ARKIVI:
9 Mars 2026

Kur e vërteta heshtet, libri flet, recension i Isidora Nikollëbibajt për librin „Lisi i Gjakut“ të Arber Shabanajt

Shkrime relevante

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

Shpërndaj

Nga Isidora Nikollëbibaj

Njeriu me karakter të qëndrueshëm, që vendos dorën në zemër dhe flet drejtpërdrejt, është një figurë e rrallë dhe e çmuar në kohët tona. Unë, si mbesë e xhaxhait tim, që ka qenë aktiv që nga stërvitjet në Qendrën Stërvitore përçarse të Burrelit, deri në vijën e frontit dhe betejat e ashpra në Pashtrik, mund të them me bindje se Arber Shabanaj është simboli më i pastër dhe enciklopedia e gjallë e Brigadës 128 – Pashtriku. Arber Shabanaj është vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Romani që thyen heshtjen

Libri „Lisi i Gjakut“ („Kur fjalët vrasin“) është një nga rrëfimet më tronditëse dhe të drejtpërdrejta që janë shkruar ndonjëherë mbi Luftën Çlirimtare të Kosovës. Si dëshmitar dhe protagonist i atyre viteve të zjarrta, autori Arber Shabanaj – një nga komandantët e UÇK-së me përgatitje të lartë ushtarake – ka thënë me guxim e saktësi të vërteta të pathëna, që për dekada janë fshehur nën pluhurin e harresës apo të frikës.

Në këtë roman, ai nuk i kursen kritikat as ndaj vetë strukturave të komandës së UÇK-së, duke shprehur bindjen se disa veprime mund dhe duhej të ishin bërë ndryshe. Ai shkruan:

“Eprori i lig është në gjendje që të shkrijë një armatë të tërë, vetëm që nesër të marrë për vete medaljen e gjakosur me gjakun e dëshmorit.” 

“Unë, si shkrimtar dhe luftëtar i lirisë, jam kronist, dëshmitar – jo misionar i një botëkuptimi të caktuar. Kështu që një deformimi të zhvillimit historik, i cili lidhet me tërë kombin dhe mendon të jetë vazhdimisht aktiv, unë iu përgjigja me literaturë. Meqenëse faktet dhe libri janë përgjigjja.”

Kur media hesht – dhe kush fshihet pas kësaj?

Më 17.06.2024, Arber Shabanaj ishte i ftuar në një intervistë të drejtpërdrejtë në RTK, në programin “Mirëmëngjesi Kosovë”, ku gazetarja Alketa Gashi Fazliu e intervistoi duke mbajtur me krenari romanin e tij në dorë. Por ky xhirim nuk u publikua kurrë në internet.

Përse? Pyetja është e hapur. Supozohet se materiali është fshirë përmes ndërhyrjeve të padrejta nga individë me ndikim, që përdorin ligjin e frikës dhe armët e heshtjes për të mbuluar të vërtetat që i mundon.

Kam kontaktuar vetë RTK-në për të marrë përgjigje, por deri më tani – asnjë sqarim. Një sjellje e tillë, për mendimin tim dhe sipas shumë intelektualëve atdhetarë, i ngjan strategjive të vjetra të okupatorit serb, që përdorte manipulimin dhe heshtjen për të fshehur dritën e të vërtetës shqiptare.

Pse duhet ta lexoni këtë libër?

Kur unë zgjedh një libër, zakonisht kërkoj këto tri gjëra:

  1. A ka autori përvojë reale me temën që trajton?

Po. Arber Shabanaj nuk është vetëm autor, por komandant dhe dëshmitar direkt i ngjarjeve.

  1. A e ka dëshmuar veten libri si klasik?

Po. „Lisi i Gjakut“ është një roman që ka zënë vend në ndërgjegjen kolektive të lexuesve si një vepër me ndikim të thellë.

  1. A ofron libri informacion konstruktiv dhe të vërtetë për historinë mbarëkombëtare?

Pa dyshim. Ky libër është një kontribut i çmuar, që lufton manipulimin dhe e vë në vend nderin e shumë të rënëve.

Mos lejoni që “recensat” e trilluara nga protagonistët evazivë të krimeve – të identifikuar qartë në këtë roman – të ju mashtrojnë. Mos shikoni vetëm çmimin kur bëhet fjalë për një vepër që ndriçon të vërtetën historike.

Ku mund ta gjeni librin?

Libri mund të porositet në këto platforma dhe botime:

  • Buchhandel.de (Amazon, Thalia)
  • Shtëpia Botuese Agora – (e gjeni në çdo librari, në Shqipëri & Kosovë – lexojeni …)

🟠 Arber Shabanaj – „Lisi i Gjakut“ („Kur fjalët vrasin“)

  • Shtëpia Botuese Neopubli GmbH / Epubli, Berlin
  • Roman 324 faqe
  • ISBN: 978-3-7584-5595-7
  • Çmimi: 19.99 EUR
  • Botim: Shtëpia Botuese „Neopubli GmbH“ / „Epubli“ 10997 Berlin

🔵 Shtëpia Botuese Agora – Tiranë

  • 336 faqe
  • ISBN: 978-9928-3122-3-5
  • Çmimi: 1000 Lekë
  • Botim: Agora, Tiranë, nëntor 2023

Artikulli: https://www.radiokosovaelire.com/doli-nga-shtypi-romani-lisi-i-gjakut-kur-fjalet-vrasin-i-autorit-arber-shabanaj/

Fjala e fundit

Fitorja më e madhe e Arberit është se ai ka mbetur vetvetja – i padjallëzuar, i pakorruptuar, dhe nuk është bërë si ata që duan ta fshehin të vërtetën.

Unë, nga një pozicion neutral, ju rekomandoj me bindje që ta lexoni këtë roman dhe të krijoni vetë gjykimin tuaj. „Lisi i Gjakut“ është më shumë se një rrëfim – është një thirrje për ndërgjegje dhe një dëshmi që nuk duhet të harrohet.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu