Kush e kërcënon gazetaren Liridona Vejseli, ai e zgjon një popull dhe përgjigjen e tij

Shkrime relevante

“Top Secret 2” dhe “lufta” e Serbisë për ta goditur Republikën nga brenda

Priof. Dr.  Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Ditëve të fundit, në sferën...

Kush e kërcënon gazetaren Liridona Vejseli, ai e zgjon një popull dhe përgjigjen e tij

Basri Beka, Prishtinë ____ Po kërcënoni Liridonën, por po zgjoni një popull: EDHE...

Pa Kosovën nuk do të ruhej gjuha shqipe në Ulqin, do të pësonte njësoj sikurse Plava

Petrit Llunji, Ulqin ___ PA KOSOVË NUK KA ULQIN ___ Ne në Mal të Zi...

Kush ishte akademik Mark Krasniqi – Profesor, nuk të harrojmë dot

Akademik Mark Krasniqi me 28 nëntor 2001, tek vendosja e përmendores...

Anton Çefa – një jetë në shërbim të fjalës shqipe dhe të kujtesës kombëtare

Anton Çefa me 10 veprat e tija Nga Frank Shkreli ___ ANTON ÇEFA –...

Shpërndaj

Po kërcënoni Liridonën, por po zgjoni një popull: EDHE UNË JAM LËVIZJA E DEÇANIT!
Është e turpshme, e neveritshme dhe e papranueshme të shohësh se si një grua, një nënë, një gazetare që ka guxuar të raportojë të vërtetën, po përballet me presion, kërcënime dhe frikësim në Maqedoninë e Veriut. Liridona Vejseli nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka thënë atë që ndodhi: klerikë muslimanë refuzuan të kryenin ritet e varrimit sepse mbi arkivol ishte flamuri shqiptar. Arsyetimi i tyre është sa banal, aq edhe i rrezikshëm: gjoja familja ishte “nën ndikimin e Lëvizjes së Deçanit”. Sipas tyre, ku ka flamur shqiptar, aty ka “Lëvizje të Deçanit”. Kjo nuk është teologji. Kjo është politikë e ndyrë që synon të etiketojë çdo shqiptar që mbron identitetin e vet si armik.
Ky është terror i pastër i islamit politik. Jo fe, por ideologji që do të zëvendësojë kombësinë me përkatësi fetare të importuar, që do të fshijë simbolet shqiptare dhe t’i zëvendësojë me pëlhurë të gjelbër. Ata që e bëjnë këtë nuk janë “mbrojtës të fesë”, por agjentë të një çoroditjeje që prej shekujsh ka tentuar të shuajë shqiptarinë. Populli ynë ka rezistuar 500 vjet. Do t’i mbijetojë edhe kësaj.
Kërcënimi ndaj një gruaje dhe familjes së saj, vetëm sepse ajo raportoi një skandal, është e patolerueshme. Kush e ul, kush e frikëson, kush e kërcënon me jetë një gazetare sepse guxoi të flasë për flamurin shqiptar, është armik i lirisë dhe i kombit. Kjo nuk është çështje “tolerance fetare”. Kjo është sulm ndaj dinjitetit kombëtar.
Prandaj sot është koha të zgjohemi. Të reagojmë fort. Të themi troç: ne nuk do të lejojmë që Maqedonia e Veriut të kthehet në terren ku shqiptari frikësohet të mbajë flamurin e vet. Në Kosovë nuk do të lejojmë që të njëjtat metoda të rrënjosën frikën. Kush e mbron flamurin, kush e mbron identitetin, nuk është “i Deçanit” – është shqiptar.
Edhe unë jam Lëvizja e Deçanit.
Edhe unë jam me flamurin.
Edhe unë jam me Liridona Vejselin.
Edhe unë jam me çdo nënë dhe çdo gazetare që guxon të thotë të vërtetën.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë të vetëm. Gjithë shqiptaria duhet të ngrihet dhe të thërrasë me një zë: mjaft me këtë terror! Mjaft me etiketime banale! Mjaft me frikësimin e grave që flasin!
Kush e sulmon flamurin shqiptar, sulmon kombin. Kush e kërcënon gazetaren që e mbron atë, është armik i lirisë. Dhe ne nuk do të heshtim.
Shih videon:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu