ARKIVI:
19 Korrik 2026

Mark Burns, pastori amerikan, i kërkon Kosovës t’i garantojë Patriarkut Porfirije qasje të pakufizuar në  manastiret ortodokse

Shkrime relevante

Çelësi i ringritjes së LDK-së në dorën time, jo të klanorëve!

Për ta kuptuar hipokrizinë e klanorëve në LDK mjafton ta analizoni...

Mark Burns, pastori amerikan, i kërkon Kosovës t’i garantojë Patriarkut Porfirije qasje të pakufizuar në  manastiret ortodokse

Foto: Srpska Pravosllavna Crkva (Kisha Ortodokse Serbe). ____ Prishtinë, 19.07.2026 ____ Pastori amerikan Mark Burns...

Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani

Hans Rustad  / Document.no Dy ushtarë amerikanë janë vrarë nga Irani në...

“Mos u dorëzo Ines”

Lirim Gashi, Prizren Poezi Poezinë lirike "MOS U DORËZO INES", së shpejti do...

Ëndrra nuk mund të vdes, për aq kohë sa SHQIPTARI jeton

Nga Aurel Dasareti Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet...

Shpërndaj

Foto: Srpska Pravosllavna Crkva (Kisha Ortodokse Serbe).
____
Prishtinë, 19.07.2026
____
Pastori amerikan Mark Burns u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i garantojnë përgjithmonë Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, qasje të papenguar në Patriarkanën e Pejës, Manastirin e Deçanit dhe në të gjitha objektet e tjera fetare të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Burns kërkoi që kreu i Kishës Ortodokse Serbe të mos përballet më me ndalesa hyrjeje apo procedura administrative, përfshirë edhe obligimin aktual për ta njoftuar vizitën 72 orë më parë.
Deklarata e tij u publikua pasi ai zhvilloi një vizitë disa ditore në Kosovë dhe Serbi, ndërsa u shpërnda edhe nga Manastiri i Deçanit në rrjetin social X.
“Patriarku nuk duhet të trajtohet si kërcënim politik”
Burns tha se gjatë vizitës së fundit pati mundësinë të vizitonte, së bashku me Patriarkun Porfirije, Patriarkanën e Pejës dhe Manastirin e Deçanit, të cilat i cilësoi si qendrat historike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Serbe.
Sipas tij, patriarku duhet të ketë mundësi të hyjë lirshëm në Kosovë për të ushtruar misionin e tij fetar, për t’i vizituar besimtarët dhe për t’u lutur në manastiret historike.
“Ai nuk duhet të trajtohet si një kërcënim politik dhe as të përballet me pengesa të panevojshme vetëm për të vizituar shtëpinë shpirtërore të Kishës së tij”, deklaroi Burns.
Ai kritikoi edhe rregullin sipas të cilit vizitat e Patriarkut duhet të paralajmërohen 72 orë përpara, duke kërkuar që kjo praktikë të rishqyrtohet.
Sipas Burns, ndalesat e mëhershme ndaj Patriarkut Porfirije kanë ngritur shqetësime ndërkombëtare lidhur me respektimin e lirisë fetare në Kosovë.
“Ky nuk është një mesazh kundër shqiptarëve”
Pastori amerikan theksoi se deklarata e tij nuk është e drejtuar kundër shqiptarëve, komunitetit mysliman apo institucioneve të Kosovës.
“Ky është një apel për drejtësi, dinjitet, respekt të ndërsjellë dhe liri fetare për të gjithë”, tha ai.
Sipas tij, myslimanët duhet të gëzojnë të njëjtën liri për ta praktikuar fenë e tyre sikurse të krishterët, ndërsa çdo udhëheqës fetar duhet të jetë në gjendje të kujdeset për besimtarët e tij pa diskriminim dhe pa pengesa të panevojshme.
Burns shtoi se vendet e shenjta duhet të mbeten hapësira lutjeje, paqeje, pajtimi dhe shërimi, e jo çështje të mosmarrëveshjeve politike.
Dialogu strategjik SHBA–Serbi
Në deklaratën e tij, Burns përshëndeti edhe takimin e parë të dialogut strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, të mbajtur më 17 korrik në Uashington.
Ai pretendoi se, pas vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi, Departamenti amerikan i Shtetit ka hapur diskutime diplomatike me Serbinë për pozitën e të krishterëve dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Burns falënderoi presidentin Donald Trump dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për angazhimin e tyre në mbrojtjen e lirisë fetare.
Dialogu strategjik SHBA–Kosovë mbetet i pezulluar
Në të njëjtën periudhë, Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se dialogu strategjik me Kosovën vazhdon të mbetet i pezulluar dhe se rifillimi i tij lidhet me përmbushjen e detyrimeve të Prishtinës ndaj komunitetit serb.
Reagimi pas deklaratës së Dioqezës
Deklarata e Burns vjen menjëherë pasi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit publikoi një reagim të gjerë, duke pretenduar se pozita e Kishës Ortodokse Serbe dhe e komunitetit serb në Kosovë është përkeqësuar ndjeshëm.
Dioqeza ngriti shqetësime për arrestimet gjatë Vidovdanit, trajtimin e pelegrinëve, statusin e zonave mbrojtëse rreth manastireve dhe çështje të tjera që, sipas saj, ndikojnë në lirinë fetare.
Policia e Kosovës i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se nuk ushtron presion institucional ndaj serbëve apo Kishës Ortodokse Serbe dhe se vepron vetëm në përputhje me ligjin.
Sipas Policisë, objektet fetare të të gjitha komuniteteve mbrohen njësoj dhe çdo veprim policor bazohet në përgjegjësi individuale, jo në përkatësi etnike apo fetare.
Burns: Nuk përfaqësoj administratën amerikane
Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Burns sqaroi se vizita e tij në Kosovë nuk u zhvillua në cilësinë e përfaqësuesit zyrtar të Shteteve të Bashkuara, të dërguarit të Presidentit Trump apo negociatorit amerikan.
Ai tha se erdhi si pastor i krishterë dhe themelues i organizatës “Spiritual Diplomats”, me synim promovimin e dialogut ndërfetar, mbrojtjen e lirisë fetare dhe pajtimin ndërmjet komuniteteve.
Burns shtoi se do t’ia përcjellë Departamentit amerikan të Shtetit vlerësimet e tij lidhur me gjendjen e lirisë fetare dhe pozitën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Vizita në Kosovë
Në fillim të korrikut, Burns vizitoi Kosovën dhe Serbinë së bashku me një delegacion amerikan. Gjatë qëndrimit ai vizitoi Patriarkanën e Pejës, Manastirin e Deçanit dhe Manastirin e Graçanicës, në shoqërinë e Patriarkut Porfirije dhe peshkopit Ilarion.
Në përfundim të vizitës ai u takua edhe me zyrtarë të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa më pas, në Beograd, i dorëzoi presidentit serb Aleksandar Vuçiq çmimin “Diplomat Shpirtëror”, të cilin organizata e tij ua ndan personave që, sipas vlerësimit të saj, kontribuojnë për paqen, dialogun dhe pajtimin.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu