ARKIVI:
9 Mars 2026

Lamtumirë rapsodi i ditëve tona, Demir Krasniqi

Shkrime relevante

Europa, 8 Marsi dhe të drejtat e gruas

Shqipe Bytyçi, Zvicër  Historia e të drejtave të gruas, bile edhe në...

Liga Arabe: Përpiqet të ndërmjetësojë, merr raketa si përgjigje

Arab League Secretary-General Ahmed Aboul Gheit, listens to speakers during a...

Transformimi dhunshëm në serbë i shqiptarëve të Shestanit, sipas KrajaPress

Gjatë epokës së Jugosllavisë komuniste, një pjesë e katolikëve nga Shestani...

Çun Lajçi : Po digjem unë, le të digjet edhe Kosova, shfryhen e zgërdhihen!

Çun Lajçi, Prishtinë Teneqe milet po na thonë. Po flisja me vorret e...

Shpërndaj

Nga: Mehmetali Rexhepi, Gjilan

Lamtumirë rapsodi i ditëve tona

Demir Krasniqi (1950-2021)

Lajmi i vdekjes gjithnjë vjen si dush i ftohtë, si tronditje e çastit të sapo marrjes së njoftimit… Edhe kësaj radhe erdhi, sikurse me rastin e këtij njoftimi për ikjen nga bota materiale e arsimtarit, këngëtarit, mbledhësit të folklorit të traditës, autorit të një sërë librash me këngë dhe të shkrimeve publicistike: Demir Krasniqit!… Demir Krasniqi që heret e kultivoi këngën shqipe, duke luajtur me violinë me vëllain e tij Hazirin, por edhe me instrumentalistë tjerë… Punoi me përkushtim për ruajtjen e traditave të folklorit shqiptar, të rapsodisë; mirëpo komponoi edhe këngë popullore të lirikës qytetare…

Para Luftës Çlirimtare, veçmas pas çlirimit të Kosovës nga okupimi i Serbisë, iu përkushtua grumbullimit, vjeljes dhe përpunimit të rapsodive, në brendi të cilave vendosi frymën epike të dëshmorëve, heronjve, martirëve, viktimave të dhunës e gjenocidit shekullor serb… Trajtoi në vargje shembuj qëndrese e sakrificash dhe, solli një mori publikimesh, qoftë për rapsoditë historike, qoftë për poetikën popullore lirike të kënduar…

Demir Krasniqi bëri monografi për këngëtarin popullor Qamili i Vogël, si dhe vëllime tjera librash më gërshetime motivesh epike-lirike… Këndoi në shumë mjedise dhe ahengje, mori pjesë edhe në festivalin e kultivuar, atëbotë të popullarizuar “Akordet e Kosovës”, përkrah emrash të shquar të këngës shqipe, si Nexhmije Pagarusha, e të tjerë. Kështu, Demir Krasniqi u popullarizua në mjediset tona dhe, pothuaj se tërë jetën u përpoq të mbante gjallë jetën muzikore në Kosovë, në mjedise të mbyllura dhe të hapura të Kosovës. Doemos etnomuzikologjia shqiptare do t` i ketë borxh veprimtarit muzikor Demir Krasniqit, që t`i qaset në të ardhmen gjithanshëm studimit për opusin e këtij kompozitori, kantautori dhe vjelësi të zellshëm të folklorit muzikor shqiptar. Gjithsesi me interes, edhe në këtë rrethanë zije, vlen të theksohet ingazhimi publicistik për aktualitetin i Demir Krasniqit…

I palodhshëm për t`i pasqyruar në mënyrën e vet ngjarjet e pakëndshme dhe arritjet në shoqëri, me anë satirizimesh, ironizimesh dhe brohoritjesh të rimuara në strofa vargjesh dhe artikujsh në portalet: Rajoni press, “Zemra Shqiptare” e gjetiu… Këngëtari dhe rapsodi Demir Krasniqi pushoftë në dheun e Kosovës së lirë!

________

Intervistë Ekskluzive me këngëtarin, kompozitorin, poetin dhe publicistin, Demir Krasniqi

Zemra Shqiptare, 04.07.2009

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu