ARKIVI:
10 Maj 2024

Me Xhevat Durmishin e Skënder Gashin na ndante një muri në dhomat e policisë ushtarake në Tuzëll, por që ishte si Muri “Kinez”!

Shkrime relevante

Skllavëria në Perandorinë Osmane, jeniçerët dhe robëreshat e haremit të Sulltanit

Osmanët me skllevërit e krishterë të paraqitur në një gravurë të...

Dita e Evropës, 2024 dhe shqiptarët. Gëzuar ditën e bashkimit Evropë, qoftë edhe pa Shqipëri e pa shqiptarë!

Nga: Frank Shkreli Urime pra, Evropë ditën tënde 2024, ditën e bashkimit...

Poeti Shemsi Makolli flet në emisionin “Forum” të autores zvicerane Anne Fournier

Nga Arif Ejupi Shemsi Makolli i njohur me vargjet e tij unike...

Përkujtimi i ngjarjeve  historike obligim qytetar e institucional

Nail  Draga, Ulqin Tema dhe dilema Në vendet me kulturë demokratike përkujtimi i...

Kush e ka pranuar publikisht se paguhet nga Serbia?

Nga: Lis Bukuroca ___ Kush e ka pranuar publikisht se paguhet nga Serbia?...

Shpërndaj

Në foto me Tefikun e Gjilanit, furragjiun … Doboj 1981

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar “Prej spitalit të Sarajevës, në burgun hetues-izolim në Tuzëll”, Drini.us, 3 Nëntor 2021 në rubrikën “Dossier”

Nga Ditari im në proces (5)

Vozitja natën
Mbërritja pas mesit të natës në Tuzllë
”Gjumi” me policë serbë
Mëngjesi i parë që e haja vetëm në dhomën e policisë
Kazermat në Tuzëll dhe Komanda në qendër të qytetit
Xhevat Durmishi dhe Skënder Gashi, edhe ata i kishin izolua, një muri na ndante por unë nuk e dija që ata janë aq afër meje
Takimi i rastësishëm me Musa Behramin (në numrin tjetër të radhës)

Udhtimi me një Fiat të Zastavës 1300 apo 101, ishte ndër udhtimet më të mërzitshme që kisha pasur ndonjëherë në jetën time. Nata ishte e zezë, natë pa hënë dhe sikur mos të mjaftonte binte një shi i imtë e herë herë shiu bëhej i furishëm sikur donte të tregonte fuqinë e pushtetit që ka jashtë makinës ku gjendeshim 4 veta.
Shoferi, sa me kujtohet ishte serb por nuk jam i sigurtë a ishte serbi i Mustishtit apo një tjetër, nga Serbia. Mua më urdhëruan që të ulem në karrigen e parë, në krah me shoferin ndërsa dy oficerër e sigurimit (bezbednostit) u ulën në skemlitë e pasme të makinës kragujevace.
Siq e thash, kisha pasur edhe momente të tjera të sikletshme e udhtime të lodhshme, të mërzitshme por të detyrueshme. Kur më vdiç nëna, më 1986, jetoja në kushte ekstreme të varfërisë. Banoja nëpër podrume e garazha, pa kulm e shiu binte mbi teshat ku i mbulonim 3 fëmijët që kisha atherë. Natën iu ndërroaj vendin që pikat e shiut mos ti lagin trupin e njomë të tyre.
Xhevatin e kishte lajmërua një kusheri se Sinanit i ka vdekur nëna e ai erdhi e (nuk) më tregoi që ka vdekur por që është shumë e sëmurë, nëna.
U nisa i vetëm e i mërzitur sepse nëna më kishte vdekur në spitalin e Gjakovës, pa përkujdesjen që ajo e meritonte.
Nuk kishim me çka ta marrim kufomën e nënes e Zeqa, vëllai i dytë, kishte shkua te dajtë në Astrazub e iu kishte tregua se nuk mund ta marrim nëne se s`skishim makinë.. Daja Dul, tash i ndjerë (është vrarë më 1999) kishte shkua me makinë të veten dhe deri në Lubizhdë e kishte prurë me makinë e nga Lubizhda, me një traktor që e kishin lutur një të afërm sepse rruga për në Turjakë ishte e pakalueshme dhe nuk hynte makina.
Të nesërmen në mëngjes u nisa për në Turjakë. Kjo rrugë ishte e largët e nga Kijeva udhtova në këmbë, 2, 5 orë, nëpër Malin e Madh. Në Damanek, Musli Alia kishte qenë duke e prerë kallamoqin. U afrova dhe i thash:
-Punë e mbarë dhe u ulëm e ndërruam nga një cigare e dikur ai më tha:
-Sinan, mos u mërzit se halla Nazë ka vdekur, Zoti të lasht sh`nosh!

Ushtar në Doboj, 1981

Një rrugë tjetër, ndoshta po aq e mërzitshme ishte kur u nisa për në ushtri, më 5 korrik 1981.
Isha ”lirua” nga burgu. Me të fejuarën time, Nexhmien (Nexhë-n) kishim vendosur që të martohemi. U martuam më 28 qershor 1981 ndërsa thirrjën për ushtri e kisha marrë po ato ditë. Një dasëm të vogël, sa për adet.
Me nusen, ndejta dhe fjeta më pakë se 10 ditë, 1 javë. Unë duhet të shkoja në ushtri.
E rruga për ushtri ishte rrugë nizamësh. Kjo rrugë, ishte ndër rrugët (më të gjatat) që kisha udhtua ndonjëherë. Në të vërtetë kisha udhtua edhe më parë me trenin Prizren- Beograd- Zagreb e pastaj me auotbus për në Samobor, qytet afër lumit Sava por ai ishte udhtim për qef me një grup shokësh, kur e kreva gjimnazin në qershor, më 1975.
Kishin ardhur të gjitha hallat, gratë e axhallarëve, Qamlija, Selva, Gjeylferija, Sanija dhe natyrisht qikat e axhallarëve, Rukija, Bahrija, Mina, Hava, Mejremi, Hatigjja, Elmia, Ganimeti, Hanumshahi, Mihanja, Zadja e Muharremit dhe hallat, dada Nepë e dada Badë, halla Qamile, tezja Zizë e ghyshja plakë, nëna Didë.
Të gjitha, grate e qikat, shikimet i kishin drejtua here te unë e here te Nexha.
Burrat, më pritshin në odën e vogël të babës e të tjerët, burra e pleq të katundit, pritnin në sokak se nuk i ziente oda. Të gjithë donin të më shihnin, të më përshëndesin e të më dëshiron udhë të mbarë.
Baba Ukë, nuk ishte. Ai ishte qu herët e i kishte qit ato pakë gjë që kishim në mal. Ishte mërzitur dhe nuk kishte marrrë guximin të më thonte as udha e marë.
Duhej të nisesha. Të gjithë heshtnin. Nusja ime, Nexha ka shkua te pusi (bunari) e ka mush një kofë uje e ma ka prue të pi. Sipas një adeti të vjetër, uji nuk të lë në vend të huaj të vdes, ai të k`then në shtëpi. Unë piva ujin edhe pse nuk isha i etur.
E di se jam përshëndetur shpejt dhe kam dalur që mos ta shoh nënen duke qarë e nusen, duke dënesur.

Me Hysen Kasumin e Damanekut …. Doboj 1981

Halla Qamli kish pas thënë:
-Qysh mujti mu duru Siani pa kajt që e linte dër at nusen ë shtëpi.
Nga Rahoveci, ku i muarëm biletat e trenit dhe ushqimin (e thatë, disa konzerva) që ni dha Nazmi Paqarizi i Pallankës, bashkë me Fatmirin e Bacës Azem, (edhe ky i vrarë më 1999 në Turjakë) u nisëm për Xerrxë, ku e prtinim trenin nga Prizreni … për në Beograd.
Fatmiri kishte me shkua ushtar në Nish por ai nuk mu nda mua. Erdhi deri në Beograd e pastaj me trenin tjetërm udhtoj për në Nish. E dinte që po mërzitem por nuk jipesha.
Kjo ka qenë rruga më rëndë sepse shkoja me i shërbye një ushtrie që i vriste ushtarët shqiptarë dhe e lija nusen e re. Për mua kjo ishte sikur “udhtimi i Aga Ymerit” që e le nusen e re, ende pa e njohur si duhet.
Kur unë dola nga shtëpia, vëllai para meje Ademi i kish thënë Nexhës, i bindur se Nexha është mërzitur :
-Nexhë, bënu gati e shkojmë në Zhilivodë!
-Jo Adem, sot jo!
Dhe kjo rruga e natës që bëja për Tuzëll me tre të panjohur, ishte e panjour, e rrezikshme, e lodhshme dhe mbi çdo gjë tjetë, ishte më e mërzitshmja deri atherë prandaj mundohesha ti kujtoj edhe rrugët e udhtimet e tjera.
Kur mbërimë në Tuzëll, oficerët erdhën me mua deri në dhomën e fjetjes ku ishin policët ushtarakë dhe ma caktuan krevatin se ku kam me fjetur.
Gumi, gjumë i thënqin nuk më mori. Ato pakë orë pash vetëm ëndërra në Turjakë.
Ishte mëngjesi i pare që më çelte në Tuzëll.
Policët shkuan me hëngër mëngjesin por nuk harruan të mi lidhin duart e pastaj, më lidhën për krevati që mos të mund të lëviz e të shikoj nga dritarja.
Pastaj njëri nga policët ma pruri edhe mua ushqimin e mëngjesit.
Nuk më hahej por doja që mos ta humb besimin që edhe për mua ka shpresë e vjen një ditë e mire.

Me Skënder Gashin, Mazllumin, Ramadanin, Nexhatin në shtëpinë e Nexhat Ibrahimit, në Prizren më 1978

Dhe përsëri dualën policët e mua, përsëri më lidhën.
Ata shkuan në detyra të reja, sigurisht me e marrë ndonjë ushtar shqiptar tjetër, si mua.
-Po, PU (Policia Ushtarake) me urdhër të eprorëve të Shërbimit të Sigurimit Ushtarak, i kishin burgosur edhe dy nga ish shokët e mi të studimeve, Skënder Gashin dhe Xhevat Durmishin, të dytë shërbenin në ish APJ-në si mjekë në kohën kur e kryenin shërbimin ushtarak.
Xhevatin përveç që e kisha shok besnik, kur ishim si studentë, të dytë i njohëm dhe e martuam më vonë me të dy motrat, unë me Nexhën (Nexhmien) e ai me Naxhën (Naxhien), pra me Xhavatin u bëmë edhe baxhanak.
Por nuk ishte vetëm kjo që na lidhte me Xhavatin. Xhevatin e njoha përmes Skënderit por besimin e kisha më të madh te ai se sa te të tjerët.
Te Xhevati, në Stanofc ndodhte që njëherë në dy javë shkonim shkonim deri 10 ish shokë të studimeve dhe cimerë (banues të konvikteve).
Oda e Xhevatit ishe një vendtakim i joni, studentëve. Aty shkonim: Unë, Skënder Gashi, Nexhat Ibrahimi, Bedri Xhafa, Xhavit Bytyqi, Milaim Rashani, Abas Fejzullahi, Mazllumi, Ramadani e shumë të tjerë.
Xhevati ishte burgosur shkaku i pakujdesisë sime por edhe ai ishte i ndjekur e përcillej ngase Xhaferi, vëllai i Xhevatit ishte ndër më besnikët e Jusuf Gërvallës që pas vrasjës së Jusufit, Xhaferi e merr udhëheqejen e ”Zërit të Kosovës”.
Pas demonstratve të përgjakshme, të Marsit e të Prillit 1981, Luljeta Pula, aso kohe ligjërues në fakultetin e xehtarisë, në Mitrovicë ku Xhaferi ishte student i rregullt i rekomandon Xhaferit që të ik nga Kosova ….
Por Letra e Sadik Blakajt, që Xhevati nuk e kishte lajmërua në polici, mendoj unë, për mua ishte një barrë e rëndë që më nuk mund ta largoja.
Të tjerat për Xhevatin dhe Familjen e Xhevatit nuk mund ti them sepse nuk e kam miratimin e tij por nga ajo që unë di, ajo familje që nga baba, Mustafa e vëllezërit kanë pasur pasoja.

Babai im, Ukë Imeri, para shtëpisë në Turjakë, 1981 (?)

Unë ndihem fajtor për pjesën që më takon, për vuajtjet dhe shqetësimet që ia kam shkaktua kësaj Familje Bujare e Bukëdhënëse, që nuk më lanë vetëm kur kisha nevojë, deri sa edhe unë ika nga Kosova.
Skender Gashi?
Për Skënderin, unë edhe tash mendoj se vetë ai ishte fajtor dhe shumë i pakujdeshëm. Natyrisht, nuk dua të dyshoj se edhe unë e kam pjesën ose hisen e fajit që më takon por pjesën më të madhe të përgjegjësisë e ka vetë Skënder Gashi, tash gjinekolog në Rahovec.
Skënderi ishte bashkë me Nexhat Ibrahimin te unë në Turjakë, kur ”dola” nga burgu.
Ai ishte edhe në dasëm, natën vonë me dy shokë mjekë kujdestarë, kur punonte si mjek i praktikës së përgjithshme, që gjithashtu e falenderoj por ai ishte i përcjellur dhe për kete atherë Skenderi nuk donte të ia dinte. At natë, kur unë martohesha, e diel 28 qershor 1981, Skënderi ishte kujdestar në Shtëpinë e Shëndetit në Rahovec dhe natën, kur është lirua pakëz, me shoferin zyrtar të shtepisë së shëndetit dhe dy mjekë apo infermierë ka ardhur në Turjakë ….
Skënderi edhe kur unë isha i burgosur, gjatë një vizite- vaksinim në Turjakë, me ekipine e Shtëpsë së Shëndetit, gruan e mixhës, hallën Qamile e kishte pyetur për mua dhe ishte interesua për prindërit e mi pleq.

Para Shtëpisë së Lidhjes në Prizren, që nuk është më, ashtu qysh ishte, 1978

Por letrat që mi dërgonte Skënderi si ushtar, ishin të tmershme. Ai nuk e dinte apo nuk donte të dinte se letrat lexoheshin e pastaj shprëndaheshin. Më tregonte bisedat që ai bënte me familjarë të ish shokëve, të ish të burgosurve e të izoluarve politikë, Dr. Emin Kabashit, Gani Krasniqin që u dënua me 15 vjet burg (ish kryetari i komunës së Malishevës), më shkruante për të plagosurit që ai si mjek iu jipte ndihmën e parë etj.
Xhevatin dhe Skënderin pasi mua më kishin arrestua, pas pakë ditë, edhe Xhevatin, nga Bihaqi dhe Skënderin nga Novi Sadi, i kishin paraburgos në dhomën fqinje me mua në Tuzëll por që unë nuk e dija.

Vazhdon

Malmö, 4 nëntor 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu