Liri për Gjin Morinën

Shkrime relevante

Kohë maskarenjsh…, apo kur morali shoqëror struket në vrima?!

Afrim Caka, Gjakovë ____ ERDHI KOHA E MASKARENJEVE, MORALI SHOQERISE STRUKET VRIMASH Ku ka...

Mark Gjonaj kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe jep dorëheqje nga Këshilli Koordinues i Diasporës

Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe i Asamblesë së...

Reagim i intelektualëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Mërgata Shqiptare në botë për dhunën policore ndaj të rinjve e të miturve në Shqipëri

RRJETI I INTELEKTUALËVE MBARËSHQIPTARË, me seli në Tiranë, Shqipëri DHE MËRGATA SHQIPTARE NË...

Malli midis birit dhe nënës kapërcen dhe vdekjen, analizë poezisë së Sinan Vakas, “Letër nënës pas vdekjes”

Nga Kujtim Mateli Malli midis birit dhe nënës kapërcen dhe vdekjen Poezia “Letër...

Shpërndaj

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë
Në një reagim të gjatë të kryetarit të Kishës Protestane Ungjillore të Kosovës, dr Femi Cakolli, të publikuar dje, mësova më shumë për “arsyet” reale përse ditë më parë Policia jonë arrestoi poetin Gjin Morina. Po aty mësova se Gjykata Themelore e Gjakovës i paska shqiptaur masën e arrestit për 30 ditë, duke e arsyetuar këtë se përmes një poezie na paska kryer vepërën penale “nxitje e përçarjes dhe mos durimit”!
Gjin Morinën personalisht nuk e njoh. Nuk kam lexuar gjithashtu asnj poezi të tij. Sot bëra përpjekje ta siguroj vëllimin me një titull sinjifikativ e tejet metaforik “Bubullimë në shpirt”, që ai paska nxjerrë më 11 gusht.
Më vjen tmerrësisht keq, që në këtë Republikën tonë, në vend se Gjini t’i gëzohej publikimit të librit me poezi, ai paguan tagër për këtë fakt!
Më iritoi tej mase mënyra e kidnapimit të tij nga ana e Policisë. Po e them kidnapim, meqë, sipas këtij reagimi që zura në gojë më lart, Policia nuk paska pasë fletarrest të lëshuar nga Prokuroria, ose së paku nuk ia ka dhënë paraprakisht z. Gjin Morina.
Jam tejet i indinjuar me këtë veprim të Policisë dhe përgjithësisht të Drejtësisë sonë, që me këtë rast gjykoj se ka rënë në provim keq, duke lënduar imazhin e Republikës sonë.
Ftoj institucionet përgjegjëse që të kryejnë detyrën e vet dhe Gjin Morina të lirohet menjëherë, ndërkaq atij dhe familjes së tij, t’ i kërkohet falje publike.
Pres njëkohësisht, nga dikasteret përkatëse të Qeverisë të bëjnë punën e vet dhe të iniciojnë veprime konkrete ndaj instancave të Prokurorisë, Policisë dhe Gjyqësorit, duke kërkuar madje edhe që të marrin masat e duhura disiplinore dhe, nëse ka shkelje ligjore, të shkohet më tej ndaj cilësdo instancë të këtyre strukturave.
Shteti i së drejtës nuk ndërtohet duke arrestuar poetë që kanë shprehur me gjuhën e poezisë, pikëpamjet e tyre, qofshin ato edhe të papajtueshme me moralin publik.
Poetët dhe Liria nuk burgosen!
Prishitnë, 17 gusht 2021 Dr Sadri Ramabaja

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu