ARKIVI:
22 Maj 2026

Kundërshtarët Vjosa Osmanit amnistojnë shkakun, akuzojnë për pasojat!

Shkrime relevante

Bllokada si program politik: opozita kosovare mes krizës së legjitimitetit dhe sabotimit institucional

Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Diskursi i fundit i opozitës kosovare po dëshmon...

Gjykata e Sheriatit në Kosovë?

Albert Zadrima APO REPUBLIKË EUROPIANE? Kosova po hyn në një terren shumë...

Në cilat kushte u lejua përkohësisht veprimtaria e shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip në Stamboll

Nikolle Loka, Tiranë Në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, gjatë Rilindjes, e veçanërisht...

Kriza e etikës publike dhe kredibiliteti i fjalës pa përgjegjësi

Prof. Musa Sabedini, gazetar hulumtues Kjo tokë po mban gjithçka, edhe zhurmën...

Shpërndaj

Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
      Është padrejtësi, njëherësh, edhe fajësi e madhe e të gjithë atyre që kanë rezerva, ose kundërshti të hapur kthimin e Vjosë Osmanit në shtëpinë e saj lindake, LDK. Ata akuzojnë pasojat, duke amnistuar shkakun.
     Ishte 29 maji 2015, data kur mbahej Kuvendi i 8-të maskaradë “Zgjedhor” i LDK-së. Dr. Vjosë Osmani, me guximin qytetar dhe intelektual që e karakterizon, shpalli kandidaturën për kryetare të LDK-së. Ajo donte ta sfidonte kryetarin Isa Mustafa, i cili partinë e Dr. Rugovës e kishte bërë bisht e patericë të PDK-s.
     Kryetari me Kryesinë klan kishin uzurpuar krejt paligjshëm, kryesimin e Kuvendit, edhe pse tradicionalisht u përket delegatëve ta zgjedhin komisionin drejtues të Kuvendit.
     Debati që duhet t`i paraprijë zhvillimit të Kuvendit zgjedhor, tashmë, paradoksalisht, ishte përjashtuar. Sikur nuk mjaftonte kjo, vunë në zbatim klauzolën e shpikur dhe të shpifur nga klanorët -50+1-, kusht për t`i hyrë garës së presidentit.
     Gati për votim me aklamacion, votim i hapur, me ngritje dore! Vjosë Osmani e doktoruar në Drejtësi në SHBA, kërkoi, madje ngulmoi për votim të fshehtë, “sepse po zgjidhet kryetari i LDK-së”. Drejtuesit e Kuvendit e dinin se Isa Mustafa ishte katapultuar në kreun e LDK-së nga Hashim Thaçi me SHIK-un e tij. Andaj, votës së fshehtë në Kuvend nuk i mbijetonte.
     Dr. Vjosë Osmani, në përballje me matrapazët, shkelës të rregullave dhe ligjeve më elementare demokratike, kundër ndalimit të debatit demokratik dhe votës së fshehtë, u largua nga salla kuvendore
     Po atë ditë delegatëve të Degëve të LDK-së të Zvicrës dhe të Gjermanisë, të prirë nga kryetarja Donikë Gërvalla, nuk iu lejua pjesëmarrja në Kuvend.
     Pak muaj më vonë u mbajt Konventa e LDK-së. Kryetares të Degës ia dhanë materialin enkas për Konventën. Sapo hyri në sallën e Kuvendit, tre bodiguardë të ministrave të Isa Mustafës e tërhoqën zvarrë nga salla.
     Sjellja skandaloze, deri në rrugaçëri, u transmetua nga të gjitha mediet vizive dhe të shkruara. Asaj dite, në shenjë zhgënjimi dhe proteste, mijëra  anëtarë u larguan nga LDK-ja.
     Rikthimi i ish-presidentes Dr. Vjosë Osmani dhe pranimi në familjen e saj LDK, është dëshmi vetëfolëse se ndarja e vitit 2020 ishte më shumë se gabim, ishte faj i rëndë poilitik i një lidershipi të korracuar nën çadrën e PDK-së dhe SHIK-ut të saj.
      Ndërsa pala tjetër, Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, do të konsiderohej gabim, sikur të largoheshin dhe të pasivizoheshin, siç ka ndodhur me shumë individë dhe grupe, të cilët i bërrylonte Lidershipi dhe nuk jepte asnjë mundësi aktivizimi në strukturat e LDK-së.
     Përkundër, binomi Vjosa-Donika, ishin përkushtuar për misionin e shumëpritur nga shqiptarët, në përgjithësi, dhe nga populli, në veçanti. Misioni i shenjtë ishte bërja e ndryshimit të madh dhe jo kundër LDK-së. Synimi ishte largimi nga pushteti i “komandantëve”, të cilët përgjakën kundërshtarët politikë, të ndihmuar nga shtetet armike të Kosovës, uzurpuan pushtetin dhe zhvatën pasuritë e brezave shqiptarë.
     Bashkë me “komandantët” u shporrën nga drejtimi i LDK-së, klani që mbajti në pushtet PDK-në, me aleatët e saj, të koalicionuar në PAN-in kriminal.
                                           – V i j o n – 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Udheheqese me e keqe se ALBINI eshte vetem Vjosa Osmanka.
    Ajo asgje te perbashket nuk ka me dr. Rugoven.
    Ajo eshte antipod i dr. Rugoves.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu