Kumrija që e dëshpëroi Kancelaren e madhe Zonjën Merkel !

Shkrime relevante

Imazhit europian i Dardanisë dhe mbrojtja e tij

Nga: Gjon Keka  ___ Që nga viti 2002, unë kam shkruar dhe kam folur...

Kolonel Hajro Limaj: Zbulimi informativ ushtarak dhe Kosova

Në foto është Kolonel Hajro Limaj ____ Zbulimi informativ ushtarak, ndiqte me shumë...

23 Gushti, Dita që Europa nuk e harron

Nga Frank Shkreli ____ 23 gushti është dita që Evropa përkujton viktimat e...

Anën më të mirë të shpirtit shqiptar, në përvjetorin e lindjes së Shën Terezës

Nga Frank Shkreli*  ____ Më 26 gusht, në ditëlindjen e saj, le ta...

Zoti i bekoftë shqiptarët e bashkuar!

Florim Zeqa Familja, morali, sinqeriteti, janë keto tri nga shumë elemente që...

Shpërndaj

Fahri Xharra

Nga Fahri Xharra

Kumrija refugjate, e ikur nga serbët në kampin e Stankovcit ( fotoja lart ), dhe Kumrija e rahatuar në Gjermani , si turko arabe.
Interesant me ne !  Në tokat tona nuk e kemi asnjë vullkan as të gjallë e as të heshtur, por ne kemi erupcione vullkanike aq shumë sa që nëse shikohen në madhësinë e dëmit që ia sjellin kombit mund të krahasohen me shpërthimin e Vezufit në vitin 79 AD. Të gjithat janë erupcione të përgatitura qoftë nga ne , qoftë nga armiqët tanë. Pasojat e  “llavës vullkanike” të sajuara special për ne,  janë aq të rënda që ndoshta nuk jemi aspak të vetdijëshëm për efektet në të ardhmen tonë.


Ishte viti 2011, “ murtaja” islamike pati shpërthyer në anët tona. Ishte ende koha kur bota ndante me ne hidhërimin e një të kaluare jo aq të largët, ( vit1999 ) kur shporrja e dëbimi i shqiptarëve nga tokat tona kishte marrë përmasa biblike ( mbi një milion shqiptar të dëbuar me dhunë).  Ishte ende koha kur hapeshin ekspozitat me fotot prekëse nga kampet e “ përqendrimit” në Maqedoni dhe Shqipëri, hapeshin që të mos harrohej krimi serb.
Kishte foto të cilat iu kishin rënë në sy edhe kancelarive europiane, se si një racë vendore me pamje homerike që  katandisej në atë mënyrë
Ishte edhe kjo foto e një të rejeje shqiptare që i kishte mbetur në mba mendje edhe Kancelares, Zonjes Merkel, dhe ajo interesohet pas 12 vitesh, të di për fatin  e saj

Gazeta “ Bild” e  Gjermanisë e gjenë. Por ajo del ndryshe nga ajo që kishin pritur  përkundër mikpritjes dhe strehimit të saj në Gjermani. Dhe ja si dukej pas 12 vitesh
A nuk ishte ky një shpërthim vullkanik për t ‘ardhmen  e Kosovës.?
Pse ne i harrojmë të mirat dhe ndihmën e madhe të miqve euro-amerikan?

Le të mbeten në ndërgjegjen e secilit prej nesh, gabimet tona me pasoja të rënda për ne. ( 2019) !

Lajmet më të reja tregojnë nismën e deputetëve të Pozitës në Kuvendin e Kosovës kishin shkuar te Kryemyftiu Tërnava, për të iniciuar ri- nismën e e harruar që moti për shamitë në shkolla dhe mësimin fetar.

Interesant me ne, posa na erdhi një mbështetje e fortë nga Amerika, duke ardhur heroi Wesly Clark për të ndihmuar Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës ( e me te edhe Kosovën nga agresioni i ri serb ), ne ia nisim ( me urdhër të Serbisë ) të krijojmë armiq më shumë. T`i tregojmë botës, atë që e thotë Serbia :” shqiptarët janë mbetje osmane në Ballkan”

Fahri Xharra,08.07.21
Gjakovë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu