ARKIVI:
21 Qershor 2026

Loja e “tre emrave” nga LVV-ja, konsensus për publikun apo kontroll mbi pushtetin?

Shkrime relevante

Mos harro…!

Afrim Caka, Gjakovë ____ Një letër drejtuar, personalisht Sali Rexhes….! Gjakovë, 21 qershor 2026 Shanë...

“Maskat” heqin flamurin e Izraelit në Tiranë, reagon Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë

Alberto Leka, Prishtinë Maskat Heqin Flamurin e Izraelit, Reagon Ministria e Jashtme Sipas...

Victoria Times (1975) / Udhëtim në Shqipërinë e izoluar, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve meshkuj

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Qershor 2026 “Victoria Times (Australi)” ka botuar,...

“Snajperkat nga SHBA-të” dhe rrenat e Xhabir Zharkut

Reshat Sahitaj, Durrës * MERITAT E TJETËRKUJ –MOS I PËVETËSONI SA JEMI...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
_____
Ky “propozim”, në fakt, kombinon disa pretendime dhe qëllime të caktuara, ku synohet që njëkohësisht: të zhvendoset apo të adresohet definitivisht “adresa” e përgjegjësisë; të rikonfirmohet një legjitimitet i arritur simbolik me zgjedhjet e 28 dhjetorit; dhe të ruhet niveli i presionit mbi PDK-në dhe LDK-në, pra mbi opozitën, deri në dështimin e plotë të konsensusit.
Ky lloj kurthi, që mund të themi se politikisht është “i lejuar”, por moralisht i kontestuar nëse e dekonstruktojmë me argumente sociologjike, ndonëse në pamje të parë duket si një hap i duhur për kompromis, në fakt, nga “leximi” ynë sociologjik, kur kjo iniciativë nxirret nga rrafshi formal, merr konotacione të një strategjie të njohur për menaxhimin e situatave konfliktuoze dhe refuzimit politik.
Në pamje të parë, ky propozim, në situatën e krijuar paszgjedhore, përveç që duhet të funksionojë si mekanizëm për zhvendosjen e përgjegjësisë politike, merr edhe një rol tjetër që opozita mund të mos e “nuhasë” fare, e ai është pozicionimi i LVV-së jo më si aktor dominues i gjithë procesit, por si një arbitër vendimarrës që pret zgjidhje nga të tjerët.
Pra, “oferta” e ndërtuar mbi narracionin e kompromisit të fundit, në stilin “take or leave it”, është përpjekja finale për ta betonuar shfajësimin e saj, por në të njëjtën kohë edhe për ta katapultuar me saktësi milimetrike përgjegjësinë mbi pakicën opozitare. Kjo është një strategji klasike e njohur e transformimit të rolit: nga ai vendimmarrës në rol gjykues, duke ruajtur kështu kapitalin e arritur politik dhe duke shmangur koston e dështimit vetanak.
Ideja tjetër po aq e rëndësishme është që ky propozim “shpresëdhënës” të vazhdoj të fuqizojë edhe më tej perceptimin publik që veç mori vulën e “testimit” në zgjedhjet e 28 dhjetorit, se pushteti është i hapur për kompromis, ndërsa opozita potencialisht refuzuese.
Megjithatë, unë mendoj se ky propozim, i cili po kuptohet qartë edhe “midis rreshtave”, është i gabuar dhe mbart rreziqe potenciale që, në zgjedhjet në horizont, ka me e ulë dukshëm perceptimin publik për VV-në. Sepse asnjë konditë sociopolitike (elementi diasporë) e asnjë indikator ekonomik (kriza evidente)nuk është në favor të ndonjë rritjeje të mëtejme, ashtu siç mund të mendojnë strategët naivë të këtij subjekti. Në fund, mbetet dilema “hamletiane” se a është ky propozim hap drejt zgjidhjes, apo një mënyrë e sofistikuar për ta menaxhuar krizën duke e zhvendosur fajin te opozita? Përgjigjja, si zakonisht në politikë, nuk qëndron te forma e propozimit, por te qëllimi i tij real…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu