Mendime për Kaplan Resulbegoviçin, pas vdekjes së tij

Shkrime relevante

Shqiptaria nuk gjunjëzohet kurrë, nga Deçani një alarm për Dardaninë e Shqipërinë

Nga Rezart Kalaja SHQIPTARIA NUK GJUNJËZOHET: NGA DEÇANI NJË ALARM PËR KOSOVËN...

Lëvizja e Deçanit në trevjetorin e mbrojtjes së identitetit kombëtar, trashëgëmisë dhe identitetit laik – kulturor të kombit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Prishtinë, 20 tetor 2026 ____ KUMTESË PËR OPINIONIN PUBLIK...

Kohë maskarenjsh…, apo kur morali shoqëror struket në vrima?!

Afrim Caka, Gjakovë ____ ERDHI KOHA E MASKARENJEVE, MORALI SHOQERISE STRUKET VRIMASH Ku ka...

Shpërndaj

Akademik Kaplan Burović ponovio: Falsifikuje se istorija Balkana u korist došljaka – Albanaca! Në portalin e Barit (Tivarit), me 01.03.2021, Kaplan Burović (Kapllan Resuli) , përsëritë se : “Po flasifikohet historia e Ballkanit , për llogari të ardhacakëve-Shqiptarëve!

 

Nga: Ilir Seci, New York
***
Vdekja e Kaplan Resulbegoviçit këto dite solli në diskutim aktivitetin e tij si nji figure kontraverse në çdo plan – si njeri, si shkrimtar, si publicist apo si studiues. Kapllan Resulbegoviçi i lindun e rritun në ish-Jugosllavi pati ba emën si shkrimtar ne viset shqiptare ne Malt të Zi, Kosove e Maqedoni dhe ma vonë arrestohet dhe denohet me burg nga regjimi titist i RSFJ-së per aktivitetin e tij si “nacionalist shqiptar”…Mbas daljes nga burgu arratiset per ne Shqipnine Socialiste ku ban emën me romanin “Tradhtia”…por nuk shkon gjate dhe arrestohet edhe në RPS të Shqipnisë dhe denohet burgoset me akuzen si “agjent i UDB-se”…Burg ne RSFJ dhe burg ne RPSSH…Fale ndryshimeve të viteve ‘90 me pasoje ranjen e diktarures enveriste në Shqipni, Resulbegoviçi del nga burgu…del i mllefosun, idhnak e plot urrejtje per ata qe sipas tij “ia punuan dhe e burgosen”…E kuptueshme dhe deri-diku e justifikueshme zemërata e tij kur doli nga burgu por asnjehere e pranueshme ajo qe Kapllan Resulbegoviç bani mbas viteve ‘90 kur gjeti strehim politik në Zvicer duke u shnderrue në nji antishqiptar të terbuem dhe nji ithtar fanatik i Sllobodan Millosjeviçit dhe mbeshtetes i zjarrte i ketij krimineli…gjatë tanë atyne viteve në Zvicer Resulbegoviç me çdo mjet e mundesi bani çmos me denigrue kombin shqiptar…
…Per ata shqiptare që habitërisht i lexova duke u mundue me e mbrojte Resulbegoviçin-antishqiptar e mbeshtetes te Millosheviçit, kam vetem nji pyetje :
– Kapllan Resulbegoviçi asht denue dhe ka vuejte denimin me burg edhe në Jugosllavi ashtu si në Shqipni…pse nuk mbrujti mllef Resulbegoviçi ndaj denimit dhe burgimit te padrejte ne Jugosllavi por i orientoi baterite e urrejtjes vetem ndaj Shqipnise? Per ma tepër Resulbegoviç shkoi edhe u hodh në prehnin e Sllobodan Millosheviçit dhe regjimit te tij kriminal-regjimit trashgimtar të UDB-se qe e denoi ma së pari…
____
Kaplan Burović , also Kaplan Resuli-Burovich ( Cyrillic Каплан Буровић , Albanian Kaplan Resulli or Kaplan Resulbegoviq ; born August 8, 1934 in Ulcinj , Montenegro ), is a writer, journalist and albanologist . Kapllan Resuli vdiq më 11 gusht 2022 në Gjenevë, në moshën 88 vjeçare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu