ARKIVI:
20 Maj 2024

Lufta në prag !

Shkrime relevante

Shpërndaj

Fatmir Bajraj

“Pasojat masive” si kërcënim, nuk zbrapsin agresionin rus mbi Ukrainën !

Kërcënimi amerikan ndaj Kremlinit zyrtar, përkatsisht ; ai i Presidentit amerikan Jo Biden ndaj Presidentit rus, Vlladimir Putin, se në rast të pushtimit rus të Ukrainës, Rusia do të përballët me sanksione të ashpëra ekonomike deri të tilla që Sekretari i Shtetit, z.Blinken, i cilëson si “pasoja masive”, jo vetëm që nuk ndalin agresionin e planifikuar rus mbi Ukrainën, por Rusia e merr si mesazh trimërues për ekspansion dhe invadim të Rusisë në një shtet sovran siq është Ukraina !

Sun Zu : “Të nënshtrosh armikun pa luftuar, është kulmi i aftësisë ushtarake”, dhe këtë do Rusia !

Rusia e Putinit, ka “lëxuar” leksionin e SHBA-vë, NATO-së, BE-së dhe Përendimit përgjithësisht, me rastin e aneksimit të Gadishullit të Krimes në shkurt-marsin e 2014, ka testuar vendosshmerinë e tyre e cila ishte kryekëput verbale dhe me vokabolarin e brisht ; “dënojmë aneksimin rus të Krimesë” !

Një Admisnistratë e Bushëve dhe e Klintonit, do sillej ndryshe !

– Rusia në alencë me Kinën dhe Iranin në njërën anë, dhe përballë një Amerike të pavendosur kundrejt një këcënimi real të Rusisë gjithnjë e më agresive në planet në anën tjetër ;
Bashkimi Europian, heterogjen, divergjent dhe jounik brënda vetës, i hendikepuar pa Britaninë e Madhe dhe më një Hungari gjithnjë e më kontraverse dhe problematike për vlerat që ndan Europa, si dhe një Ballkan i trazuar me një Serbi të lastuar nga Rusia e t’përkdhelur nga BE-ja, dhe s’fundmi një Turqi Erdoganiste, pro-ruse dhe gjithnjë e më tepër larg Përendimit dhe vlerave Euro-atlantike, e bëjnë të lehtë ekspansionin rus, jo vetëm në ish Republikat Sovjetike, por edhe në zemër të Europës dhe n’Ballkanin Përendimor.

Kerkesat ultimative të Rusisë së Putinit, drejtuar NATO-së dhe SHBA-ve, në lidhje me zgjerimin e Alencës në lindje dhe me theks të veqantë në zonën e influencës ruse dhe mbi Ukrainën, kan për qellim të fitojnë luftën pa luftë, që i bije se Përndimi duhej të terhiqej nga planet e sigurisë dhe për zgjerim të Aleances veri-atalentike në Europë dhe në vendet e ish Bllokut Socialist.

Në të kundërt, pas reagimit të vakët të Perendimit dhe të ç’akorduar n’krye me SHBA-të, dhe Administratën e Bidenit, Kremlini i trimëruar do mësyejë Ukrainën dhe do ta pushtoj me një plan rrufe, duke e vënë para aktit të kryer, jo vetëm Ukrainën, por edhe Bashkësinë Ndërkombëtare, me theks të veqantë, Amerikën dhe NATO-në, të cilën e dëmtojnë vendimet politike të njësive të saja, gjithnjë e më divergjente dhe jo-unike.

SHBA-të, n’krye të NATO-së, n’defanzivë !

Të vetëdijshëm për planet ruse dhe të Putinit, invazioni rus në Ukrainë, në vend të preventives serioze, e cila sipas mendimit tim, edhe nga përvoja e jonë e luftërave në ish Jugosllavi, do duhej të ishte me e fuqishme dhe ma e drejtpërdrejt, dhe kjo do thoshte të mos flitej për sanksione ekonomike, por për ndëshkim ushtarak adekuat të menjëhershëm dhe nga të gjitha anët, dhe atë jo vetëm mbi caqet ushtarake ruse brënda Ukraines, por edhe në vetë Rusinë dhe Bjellorusinë e cila është kthye në infrastrukturë dhe logjistikë e një pushtimi të mundshëm dhe real të vendit fqinjë-Ukraina !

Ukraina sot, sikur Gadishulli i Krimes dje, mish për top për Përndimin.

Ky vend sovran, pritet të pushtohet, poqëse paraprakisht nuk plotësohen apetitet ruse në gjithë botën nga ana e SHBA-ve dhe Përendimit, në çka unë nuk besoj, por më pas, çdo intervenim i vonuar do të jetë me pasoja katastrofale për palet n’konflikt, për SHBA-të n’krye të NATO-së, dhe vetë rendin botëror i cili do të pësojë një metamorfozë të padiskutueshme nga ky precedent unik i pas luftes së ftohët.
SHBA-të, sot duhet të marrin rolin e lidershipit botëror, duke paralajmëruar Rusinë e Putinit dhe të gjithë mbeshtetësit e Tij në pushtimin e Ukrainës dhe shëmbjën e Rendit Botëror, siq janë Kina, Irani, Turqia, Hungaria, Serbia, Koreja e Veriut, se kjo çasje e tyre do gjejë përgjigjën adekuate dhe mallkimi mbi ta nuk do të mungoj, dhe kjo duhet të bëhet jo vetëm me gjuhën e paqartë diplomatike, por qartë dhe troq me gjuhën që kuptojnë, atë të këcënimit dhe ndeshkimit adekuat.

Bota pret në ankth, planet dhe strategjinë pushtuese të një hegjemonije gjithnjë e n’rritje, siq është Rusia e Putinit, e cila shfaqë rrezik për kontinentin dhe vetë planetin i cili mund të sfidohet nga lider të krisur siq është Diktatori Putin.

Dua t’besoj edhe pse nuk besoj, se një zgjidhje paqësore e Përndimit me Rusinë është e mundur, kur kam parasysh palët e involvuara dhe interesat diametralisht të kundërta, të cilat janë ushqye që nga rënja e perdes së hekurt, alias përfundimit të luftës së ftohët.

Do isha më i lumturi n’botë, sikur shqetësimi im të mos provohej dhe e ardhma e brezit tim dhe brezave të rinjë në gjithë botën të jetë në paqe dhe në harmoni të njerëzishme dhe t’natyrshme.

Koha po na ikën shpejt…!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu