Marrëzia që nga moçali ngjitet në karrigë dhe merr nënshtetësinë

Shkrime relevante

Marrëzia që nga moçali ngjitet në karrigë dhe merr nënshtetësinë

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Miq e mikesha, sasia e vullnetit dhe guximit që po...

Kosova nuk do të gjunjëzohet para islamizmit

Sak Muji, Zvicër ____ KOSOVA EVROPIANE NUK DO TË GJUNJËZOHET PARA ISLAMIZMIT RADIKAL! ____ Kosova...

“Ndërmarrja kriminale e përbashkët” (?), apo si devijantët nuk po kanë keqardhje për vrasjen e Heroit Behajdin Allaqi, por po revoltohen për dënimin e...

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ____ "Ndërmarrja kriminale e përbashkët" (?)____Plaku shkodran, i pyetur në...

Lirim Patrioti për “fjalorin diplomatik të partive tona…!”

Shkruen e knon: Lirim Patrioti ____ Lirim Gashi, Prishtinë ____ Kur i dëgjoja krerët e...

Sot njëzet e tetë vite nga vrasja e Ahmet Krasniqit dhe për “tokat e Rankoviqit”

Msc Belisar Jezerci ____ Sot, mbushen 28 vite nga vrasja e kolonel Ahmet...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
____
Miq e mikesha,
sasia e vullnetit dhe guximit që po e dëshmojnë ditë për ditë disa mijëra shqiptarë për ta ekspozuar publikisht budallallëkun e tyre, në të gjitha fushat e politikës, kulturës, artit, letërsisë, arsimit dhe shkencës, është vërtet mbresëlënëse.
Dhe duhet pranuar: nuk është e lehtë. Duhet një lloj guximi i veçantë për të dalë para mijëra njerëzve, për ta ndezur kamerën dhe për t’ju thënë të gjithëve: “Ja ku jam. Tani do t’ju tregoj sa shumë nuk di.”
Ata e bëjnë këtë qoftë duke i shfrytëzuar mundësitë teknologjike për të zhvilluar drejtpërdrejt biseda me publikun, qoftë duke postuar videoklipe për ta magjepsur opinionin me “diturinë” e tyre — krejtësisht të krahasueshme me aftësinë e Abelard Tahirit për të lexuar e shkruar me gabime që, në rrethana normale, do të duhej të ishin të pafalshme.
Në fakt, kjo nuk është më thjesht injorancë individuale.
Kemi të bëjmë me një lloj statistike kombëtare të budallallëkut.
Dhe këtu hyjnë në skenë partitë politike.
Sepse këto parti e kanë kuptuar më herët se institucionet shkencore se edhe budallallëku është një burim natyror, sidomos kur del drejtpërdrejt nga moçali.
E mbledhin, e ushqejnë, e mbajnë gjallë, i japin mikrofon, kamerë, një vend në listën zgjedhore dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, edhe një karrigë në institucion.
Pra, nga moçali në listë.
Nga lista në Kuvend.
Nga Kuvendi në institucion.
Një cikël ekologjik politik pothuajse i përsosur.
Partitë e kanë shndërruar moçalin intelektual në vendvotim, ndërsa vendvotimin në një rrugë të sigurt drejt karrierës shtetërore.
Ajo që dikur konsiderohej padituri e turpshme, sot, me një librezë partie në xhep, papritur quhet “përvojë politike”.
Ajo që dikur fshihej nga turpi, sot transmetohet drejtpërdrejt në ekran me një krenari që do ta kishte zili edhe një profesor që sapo e ka zbuluar një planet të ri.
Ndërsa ai që nuk ka asgjë për të thënë, të paktën e merr një mikrofon.
Sepse edhe peizazhi politik duhet t’i shfrytëzojë burimet e veta natyrore.
Kështu, një pjesë e popullit ia ka deleguar budallallëkun e vet partive politike moçalike, ndërsa këto, me një konsekuencë të admirueshme, e kanë përcjellë këtë “pasuri” drejtpërdrejt në institucionet shtetërore.
Dhe pastaj çuditemi pse shteti funksionon kështu.
Është njësoj sikur të fusësh një kope dhish në një bibliotekë dhe, pas dy muajsh, të ankohesh se i kanë ngrënë librat.
Rezultati është pak a shumë si ai i një pordhe që sillet dy muaj rresht brenda tirqve të Hamall Tezgagjiut, duke kërkuar me dëshpërim rrugën për të dalë jashtë.
Dallimi i vetëm është se pordha, herët a vonë, e gjen rrugën për të dalë jashtë.
Budallallëku institucional jo.
Ai ka gjetur një zgjidhje shumë më komode.
Ka themeluar parti politike, i ka pushtuar listat zgjedhore, e ka siguruar karrigen institucionale dhe, për të mos pasur më probleme me kufirin,
e ka marrë edhe nënshtetësinë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu