ARKIVI:
18 Maj 2024

Kush është Zeusi, Jezusi, Jupiteri – Etimollogjia nga gjuha Shqipe 

Shkrime relevante

A është fundi i kohërave në duart e zbatuesve të Protokolleve të të Urtëve të  Zionit?

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Këto protokolle kanë shkaktuar dhe po shkaktojnë një...

Tetë dekada në pritje të drejtësisë, për gjenocidin nga Greqia në Çamëri 80 vite pas

Fahri Dahri, studjues i çështje çame 80 vjet më parë, në trojet...

Për Marrëveshja e Konçulit të 20 majit 2001

Nga: Prof. Refik Hasani Marrëveshja e Konçulit (20 maj 2001-20 maj 2024) Më...

Shpërndaj

Afërdita Zaja, Norvegji

Tek Iliada e Homerit (750 vite përpara Krishtit) Akili duke  u lutur thotë “ O i lartmadhërishmi Zeus,  je pellazgu dhe mbreti i Dodonës. Sipas shkrimeve të lashta Dodona ishte orakulli i Perëndeshës së tokës “Gaya” (fjalë e cila etimollogjizohet gjithashtu vetëm nga shqipja dhe aspak nga greqishtja, shiko studimet e tjera të Afërdita Zaja). 

Perëndia Zeus shikohet si “Indra”, kryetari i perëndive “Deva” në parajsë, sipas diturisë së vedave parajsa quhet Swarg.  

Simbolet e Zeusit janë: Rrufeja, vetëtima, Demi (ku ai rrëmben perëndeshën Europa), Shqiponja, stuhitë, shirat, rrjedhjen e lumenjve, luftat etj. Disa herë merrte formën e Mjelmës, Demit, shqiponjës etj. 

Mitologjia dhe fuqitë e Indrës janë të ngjashme me hyjnitë e tjera indo-  evropiane si Jupiteri i Romakëve, Thor i skandinavëve. 

Sipas pellazgëve perëndesha Rhea në Kretë, në mënyrë që Kronosi të mos e vriste/hante Zeusin ajo e vendosi Zeusin fëmijë në një shpellë guri (Petë) ku ai mori ushqim nga një dhi e shenjtë që quhej amalthea (dhi e embël). Ndërsa Rhea mbështolli një pjesë shkëmbi (guri) të cilën Kronosi e gëlltiti. Pjesa Piter lidhet edhe sipas mësuesit tim të nderuar Petro Zhejit me shqipen Petë (gur). Petra ne greqisht do të thotë gur, që lidhet direkt me shqipen gur, Petë. Në Jordani është një ndërtesë shkëmbi, guri që quhet Petra. Ndër të tjera Zeusi mbahet si babai apo komandanti i qenieve në Parajsë, shpeshherë në shkrime të lashta romake quhet edhe si Padre Zeus (ang. father of gods). 

Një nga simbolet e Zeusit ishte edhe rrufeja, vetëtima, bubullima pra zhurmë, zëri që vjen nga qielli. Vetëtima pra energji elektrike në qiell që lëshon zë, pra “asht zë” pra Zeus. Në shqip fjalët zë, zog, Zot, Zanë lidhen me rrënjën shqip Zë (folura). Sipas mitologjisë pellazge Zeusi shfaqet shpeshherë me një shqiponjë (shpend, zog), që realisht është Perëndia superiore Vishnu, Narayan i cili gjithmonë paraqitet sikur fluturon me shqiponjën e tij Garud. 

Zeusi sipas vedave quhet si Indra, i biri i Perëndeshës qiell Aditi, vëllai i tij ishte Agni pra kemi një lidhje midis Zeusit dhe elementit zjarr në formën e vetëtimës apo armës që ai zotëron që quhet Vajra apo çekiçi i Thor-it apo shpata e Arturit (pasi Arturi u bë një me Tokën ai mundi ta ngrinte shpaten nga toka). Indra sipas vedave e merr forcën e tij nga Zoti suprem i gjithë Shiva i cili përfaqëson energjinë elektrike, vetëtimat, forcë drejtësie, syri i tretë etj. 

Cdo ditë e javës përfaqëson gjithashtu edhe një planetët apo sic e quan astrologjia e vedave “graha”, që janë ndër të tjera arkeotipe. Bie fjala Dielli mbizotëron ditën e diel, Hëna ditën e henë, Marsi ditën e martë, Mërkuri ditën e mërkurë, Jupiteri/Zeusi ditën e enjte, Venusi ditën e premte, Saturni ditën e shtunë. Përse vallë Jupiteri/Zeusi lidhet me ditën e enjte? 

Dituria e Vedave është edhe e Shqipëtarëve të lashtë të kohëve të arta, sepse dituria që ata zotëronin ishte e artë, hyjnore dhe si të ndricuar që ishin këtë dituri ata e kanë lënë trashëgimi në gjuhën shqipe por gjer tani vetëm Petro Zheji ka zbërthyer dhe nxjerrur perlat e koduara të shqipes. 

Një nga 5 elementët e natyrës është edhe zjarri, i cili quhet në sanskritisht “Agni” dhe në literaturën e Vedave Agni (zjarri) është një Zot madhor vëllai binjak i të cilit është Indra i cili është korrespondues me Zeusin e Pellazgëve, Perëndia e stuhisë, shiut, vetëtimës. Agni dhe Indra (Zeusi) shfaqen përherë së bashku pra vetëtima, bubullima në formën e energjisë elektrike, zjarrit. Në kapitullin 13.3 të Atharvaveda thuhet se Agni bëhet Indra (Zeusi) kur ndricon qiellin. Rrënja shqipe “zë” nga aspekti i zjarrit e gjejmë tek fjala “ziej, zjeu”, “nxeh” si edhe tek fjala “ndez” (i vë zjarr, eng. ignite, lat. ignis). 

Sipas Karl Treimer Ilirët e lashtë adhuronin Zotin zjarr që quhej “Enji”. Studiuesi francez Francois Pouqueville ka regjistruar dy terma të vjetër në shqip për të enjten që është “e igniete” dhe “e en-gnitia”. Arbëreshët përdorin “e egn’te, enjite, ente, engjte, injte”. 

Agni në shqip është në shumë emra si Anjeza, Anisa etj. Fjala “e enjtur” (m’u ënjtë dora, kur digjesh të fryhet dora). Në shqip kur nxehesh themi të hypën “inati”, si edhe “ngroh”, “ngrënie” sepse kur hamë ushqim ajo digjet dhe prodhon nxehtësi, energji që ti përdor përditë për të jetuar. Të lashtët shqipëtarë e kishin shumë të qartë lidhjen midis elementit zjarr “agni” dhe ditës së enjte. Mund të shtojmë se fjala shqipe “agon” (drita e parë e mengjesit) lidhet me agni, me një nisje, sepse pa energji, zjarr (ang. ignite, slloven. ogenj, serb. ogenj, polonisht ogien, lituanisht ugnis etj) apo ndezje s’mund të nisësh asgjë prandaj agni në shqip e gjejmë tek fjala “nis, nisje” të cilët latinët e kanë huazuar më vonë për të krijuar fjalët “initium”, italisht inizio, eng. initial etj. (Lidhja midis nis, nuse, hyj-nesh tek Shqipja dhe Sanskritishtja). 

Në shqip kemi gjithashtu fjalën nis dhe nesër (ang. tomorrow), mali i Tomorrit quhet si banesa e perëndisë pellazge Zeus, i cili gjithashtu quhej Zojz, Zoti rrufe i qiellit në mitollogjinë pagane shqipëtare. 

“Jove” ishte emri origjinal i Perëndisë romake e ngjashme me Jupiterin nga e cila vjen dita e enjte në italisht “giovedi” (Jove dies = dita e Jove), si edhe ang. jovian (i ngjashëm me Jupiterin) jovial, joy (gëzim, gaz). 

Në mitologjinë nordike Perëndia e ditës së enjte quhet Thor, më i fuqishmi pas Odinit (që ngjason me Mërkurin, pra enjte Thor dita pas merkurës), prandaj quhet dhe i biri i Odinit, pra ai që erdhi pas Odinit. Thor është gjithashtu perëndia gjermane dhe skandinave e vetëtimave, ai që sundonte mbi motin. Si rrjedhojë në anglisht kemi enjte = Thursday pra dita e Thor (JupiTer), norvegjisht torsdag. 

Po të rikthehemi përsëri tek dituria e Romakëve, epoka e shenjës së peshkut (të cilën planeti Jupiter e zotëron) në fakt ka kaluar këto dy mijëra vitet e fundit, me simbolin e besimit (norv. tro = besoj) tek kisha, kristianizmi etj. Numri simbolik i Jupiterit është Pesa – Peshk (papa e romës kanë peshkun si simbol parësor tek kapelja e tyre). Besimi i tyre tek Jezusi, ka qenë thjesht adhurimi për perëndinë Zeus, nga i cili vjen edhe emri JeZus pra është c’ështje astrotheologjie. Jezusi për ta ishte edhe dielli që ndodhet në epokën e Peshkut (të udhëhequr nga Jupiteri) me 12 dishepujt që janë vecse 12 shenjat e horoskopit. Epoka e Peshkut ka mbaruar tashmë dhe njerëzimi ka hyrë në epokën e Ujorit, nuk jemi më tek epoka e “besimit” por tek epoka “e ndricimit të dijes së vertetë”. 

Tashmë le të rikthehemi akoma më mbrapa tek Vedat të cilët janë duke u rikthyer falë Avatarit dhe mësuesit tim Prashant TriVedi. Shqipja e ka brenda diturinë e Vedave por studiesit e sotëm të shqipes nuk arrijnë dot t’a prekin këtë gjë për shkak të mungesës së diturisë botërore, kozmollogjisë, shkencave etj. Vetëm Petro Zheji, mësuesi im mëndjendricuar ka arritur ta realizojë këtë gjë, pas tij edhe unë. 

Tek astrologjia e Vedave planeti Jupiter që quhet gjithashtu Brahaspati ishte mësuesi/guru/këshilltari/orakulli i Perëndisë Indra/Zeusi. Pra një lidhje të qartë midis planetit Jupiter dhe Zeusit. 

Shqipja është mjaft e lidhur me sankritishten dhe si gjuhë e pastër dhe e pasur që është na revelon plot sekrete me operatorët e saj të lirë dhe hyjnor. 

Në shqip kemi zë dhe nxë = fitoj njohuri të reja, mësoj, bëhem nxënës. Jupiteri përfaqëson diturinë, të mësuarit. Bashkëshortja e tij ishte Tara, prej nga vjen edhe fjala star, dituria mbi yjet, krijimin dhe gjithcka. 

Jupiteri, Zeusi nuk janë pjellë e imagjinatës apo perëndi pagane por entitet apo Perëndi të vertetë. Vetëtimat, shiun, stuhitë i përjetojmë në cdo kohë apo jo? 

Intervista e plot ku Edison Balliu e pyet Afërdita Zaja mbi Zeusin është në youtube, kliko me poshtë: 

Kush është Zeusi , Jezusi, Jupiteri, dita e Enjte – Etimollogjia nga Shqipja – YouTube 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Keni marrë një rrugë të gabuar!
    Shiko atë inxhinierinë e ndërtimit moj vajzë,lëri arsyetimet skizoide..
    Psikika e sëmurë e llogjika e pa latuar e shqiptarit do gjejnë te përçarjtet tuaja një drogë që do t’i shtyjë edhe më tej drejt errësirës!
    Drita e Diturisë do na shpjerë përpara kanë thënë rilindasit tanë.
    Po e diturisë jo e gomarllëqeve me vedra dhe me “qendra që qendrojnë”!
    Del një psikopat si Petro Balli ,që ti ma quan rilindas dhe hop të shkau mendja ty !
    Si nuk të vjen rëndë që gjuhën e shqiptarit e shpreh me simbole dhe algoritme matematike….cili shqiptar e paska përdorur këtë,je në vete ti!
    Yt gjysh dhe yt atë paskan ditur Matematikë Quantike?????
    Ka mjekime Afërditë!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu