeti vetëm “një shkrim në letër”, sepse nuk kishte kush ta lexoj, ta kuptojë dhe ta zbatojë. E vërteta edhe më 1869 Mithat Pasha, do ta propozojë themelimin e NJË vilajeti shqiptar. Por kjo ide, do të pengohet nga Porta dhe Stambollit do t` i dali në krah ambasadori rus në Stamboll (N. Iganitev) po atë vit.
- Po pse fqinjët tanë patën sukses në planet e tyre okupuese
E kundërta ngjanë me fqinjët tanë. Së pari Çartoriski, pastaj Nikolaj Danillevski dhe sidomos Franjo Zahu si pansllavosta, do ta shkrijnë tërë aftësin intepektuale dhe politike për ta krijuar një Perandori panslllaviste në tërë Globin, në të cilën “dielli kurrë nuk do të perendonte”. E projektuar ashtu, ajo Perandori do t` i kishte 23 milionë kilometra kagtrorë dhe do të kishte dalje në KATËR DETNAT: Në lindje deri në Bering; në Jug deri te Bosfori e Dardanelet; në Perendim deri te Gjibraltari dhe në veri pa kufi-tërë Antartiku.
Me këtë rast do t` i referohemi Franjo Zahut, i cili sajoi programin: “ KONCENTRIMI I SLLAVËVE TË BALLKANIT NË NJË PERANDORI”. Duke synuar që të përfitojnë prej këtij projekti, kisha dhe qarqet politike serbe, do ta angazhojnë Franjo Zahun, që t` ua themelojë një ushtri bashkohore, me armatim adekuat, krejtë me “qëllim për ta larguan osmanlinë nga Ballkani dhe për ta themeluar Perandortinë e sllavëve në këtë trevë” , e cila në Antikë mbulohej gati në tërësi nga Ilirër dikur, prej të cilëve shqiptarët e kanë prejardhjën. Por, për qëllimin pansllavist, Franjo ZAH, ishte për një kohë të gjatë në krye të ushtrisë serbiane, në gjysmën e dytë të shekullit XIX-t.
Franjo Zah, në programin e tij e projektonte krijimin e Pernadorisë sllave ballknaike në dy faza: Faza e parë ishte: “LUFTA ÇLIRIMTARE”; Faza e DYTË sipas Franjo Zahut ishte “SPASTRIMI I TERRITOREVE TË HAPËSIRËS JETËSORE SLLAVE NGA TË HUAJTË”. Nga kjo politikë dolën programet: Naçertania serbiane 1844; Otoçestvenia bullgare 1844; Megali idea greke 1844,dhe, programi shqiptar i Jeronim De Radës më 1844. Gjithnjë sipas Franjo Zahut, qëllimi drejtë krijimit të Perandorisë Sllave ballkanike, mund të arrihet përmes: “GEWALTSAMAKEIT=DHUNËSHMËRISË-TIRANISË HUMANE”, dhuna këto të llojit special, që u zbatuan nga Principata serbe më 1877 në Sanxhakun e Nishit me 714 katune dhe 6 qytete me shumicë shqiptare. Këtë siperfaqe e okupoi Serbia në dhjetor 1877 duke e kthyer popullsinë shqiptare në krematorium. Kuptohet se këtë detyrë e kreu Serbia parafashite në bazë të Marrëveshjes sekrete Rusi –Austro Hubgari më 15 janar 1877 në Bukuresht.
- Krijimi i blloqeve imperialsite
Duke e vrejtur se sllavet po i synojnë krijimin e një Perandoie në “KATËR DETRAT”, më 1879 për ta kundërshtuar do të lidhet Marrëveshja ushtrako politike Gjermani-Austro Hungari; më 1882 Marrëveshja do të zgjërohet duke u lidhë në të njejtin bllok Gjermania dhe Italia. Ndërsa më 1893 do të pasojë Marrëveshja edhe me pajtimin Austro Hungarez dhe Italian. Kështu mendohej se ishte krijuar blloku i QËNDRES, që do ta pengonte fuqinë pansllaviste, pa e lanë anash çështjën e largimit të Perandorisë Osmane nga Ballkani, si dhe duke larguar influencën francezo britanike, nga kjo siujdhesë.
Si përgjegje në këtë rreshtim të shteteve që kishin mbetur prapa në pushtimin e tokaave të huaja (pra:Gjermania, Austro-Hungraia dhe Italia), do të fillojë kundërshtimi politik dhe ushtrak duke lidhë Alenacë Franca me Anglin më 1897; pastaj alenacë do të lidhin Franca dhe Rusia më 1904. E më në fund, kornizimi i Alenacës që u quajtë Antantë, do të përfundojë me marrëveshjëmn Angli dhe Rusi më 1907. Këto dy taborre: Shtetet e Boshtit (Gjrermania, Austro-Hungaria dhe Italia) dhe ato të Antantës (Anglia, Franca dhe Rusia), për shkak të kundershtimeve në me styre, do ta ndajnë MEJDANIN pasi që në Luftën Ballkanike (1912), si parathënje e atij “mejdani”, kur u mendua se “ I smuri në Bosfor” u shtri në tabut dhe u largua prej Ballkanit, por që plaga shqiptare, mbeti më e përgjakura dhe më e goditura, do të pasojë Lufta e Parë Botërore 1914-1918. Lidhur me këtë, jo rastësisht Eduard Grei (MPJ të Britansië) do të deklaroi më 1913: “E sakrifikuam Shqipërinë, por e siguruam paqën”. E në esencë kjo deklaratë ishte plotë cinizëm antinjerëzor, sepse po këto taborre do të hyjnë në Luftën e Parë Botërore, për ta siguruar interesin e tyre për tregje të reja, prej kah do të merrnin lëndën e parë, e nuk do të inevstonin asgjë, në tokat e okupuara. E ne që jemi dëmtuar nga çdo anë, do ta shtrojmë pyetjën strategjike.
4.Si mendojnë shqiptarët të bashkohën dhe si të sillën pas atij akti historik
Sigurishtë se në trevat shtetërore shqiptare do të mebsin pakicat, është çështja që na imoponohet, të përgjigjemi. E shqiptarët, nuk do të sillen kurrë sikurse janë siellë fqinjët ndaj neve. Kjo është porosia e këtij shkrimi, por edhe porosia e të gjithë prijësve shpirtëror shqiptar, siç janë Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Ymer Prizreni, Iamail Qemaili, Adem Demaçi etj.
A duhet këtij elaborimi një analizë historike, apo përnjëherë duhet kaluar në zbërthimin e një teme, që popujve më të fuqishëm iu kanë nevoitur shekuj e shekuj bredhjësh dhe luftërash për liri dhe bashkim. Apo, çështjën ta konsiderojmë se është një evolucion, se ashtu si e kanë mbaruar bashkimin disa kombe, ashtu edhe ne do të sillemi, pa dilema. Lidhur me këtë temë, sa me interes shkencor dhe kombëtar, po aq më tepër e vështirë dhe nga shumë kënde se si zhvillohet politika sot, gati na shtrohet para veti se është një fatamorganë pas së cilës do të ngasim, pas së cilës duhet të nxitojmë dhe ujin dikurë kur do ta gjejmë, atëherë mund të themi se, nuk do të na duhet, sepse detyrën nuk e kemi kryer si duhet në përmasa respektive humane dhe civilizuese, gjithnjë të nxitura nga çarjet e brendëshme, por edhe të penguar nga jashtë, sepse askush nga fqinjët nuk do t` i salutojë të drejtës sonë.Pra imonohet pyetja: A jemi të vetmuar, mund të themi Po dhe Jo? Pra, kjo çështje duket kështu, si janë zhvilluar ndodhitë historike deri me tash. Prandaj, kjo hyrëje disi po më duket se jamë jo tepër por pesimist disi korrekt, në shiqimin e parë. E ky “pesimizëm” vjen nga vështërsitë që kanë pasë Fuqitë Evropiane me na ndarë, por që i kemi kontribuar edhe vet, me përçarjet tona të çdo lloji, nepër etapat e përgjakura historike. Pra, ne mendojmë se me pakicat duhet të sillemi me standardet më të larta.Po kush të na besojë.
Pra, të themi se me luftë do të bashkohemi. Po kush garanton se do të fitojmë kur sot jemi të përqarë në dhjeta tarafe politike, të cilat nuk shohin asgjë përtej hundës dhe interesit tyre fluvial.
5.Elaborimi i bashkimit kombëtar është çësjtje e drejtë por shumë e ndërlikuar
Sot (2026) Kombi shqiptar ekziston, por i ndarë në disa shtete dhe nja 52 tarafe politike, që veprojnë lirëshëm brenda tij dhe çdo gjë e përçajnë, asgjë nuk bashkojnë.Pra,nuk dihet a më vështirë, kuptohet me luftë, do të jetë më i bashkuar pjesa e Shqipërisë jashtë kufijëve të Konferencës Londrës, apo edhe më i vështirë do të jetë bashkimi politik brenda shqiptarë, sepse trafet politike janë egërsisht të hasmuara në mes veti. E kur dihet se më 28 XI 1912 në Vlorë u shpallë Shqipëria e pavarur (shih përfaqësimin e delegatëve), por që FUQIA nuk ishte në anën shqiptare, pa marrë para sysh se kishim të DREJTË, bashkimi nuk ndodhi, madje kur diheshin kornizat e Shqipërisë në katër vilajetet administrative. Lidhur me këtë realitet, Sami Frashëri, Shqipëria ç` ka qenë ç`është e ç` do të bëhëtë, Bukuresht, 1899 shkruante për bashkimin: “….Dy gjërëra duhene në këtë: e drejta dhe fuqija. E drejta pa fuqi, si dhe fuqija pa të drejtë është si një krah i vetëm; nonjë zok s` fluturon dot me një krah. Më të rrallë bën punë fuqija pa të drejtë; edhe e drejta pa fuqi fort rrallë dëgjohet. Prandaj, Shqipëria sot, është e rrethuar prej disa cakejsh dhe dhelpërash , që ia kanë lidhë këmbë e duar me fajin tonë, sepse jemi të përçarë përbrenda”, çortonte Sami Frashëri atëherë dhe nuk do të zbrapsej edhe sot, po të ishte në mes nesh për të na drejtuar.
Pra e pyesim trurin tonë: a e kemi fuqinë, se për cikrrimet tjera, do të kishim disi guxim t` i hyjmë detyrës, por disi do të mbeteshim në “knetë”, sepse jashtë rreshtimit tonë, përbrenda kemi armiqësi dhe interesa meskine të individëve cakej dhe grupeve të maskarenjëve për ‘eksport” nëse i blenë dikush. Pra edhe sot, nuk ka drejtësi për çështjën tonë të drejtë, me fajin tonë primitiv politik. E po kush është sot ai Skenderbej, që do ta krijojë FUQINË dhe do ta zbatojë DREJTËSINË, brenda Kombit, është një pyetje që i ngjanë në qyteti madhështor me plotë daullgji dhe me kavalla sa që zhurma e tyre politike të shurdhon në plotëni. Por shumë hiejrëndë- (Magna urbs et multisima gravis), janë edhe disa individë që kanë dituri, por nuk kanë aftësi politike, e çuditërisht e synojnë fronin e “mbretit”, ndërsa nuk kanë kulturë as për t` i ushqyer delet, e lëre më popullin, plus bashkimin kombëtar. Pesimizëm i pasjkaj, do të çortonte Adem Demaçi. Por jo nuk jam fare pesimist, sepse unë guxojë për t` i hyrë “avanturës” bashkimit, me një kujdes civilizues dhe të prajshëm, duke u marrë me çështje të vogla. Po armiqët nuk flejnë. Do të na i lexojnë synimet, do të na i lexojnë synimet e “vogla” të zbuluara nga brenda dhe do të na sulmojnë kur duan ata e nuk do flejnë. E kjo do të thot, prap, që kemi shembuj autoktonë për bashkim, por nuk kemi nevojë të bredhim e të marrim detyra nga “punëdhënsit”, sepse ata pastaj do të na kërkojnë ta paguajmë “kamatën”. Pra, prap jemi aty ku jemi, të përqarë në tarafe politike, që e ndërlikojnë detyrën dhe nuk i japin krah bashkimit në asnjë segment. Pasqyra e këtillë politike përbrenda, të detyron të shpërtheish: I mjeri ai politikanë-burrshteti që i hynë punës bashkimit kombëtar sot, sepse do të likudohet nga maskarenjët, që nuk dijnë t` i drejtojnë as delet në kullosa. Merrne shembull Bajram Currin, Hasan Prishtinë, që i vranë shqiptarët, asgjë tjetër. Megjithë këtë do të punojmë me diersë dhe dituri t` i bashkojmë trojet.
6.Pse nuk dijtëm të rreshtohemi në gjeoplotikë dhe gjeostrategji
Po të mësohet mirë historia, vërehet se shqiptarët qysh në fund të shekullit XVIII-të dhe në fillim të shekullit XIX, STARTUAN në rrafshin që shpje në bashkim kombëtar. E për këtë kapital i kishin dy PRINCIPATA shqiptare: Principata e Janinës (1796-1820) dhe Principata e Shkodrës (1820-1830). Këto principata do të japin sinjal se shqiptarët me pak logjikë intelektuale mund të afroheshin dhe bashkoheshin në NJË PRINCIPATË SHQIPTARE, për të cilën Jeronim De Rada shkroi Program më 1844. Po kush ta lexoi dhe ta realizojë atë progarm, ishte çështje e tragjedisë, që e përgatiti me kujdes Stambolli dhe e ndiohmuan pastaj qarqet rreligjioze dhe politike për rreth e rrotull shqiptarisë, natryrishtë të ndihmaura nga gjashtë fuqitë e Mëdha të Evropës. E kur t` i shtohet fakti se dy principatat u shuan pikërishtë më 1820 përkatësisht më 1830, mu në këtë kohë në vend se të ngritemi, do ta PASOJË vrasja e 500 politikanëve (bajraktarëve) shqiptarë, më 9 korrik 1830, në Manstir, me organizim të Oborrit sulltanor. Kjo tragjedi për shqiptarë, në vazhdim ishte një humbje kombëtare, e cila do të kompenzohet në një mënyrë vetëm pas 50 vjetësh me Lidhjën Shqiptare të Prizrenit (1878), në vijim me Qeverinë Provizore të YMER PRIZRENIT (1881), Qeveri ajo e dalur nga Lidhjsë Shqiptare e Prizrenit.
Po nëse studiohet Programi i LSHP në 15 pika (KARARNAMEA 18 qershor 1878) e të cilin Program e kanë nënshkruar 47 përfaqsues të : Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Gucisë,Pazarit Ri, Senicës, Tashlixxhës, Mitrovicës, Vushtrris, Prishtinës, Gjilanit, Shkupit, Tetovës, Kërçovës, Gostivarit, Dibrës, rrezulton se aty nuk ishin të përfaqsuara viset tejra kombëtare, në fillim. Prandaj, plotësimi i Kreut të Lidhjsë me të deleguar të tejrë ishte një bazament se shqiptarët, me gjithë atë nuk do të pajtohen kurrë që në trojet e veta mos të shndërohen në vise të okupuara, ndërsa shqiptarët në vatrat e tyre të shëndërrohën në muahxherë, fakt ai që fajin kryesor e kishte jo vetëm Stambolli, por edhe Wjena e sidomos Peterburgu, me fuqitë tjera që e denuan egërsisht shqiptarinë më 13 qershor 1878.
Më tutje nëse analizohet Programi i Lidhjsë Shqiptare të Prizrenit, i 15 shtatorit 1878 i botuar në “Terxhumani shark” në 7 pika, del se çështja ishte kornizuar si fillim që të veprohej për ndertimin e NJË VILAJETI SHQIPTAR, ishte me shumë dobi. Ai vilajet sërish do të mbetej peng në “prehër të Sulltanit”.Por, kjo çështje e ndërlikuar zbërthyer kështu,që do të thot se rreshtimi politik shqiptar, nuk ishte i mirëfillët, sepse vegjëlia nuk donte më të jetë nën tytelën e Satmbollit. Në këtë drejtim do të dalin edhe shumë pengesa sepse kishte ambicje që fati i kombit shqiptar të lidhët me Romën, që do të thot ndrrim të zotëris. Madje kishin ambicje që ai fat të lidhët e të konvertohet në një kampus (fushë) me Athinën. Këtë realitet dëshmojnë argumentet arkivore e subvenciononte Beogradi, Petreburgu, Wjena, Londra,Parisi, pa e përjashtuar Stambollin, në mënyrë që shqiptarët të mbesin me duar të lidhura, por më shumë të ngjizuar për t` i përdorë si “mish për topa”, për interesa të shteteve të krishtera për rreth.
Pas Lidhjës Shqiptare të Prizrenit (1878-1886); pas Lidhjës Shqiptare Besa Besë e Pejës (1899), janë edhe disa lidhje që nuk kishin kapacitet e rreshtim t` i dalin e ta marrin Bajrakun e bashkimit shqiptar në duart e veta. E vërteta, Kryengritjët Shqiptare 1910-1912, ishin të tipit Hafyz Ali Korçës, shumë partiotike dhe parulla e tyre fillestare ishin vrejtur në Kuvendine Ferizajit më 23 korrik 1908, në Kulinë të Llapit më 1910, me moton: “Ja SHQIPËRI JA VDEKJE”. E të gjithë drejtuesit e kryengritjës në Llap i gjeti varja publike sipas SHERIATIT, i cili si drejtësi është fare jo i drejtë për rrethanat tona kombëtare. Në realitet prijësit politik shqiptarë, as më 1912, nuk ishin në rriedhat Evropiane të dy taborreve kundërshtare (Fuqive të Boshtit dhe Antantës). Nuk kishin shfaqë shqiptarët miqësi me as njërin bllok, pra as me Padishahun. E kah dhe si të shkohet në bashkim pa përkrahje nga fuqitë që na coptuan, deri te krijimi i shansës për të na shfarosë, sikurse patën shembullin në Sanxhakun e Nishit në dhjetor të vitit 1877. Pra, nga historia as nuk mësuam e as nuk u rreshtuam, si duhet sepse po atë minutë që u shpallë pavarësia në Vlorë, po atë minutë, Esat Pasha do të ngritë kokë prej drejtuesi feudal, e që fatkeqësisht nuk ishte i vetmi.Tradhtitë si ajo e Eat Pashës na kushtuan në vijim të luftës sonë të drejtë.
7.Çka ndikoi në shpalljën e Pavarësisë Shqipërisë më 28 XI 1912
Shumë dijetarë e thonë hapur e me argumente se Hasan Prishtina, me kreshnikët e vetë e çliroi Shkupin, dhe me këtë edhe tërë Vilajetin e Kosovës, në korrik 1912. Lidhur me këtë ngjarje, vetëm NJË ditë ta shpallëte pavarësinë e Shqipërisë, sot Shkupi do të ishte qytet i Shqiptarëve, për faktin se deri më 1962 ishte qyteti më i madhë me këtë popullsi. Po cilët faktorë ishin dominant që ndikuan shpalljëne pavarësisë më 28 nëntor 1912. Fillojmë me radhë.
Duke e vrejtur se më 5-23 korrik 1908, zgjati Kuvendi i Ferizajit, që ishte tubimi më i madhë i mbajtur ndonjëherë në Ballkan; duke e vrejtur se më 24 korrik 1908 Rrevolucioni Xhonturk triumfoi; duke pasur para sysh se më 5 tetor 1908 Bullgaria e shpalli pavarësinë; duke marrë para sysh se më 7 tetor Austro Hungaria e shpalli ANEKSIMIN e Bosnje Hercegvinës; duke marrë para sysh se Asambleja e Kretës më 12 tetor 1908, e shpalli bashkimin me Greqinë, prijësve shqiptarë nuk do t` u mbetet rrugë tjetër vetëm se të ftojnë në MANASTIR një KONGRES, dhe aty ta themelojnë ALFABETIN UNIK KOMBËTARE, si një ndër shtyllat themeltare të shkruarjës dhe të kuptuarit të gjuhës shqipe, që është embrioni i ndiesisë së të qenurit shqiptar. Kjo fitore shtroi kërkesa IMMEDIATE shtesë që shqiptarët të kërkojnë dhe të hapin shkolla edhe pa lejën e Padishahut xhelat. (Në fakt më 1878 në vilajetet shqiptare ishin afro 3000 shkolla. Prej tyre 1200 ishin turke, 1200 ishin greke, me qindra shkolla ishin hapur në gjuhën bullgare,madje më 1868 Sulltani lejoi shkollë serbisshte edhe në Stamboll, kurse vetëm 1 (NJË ) shkollë me njëmijë mundime u hap në gjuhën shqipe dhe mësuesin e saj Patrotin Kristo Negovanin na e vran grekët. Ja kjo është Perandoira osmane, të cilën kryengritjet shqiptare 1910-1912 e luftuan me tërë fuqinë, por frytet e asaj lufte të drejtë i morën fqinjët, sepse edhe Antanta edhe Fuqitë e Boshtit, ishin antishqiptare dhe nuk e pranuan luftën e tyre për shtet kombëtar në të katër vilajetet: Vilajeti i Kosovës me 32 500 kilometra katror; Vilajeti i Manastirin me 28. 500 kilometra katror; Vilajeti i Shkodrës me 10 800 kilometra katror dhe Vilajeti i Janinës më 17 900 kilometra katrorë. Pra, Shqipëria e katër vilajeteve duhej t` i kishte 115 000 kilometra katrorë. Dhe e tillë u shpallë më 28 XI 1912 në Vlorë.
8.Rreshtimi politiko diplomatik e ushtarak dhe çështja shqiptare e mospërfillur
Pse nuk dijtën shqiptarët të rreshtohen në anën e forcës dhe atij që e fiton luftën, atij që me forcë imponon drejtësi në dy shekujt e fundit, është çështje e injorancës sonë.Hapur po shihet se duke vrapuar pas okupatorëve dhe rreligjioneve fiktive; duke u rreshtuar në politikën tradhtare të tipit Esat Pashës; duke u mshehur pas bajraktarëve analfabet po edhe prjisëve të korruptuar politik, kemi mbetë në pozitën e realitetit që të presim ndihmë nga jasht.
E cilët ishin ata faktorë që diktuan histori fitimtare tek të tjerët. Në rriedha të grupimit të Fuqive Evropiane, Shqiptarët për të qenë në anën e të fortiti, duhej të shfaqnin se janë: ANTI TURK, ANTI ISLAM dhe PRO ORTODOKS, e nuk ishim. Kjo filozofi u zbatua gjatë viteve 1878-1918 me formulën matematikore 1+1+1. Periudha vijuese se kah duhej të rreshtoheshin shqiptarët më 1918-1941, krakterizohej prap në rreshtimin fitimtar matematikor: 1+1+1. Kjo do të thot se duhej të ishim: Anti Kominternë. Anti Gjermanë dhe Pro Vatikanit, e nuk ishim. Gjatë Luftës Dytë Botërore 1939-1945 ishte për shqiptarë një rreshtim nominal në dy grupe, sepse asnjëra palë nuk e kishte peshën e kërkuar ushtarake që e kërkonte fuqia.Pra peshën gjeostrategjike gjithëkombëtare e mbante treva etnike shqiptare, por nuk mjaftoi për tri fuqitë fitimtare që të përmirësohën gabimet. E për këtë politikë GJEOSTRATEGJIKE shqiptarët ishin rreshtuar në: Pro nazifashist (nacional socialsist); në pro anglo-amerikanë (demokrat) dhe në pro rus (komunist), me filozofi matematikore 1+1+1.Gjatë viteve 1945-1990) të fuqishmit diktuan (ata që e fituan luftën vendosën “drejtësi” vetëm për Ballkanin, që rreshtimi të jetë 2+2+2. Kjo do të thot: DY shtete duhej të ishin me Anglo Amerikanë (me Ruzvelltin dhe Cherchillin), e ato ishin: Greqia dhe Turqia; Dy shtete duhej të ishin me Rusinë (Stalinin), e ato shtete ishin Bullgaria dhe Rumunia. Kurse Jugosllavia dhe Shqipëria mbetëshin shtete “neutrale”, jashtë blloqeve. (Sihqo: “Pazret supersekrete në Jalltë, shkurt –mars 1945, të shënuara në një pako të cigarës, të cilën e nënshkroi edhe Stalini.Më von ajo letër e mori emrin “Dokumenti i mbrapsht”.
Pas vitit 1990 deri më 2050, për herë të parë në histori,jemi rreshtuar andej kah fitohet, kah sigurohet çlirimi nga robëria, jemi të rreshtuar kah Anglo- Amerikanët.Kjo do të thot në rend të parë kah SHBA dhe BE.
Shqiptarët nëse duan bashkim kombëtar duhet forcuar dhe mbajtur në kursin politiko-deplomatik me çdo çmim miqësinë me SHBA-n. Pra, bashkimin kombëtar duhet kërkuar me argumente që spjegohen shumë lehtë, sidomos duke u mbështetur në SHBA, në NATO dhe në BE. Prandaj, bota sikur po i kthehet formulës filozofike të origjinës (1+1+1), pro SHBA, pro NATO dhe pro BE. Me fjalë tjera, tërë energjia ekonimike dhe politike, arsimore, shkencore dhe kulturore shqiptare, duhet të argumentojë rreshtim anti ruso- kinez me një premisë ku është edhe India. Në këtë rreshtim duhet patur kujdes të mbajmë miqësi edhe me ato shtete që janë fuqi ekonimike rregjionale. Në këtë nivel duhet zbërthyer fuqinë e atyre shteteve që nuk përfshihën në forcën e Dollarit dhe Euros. Pra menjëherë shtrojmë pyetjën: ku mbetet petro dollari (?).Për këtë faktorin e fundit dihet a është kjo “monedhë” fuqi apo është përcaktues. Lidhur me këtë konsideroi se fuqia e petrodollarit është një filozofi historike dhe gjeostrategjike si një SERVIS sui generis momentus.Mbi të gjitha një kurs miqësie në themele të forta (jo në kërkesën e Dautogllut), duhet mbajtur me Turqinë Kemajliste.
- Bashkimi kombëtar koncept historik i shkolluar
Bashkimi kombëtar për të gjithë shqiptarët është një obligim, ndaj të cilit askush nuk guxon të mungojë. Së këndejmi si proces obligativ shkollor duhet t` i kryejmë këto detyra:
1.Më u organizua në çdo pore të jetës, dhe ajo detyrë të vuloset e shkruar dhe e aprovuar kudo; 2. Më punua seicli në profesionin e vet dhe detyrën që e kryen; 3. Më e ndarë punën dhe seicili pa hile le të shkrihet në obligimet kombëtare të rreshtimit politik; 4. Duke punuar më i ndarë FUNKSIONET dhe me punë me u përgjegjë para DREJTËSISË dhe FUQISË ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare; 5. Me u drejtua nga një VETËDIE kombëtare kastriote, për një HAPËSIRË JETËSORE, për një gjuhë kombëtare, për një ekonomi të tregut konkurent kombëtar dhe ndërkombëtar, me një politikë të jashtëme që mbështet në miqë të fuqishëm dhe të sigurtë e me BESË; me një koncern informativ dhe trust ushtrak, ku ambineti i pastër është shembull për tërë OKB-ën; duke ngritur në standard botëror infrastrukturën tokësore, ujore dhe ajrore, që është konkurente në përmasa globale.
Sot është mbushë kombi me organizata patriotike, që flasin gjuhë mitingjesh për bashkim kombëtar.Të gjitha prodhojnë energji bashkimi, por disi kanë venë porsi mburojë mesjetare konkurencën në stilin:Ne jemi më të mirët. Nga kjo “përqarje” e nxierrim konkluzën se nuk jemi bashkuar në të gjitha etapat sepse kemi pasur tepër organizta “patriotike” dhe ideologjike. Bile shumë jemi amortizuar pas ideologjive.
- Elaborimi pa asnjë anim!
Nga këndi i politikës ata faktorë që kontribuan në coptim më 1878 në Berlin, më 1913 në Londër dhe më 1919 në Versaj, në Paris më 1946 e tutje në këto kuvende ‘paqeje’, çështja shqiptare u kthye në tragjedi sepse u ngjiz me ideologjinë, sa që sot, është shumë e vështirë dhe në shiqim të parë duket si një kërkesë “avanturë” që të riparohën gabimet. E vërteta, nëse Serbisë i ndihmuan në okupime të viseve shqiptare: Kongresi i Berlinit (1878) dhe Konferenca e Londrës (1913), atëherë në Versaj më 1919, Mbretërisë Serbe për t` u bërë Mbretëria SKS i ndihmuan sa dy kuvendet e para Kroatët dhe Sllovenët, sepse Mbretëria SKS (Jugosllave) ishte një projekt francez, për ta penguar kapitalin gjerman të depërtoj kah Lindja përmes Ballkanit.
Nga këdi i gjeostrategjisë, armiku i shqiptarisë që u krijua me hapësirën unike jugosllave, me limanet e bregdetit Adriatik, pushteti komunist pas Luftës Dytë Botërore (pas vitit 1945), ia shtoi edhe një faktor: Ia shtoi ndërtimin e hekurudhës Beograd-Tivar, duke e lidhë Serbinë me Danubin dhe Rajnën, po edhe ia siguroi daljën në det (Tivar). Me këtë projekt, Tito ia largoi vëmendjën Serbisë nga limanet kroate në shkallë apsolute dhe nga toka e Bosnjës e Hercegovinës në shkallë rrelative, duke ia siguruar veti fronin shumë të sigurtë.
Më shembjën e Jugosllavisë më 4 korrik 1992 (Badinteri): Hapësira unike Jugosllave; është dytësuar rëndësia e limaneve në Adriatiukn kroato-malazez është relativizuar, hekurudha Beograd- Tivar, është bërë një rrugë e pasigurtë, sepse kalon nepër TRI shtete të hasmuara në mes veti: Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Mali i Zi.
11.Shansa shqiptare për bashkim është para syve por masoneria është në aksion
Me këtë akt të shkatrrimit Jugosllavisë është hapur shansa e shekulit, për HAPËSIRËN JETËSORE SHQIPTARE, sepse nga limanet shqiptare e deri në skajin më të largët me shumicë apsolute shqiptare, janë në çdo variantë së pakur 250-480 kilomatra hapërsië e sigurtë, mjaftueshëm për interesat gjeostrategjike të NATO-s. Në këtë drejtim ndërtimi i RRUGËS SË KOMBIT, ndërtimi i bazëz strategjike të SHBA-ve në Kuçovë, shënon kulmin e kërkesës imediate të bashkimit të shqiptarëve, ku mbi çdo gjë rrezaton vlera e rrugës nga Durrësi e deri në Merdar.Me këtë rrugë është dytësuar vlera e hekurudhës Beograd Tivar.Aq më parë kur pa asnjë problem mund të ndërtohët hekurudha Durrës-Merdar.
A do do të dijnë shqiptarët për ta shfrytëzuar këtë shansë të shekullit, varet kryesisht nga të kuptuarit e politikës së SHBA, se çka duan dhe si do të veprojnë me çështjën e pazgjidhur shqiptare. Së këndjemi, ndërtimi i i ndonjë qendre ushtrake të SHBA-ve në hapsirën unike shqiptare, nuk është vetëm çështje gjeopolitike por është një garancion i sigurisë për zhvillim eknomik dhe turistik. Pra hapësira unike shqiptare po faktorizohet në suaza racionale dhe konkurente, si më e sigurta vlerë për kapitalin në lëvizje në Ballkan. Pra kushdo që investon në këtë hapësirë, nuk do të rrezikojë për asnjë çast interesat e tyre ekonomike, pa marrë para sysh a janë shqiptarët të përfshirë në dy shtete momentale, apo jashtë tyre, ka gati po aq toka ku popullsia shqiptare është me shumicë apsolute.Pra, prap shtrohet pyetja: si është e mundur që të kërkohet bashkimi shqiptarë në një hapësirë e mos të rrezikohet diçka në Ballkan. Është i mundur ky skenar, apo është vetëm një dëshirë e shkruar në letër. Eeee, kur ndërtohet fuqia, çdo gjë mund të ndërtohet dhe është e drejtë. Por fuqinë në asnjë çast shqiptari pa një racionalizëm pozitiv nuk guxojnë ta përdorin.
12.Cilësia e arsimimit është një pozitë prej kah bashkimi do të ishte më i lehtë
Shqiptarët qysh tani duhet të ndërtojnë një institucion që do të quhej SENAT, e ku do të përpiloheshin rregullore që burojnë nga një Kushtetutë për 25 vjetët e para fakultative, por që në bazë të saj do të dilnin vetëm këshilla për të dy qeveritë shtetërore, dhe për të gjitha institucionet politike për rreth dhe në DIASPORËN shqiptare.
Shqiptarët duhet të bashkohën rreth një mediumi informativ të përbashkët: Një TV shqiptar; një Radio dhe një gazetë informative e përbashkët. Këto mjete informative do të rrezatonin edhe në Maqedoni, në Mal të Zi,në Krahinën e Preshevës, në Çamëri dhe në tërë diasporën. Finansimin duhet ta mbulojnë Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. Pjesëmarrja e pjesëve tjera nuk do të ishte obligative.
Shqiptarët duhet ta themlojnë një AKADEMI të përbashkët respektive nga punonjësit eminent shkencor, arsimor dhe kulturor, jo vetëm në arealin etnik, por edhe nga diaspora, ku do që janë afirmuar si eminencë.
Shqiptarët duhet ta themlojnë një Shoqatë të shkrimtarëve shqiptarë, prej së cilës do të fitonte tërë kombi, me botime eminente, jo vetëm nga stafi i tyre, por edhe ata që vijnë e regrutohen në eminencën e kulturës që mendon, flet dhe vepron shqip. E shkrimet e tyre në poezi, nuk duhet të kanë përmbanjtje debatike. Ndërsa, proza e tyre nuk guxon ta plasojë mendimin aty ku e ka marrë, por duhet ta lëvizë çështjen e bashkimit me nxitëje të mednimit dhe fjalëve drejtë veprës, e kjo për faktin se coptimi i tokave shqiptare nuk është bërë për një ditë, e as nuk QEPET PLAGA për një javë, vit e dekadë, por duhet mund e punë me dekada, për ta zbërthyer çastin (DISAJDIN), se kur është momenti për veprim. Aq më parë kur shqiptarët nga të dy shtetet dhe kudo që janë, duhet, mbi të gjitha ta kanë përkushtimin, sepse Kushtetuta e Kosovës (neni 2) ua ndalon çdo bashkim me cilindo shtet fqënjë, pra ua ndalon bashkimin edhe me Shqipërinë, edhe me shtetet tjera fqinjë. E Kushtetuta ndryshohet vetëm në Kuvend. Por duhet studiuar mirë e me themel a janë deputetet ata që do të marrin guximin, natyrisht për bashkim, e duke ia garantuar pakicave të drejta kulminante. Megjithë këtë, mendoi se kjo çështje është më delikate se sa që është krijuar, sepse nevoitet dituri dhe ekonomi shumë e fuqishme. Në aspektin ekstrem, bashkimi i shqiptarëve nuk bëhet dot pa konsultimin e miqëve Perendimor. Mbi të gjitha, në bashkim do të ndikonin personalitetet që i kemi dhe ato që do të kriijohen në të ardhmën. Ata nuk mungojnë sot. Ata janë me permasa botërore të luftës së drejtë si: Gjergj Kstrioti-Skenderbeu, Ismail Qemaili dhe Adem Demaçi Nga lëmia e humanizmit-NËNA TEREZE.Nga lëmia e sielljës tolerante ndaj fqinjëve Adem DEMAÇI, pra, personaliteti më i veçantë politik në Evropë, për luftë të drejtë për liri.Shembulli i luftës së Adem Demaçit duhet të na përcjell në çdo etapë historike. Nga lëmi e sportit: Majnlinda KELMENDI, Granit XHAKA, Xherdan SHAQIRI, Armando BROJA. ..Nga lëmia e muzikës Dua LIPA. Nga lëmia e pikturës Ibrahim Kodra. Nga lëmia e artit dramaturgjik janë: Aleksandër Moisiu, Bekim Fehmiu. Nga lëmia më frekuventive në këtë detyrë të nderlikuar mund të plasohet edhe Ismail Kadare, disa herë i kandiduar për çmimin NOBEL për letërsi.
Është shumë problematike të kërkoish përmirësim te të gjitha gabimeve që janë bërë në të kaluarën në lidhje me të drejtën e shqiptarëve që të ndërtojnë një shtet ne të KATËR ish vilajetet. Sot, mbi atë hapësirë jetësore shqiptare, pas të gjitha disfatave janë krijuar një serë llojesh të miteve, fiksioneve dhe paragjykimeve, për faktin se në shumë detyra shtetërore janë inkorporuar persona jo kompetent dhe jo të dinitetëshëm. Ky realitet ka ardhur në shprehje sidomos në Republikën e Kosovës, po edhe në Republikën e Shqipërisë, në rrafshin e diploamcisë.Diplomatët shqiptar shpesh janë pozicionuar duke shfaqur qëndrime të clat nuk janë hyjnore, por ka pasë edhe ultësi në ato detyra. Ata përfaqsues, detyrat shtetërore nuk i kanë kuptuar si obligim individual e as kolektiv, por si interes klanor ideologjik, si interes personal dhe mu për këtë në shumë sfera jemi humbës kolektiv në çdo aspekt. Pra, përfaqësimi dhe drejtimi i çështjeve madhore shtetërore në ardhmëri, duhet t` u besohet profesionistëve, që janë dëshmuar me kredibilitet dhe me profesionalizmin e tyre, edhe me vepra. E vërteta, bashkimin kombëtar duhet kërkuar vetëm te fuqia intelektuale kolektive, që do ta bëjë të pamundurën. E për ta saktësuar se cila shtresë duhet të prijë në këtë rrugë delikate, sepse delikate ka qenë edhe e kaluara, duhet të kemi kulmin e ndertuar profesional, po edhe themelet pasuese të punës,që lidhën fuqishëm me dituri qytet-fshat. dhe mbi ato themele duhet ta ndërtojmë një institucion që intelektualisht është i merituar.
Në fund duhët të hapëmi e ta shtrojmë pyetjën drejtë. Çka duhet ndertuar po dihet. E çka duhet prishur nuk dihët. Në rend të parë për bashkim kombëtar duhet të prishëndy shtetet ekzistuese. Duhet për shkak të Luginës Preshevës të prishët Serbia; duhet të prishët Maqedonia, duhet të prishët për shkak të Çamërisë greqia; duhët të prishët për shkak të Ulqinit me Malësi Mali i Zi. E kush do ta pranoi këtë realitet, çështja del si një avanturë. Por mbi të gjitha filozofia e bashkimit duhët të kërkohet dhe të projektohët mbi bazat e Kartës së OKB dhe mbi bazën e Rrezolutës së dekolonizimit nga viti 1960.
Shkrimi i kushtohët: Adem Demaçit, Adem Jasharit sepse kanë bërë më së shumti për bashkimin e trojeve shqiptare!
Më 20 korrik 2026



I nderuar Profesor, ju përgëzoj për trajtimin e një teme që mbetet pjesë e ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Historia dëshmon se shqiptarët janë një komb me gjuhë, kulturë dhe identitet të përbashkët, por që për shkak të rrethanave historike dhe vendimeve të Fuqive të Mëdha u ndanë në disa shtete. Kjo është një e vërtetë historike e dokumentuar.
Nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit deri te shpallja e Pavarësisë më 1912, aspirata për unitet kombëtar ka qenë pjesë e pandërprerë e përpjekjeve të shqiptarëve. Sot, shqiptarët jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, në Greqi dhe në një diasporë të madhe të shpërndarë në mbarë botën. Kjo diasporë u krijua në periudha të ndryshme për arsye politike, ekonomike dhe shoqërore, ku shumë shqiptarë u larguan për shkak të luftërave, represionit ose në kërkim të një jete me më shumë mundësi. Kjo shpërndarje e madhe ka ndikuar që ideja e bashkimit kombëtar të bëhet më e vështirë për t’u realizuar në praktikë.
Megjithatë, bashkimi ynë duhet të ndërtohet mbi dijen, zhvillimin, demokracinë, bashkëpunimin dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Kombet e forta ndërtohen mbi unitetin. Prandaj, mesazhi i këtij elaborimi është i qartë: shqiptarët duhet të jenë më të bashkuar në mendim, në veprim dhe në përkushtim ndaj interesit kombëtar, duke forcuar lidhjet mes tyre kudo që jetojnë dhe duke punuar me urtësi e mençuri për të ardhmen e përbashkët të kombit tonë. Uroj te lexohet dhe kuptohet mesazhi juaj!