Libri shkollor i historianit Rade Mihaljçiç , i tronditë serbët

Shkrime relevante

Kur shqiponja shpallet “haram”, ndërsa urina e deves rekomandohet si mjekim

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Kur predikimi fetar përplaset me identitetin kombëtar...

Vushtrria në provë: Kisha e Zogajt, protestat dhe përplasja mes lirisë fetare dhe islamizimit politik

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Vushtrria po kalon një moment që duhet...

Mos na shisni filozofi, mishërojeni atë !

Lekë Mrijaj, Klinë ____ Ka disa ditë që në Facebook më ka rënë...

Policia e Kosovës dhe prokuroria të marrin masa të menjëhershme ndaj portalit/faqes “Zëri i Vushtrrisë”

Basri Beka, Prishtinë ____ Bëj thirrje të fortë që Policia e Kosovës dhe...

Shpërndaj

Rade Mihaljčić – historian dhe akademik serb, tashmë i ndjerë
Një libër historie për klasën e gjashtë në Serbi ka shkaktuar reagime të forta dhe polemika në qarqet akademike dhe mediatike, pasi në të thuhet se shqiptarët janë popull autokton në Ballkan, ndërsa serbët janë ardhacakë që u vendosën në tokat e tyre.
Sipas mediave serbe, ky detaj është cilësuar si “skandaloz” për mënyrën se si paraqitet historia mesjetare e Serbisë.
Libri është botuar nga Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Serbisë dhe është shkruar nga historiani Rade Mihaljçiç, profesor në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Beogradit dhe anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve.
Në tekst thuhet qartë se sllavët – përfshirë serbët – ishin emigrantë në Ballkan, ndërsa shqiptarët përshkruhen si pasardhës të ilirëve dhe si popull vendas.
“Vendasit janë shqiptarët, të cilët ishin pasardhës të ilirëve,” citohet në librin shkollor.
Autori flet gjithashtu edhe për pushtimet osmane në trojet shqiptare, duke theksuar se shqiptarët ishin pala e dëmtuar historikisht.
Ky përshkrim ka shkaktuar zemërim te disa historianë serbë. Profesori universitar John Deretiç ka reaguar ashpër, duke e quajtur përmbajtjen e librit të papranueshme dhe duke kërkuar rishikim të saj.
“Në këtë libër shkollor thuhet se sllavët erdhën në Kosovë e Metohi dhe atje gjetën ilirët, që janë shqiptarët e sotëm. Thuhet se ua morën shtëpitë dhe tokat, dhe se për këtë arsye ata u detyruan të shkonin në male për të jetuar me bagëti. Kjo është skandaloze. Çfarë duhet të mësojnë fëmijët tanë nga kjo?”, ka deklaruar Deretiç.
Rade Mihaljçiç ka lindur më 21 janar 1937 dhe njihet për studimet e tij mbi historinë mesjetare serbe, veçanërisht për Perandorinë Serbe dhe Betejën e Kosovës.
Me respekt
Flor Bruqi, Prishtinë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu