ARKIVI:
25 Maj 2026

Kur Ganimete Musliu Fillon t’i Besojë Rrenës së Vet

Shkrime relevante

Zoja Lohaj Konjufca – Kur matematika bëhet formulë e ndryshimit shoqëror

Nga Isuf Bajraktari Ka njerëz që i përshtaten rrethanave dhe ka të...

Udhëpërshkruesit perëndimorë për Ballkanin osman

Kasaba myslimane në Lumin Toplica, tashmë në Serbi Nikolle Loka, Tiranë Shekujt e...

Si është e mundur që Shqipëria të rikthehet tek të njëjtat figura, që vetë koha i ka konsumuar?

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë Çfarë do të thotë rizgjedhja e z. Sali...

Kur Ganimete Musliu Fillon t’i Besojë Rrenës së Vet

Jashar Etemaj, Oslo Ganimete Musliu e quan Kryeministrin Albin Kurti praktikues, përkatësisht...

Shpërndaj

Ganimete Musliu e quan Kryeministrin Albin Kurti praktikues, përkatësisht zbatues të politikave të Vaso Čubrilović.
Kjo deklaratë ndaj Kryeministrit Kurti është skandaloze, denigruese për vetë shtetin e Kosovës, një shtet që ka polici, shërbim inteligjent dhe prokurori.
Gënjeshtra e Ganimetes të çon te një pyetje e thjeshtë: nëse ajo “e di” se Kurti është tradhtar atëherë , Ganja ose duhet të jetë pjesë e ndonjë shërbimi sekret serb, ose të ketë informacione nga shërbimet inteligjente të Kosovës.
Po, Ganimete Musliu assesi nuk është agjente e BIA-s serbe, e as nuk ma merr mendja se është agjente e Shërbimit Inteligjent të Kosovës.
Ganimete Musliu është një patriote budallic e cila ka filluar të vuajë, dhe të mos arrijë më ta përballojë presionin e brendshëm që po ia shkakton fitoreja e LVV- së, gjegjesisht e Albin Kurtit.
Për momentin, Ganimete Musliu më ngjall më shumë keqardhje sesa zemërim.
Pse?
Sepse dikur ajo është përballur me probleme shëndetësore, ndërsa sot po e dëmton vetveten duke e ngritur zërin, duke ia rritur pulsin trupit të saj, duke u nervozuar dhe duke i besuar aq shumë rrenës së vet, sa në debatet televizive po çirret, po pisket dhe po e tjetërson fytyrën e saj, sikur të piktura e ankthshme të “ Klithma “e Edvard Munchut.
Dhe kjo nuk është vetëm e shëmtuar për debatin publik; është edhe e dëmshme për shëndetin.
Ganimete Musliu po duket sikur nuk po debaton më me kundërshtarët politikë, por me hijet që i ka krijuar vetë.
Ajo thotë ;se edhe po t’i fitojë LVV -ja 80% të votave, “nuk do ta lëmë të bëjë qeverinë”.
Para disa ditëve thoshte, ata , LVV -ja na derguan në zgjedhje sepse nuk donin t’a formonin qeverin.
Këto nuk janë më deklarata politike normale; këto janë shpërthime emocionale që e dëmtojnë demokracinë, por më së shumti vetë Ganimeten.
Ruaju, bre Ganimete.
Urrejtja dhe nervoza nuk e rrëzojnë kundërshtarin politik; shpesh e rrëzojnë vetë njeriun që i ushqen.
E siç ka shkruar Fyodor Dostoevsky:
“Njeriu që i gënjen të tjerët është i keq; por ai që i beson gënjeshtrës së vet është edhe më i humbur.”
Momenti më i rrezikshëm nuk është kur njeriu gënjen, por kur fillon ta marrë gënjeshtrën e vet për të vërtetë absolute.
Gane bre, kujdes të lutem. Po ta përkujtoj se shumë sëmundje fiziologjike mjekësia sot po arrin t’i shërojë. Por sëmundjet psikike ende e kanë më të vështirë trajtimin.
Respektoje demokracinë, votën e shumicës, trego demokraci qytetare si Churchilli dikur pas lufte, humbi po e respektoj votën e qytetarit duke argumentuar së për qet fitore kamë luftuar!
Trevat e Kosovës, Skenderaj, Deçani Rugova , Podujeva, Podguri…janë pjesë të Kosovës. Brenda shtetit të Kosovës nuk do të lejohet krijimi i “Skenderajistanit”, “Deçanistanit” apo “Rugovistanit”.
Ndije veten bre Ganimet qytetare të Kosovës.
Të respektojmë dhe të vlerësojmë, Ganimete Musliu — ty dhe krejt PDK-në, për aq sa keni kontribuar, dhe do të konzriboni.
Vota nuk duhet parë si fyerje apo dashuri personale ndaj një politikani. Ajo është një e drejtë individuale dhe demokratike, që secili qytetar e jep sipas bindjes së vet.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu