Mërgata: votë po, përfaqësim jo

Shkrime relevante

Fusha e shahut në Ballkan: Pse Kosova ka nevojë për Kissinger-in që të shpëtojë Popper-in?

Naim J. Krasniqi, Gjermani Kompromisi diplomatik nuk është domosdoshmërisht kapitullim, ashtu si...

Shqiptarë…, kurrë mos i ngatërroni popujt me pushtetmbajtësit!

Lirim Gashi, Prishtinë _____ TË DASHUR SHQIPTARË, MOS I NGATËRRONI KURRË POPUJT ME...

Ma çojnë gërdinë këta lavdaqet e kategorisë më primitive, që janë akademikë të vetëmburrjes

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Ma çojnë gërdinë këta lavdaqet e kategorisë më primitive,...

Lorent Tolaj, nga Prejlepi i Deçanit drejt majave të futbollit anglez

Adem Lushaj, Deçan ____ Sulmuesi shqiptar po ndërton karrierën në Angli, duke lënë...

“Potencialet Zhvillimore të Deçanit” – një vizion për zhvillimin dhe të ardhmen e komunës

MSc. Shkumbin Lushaj Botimi i librit “Potencialet Zhvillimore të Deçanit” përfaqëson një...

Shpërndaj

Pamje e shkollave në mërgatë…

Isuf Bajraktari, Suedi

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, mërgata e Kosovës dha një kontribut të jashtëzakonshëm elektoral. Mbi 80.000 qytetarë jashtë vendit votuan, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor. Megjithatë, ky potencial i madh demokratik përfundoi me një absurditet politik: asnjë deputet i mërgatës në Kuvendin e Kosovës.

Shtrohet pyetja që nuk mund të shmanget:

a është kjo demokraci, drejtësi, sinqeritet dhe moral politik?

Nëse përfaqësimi do të ishte i ndershëm dhe proporcional, rezultati do të ishte i qartë: Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të kishte tre deputetë nga mërgata, ndërsa LDK dhe PDK nga një. Kjo nuk do të ishte privilegj, por pasqyrim real i vullnetit të votuesve jashtë Kosovës.

Mërgata nuk është kategori dytësore e qytetarisë. Ajo ka qenë shtyllë ekonomike përmes remitencave, faktor politik përmes lobimit ndërkombëtar dhe pjesë aktive e çdo etape të shtetformimit. Pa mërgatën, Kosova nuk do të kishte mbijetuar ekonomikisht, as politikisht.

Por sot, ajo trajtohet si aset zgjedhor sezonal, jo si subjekt politik me të drejta të plota. Vota e saj merret, por zëri i saj nuk përfaqësohet. Ky është një deformim serioz i parimit demokratik.

Përfaqësimi i mërgatës duhet të rregullohet me ligj: me zonë të veçantë zgjedhore dhe me ulëse të garantuara në Kuvend. Jo si favor politik, por si detyrim demokratik dhe moral.

Kosova nuk mund të kërkojë votë, remitenca dhe investime, ndërsa mërgatën ta mbajë jashtë vendimmarrjes. Një shtet që vepron kështu rrezikon të humbë besimin e një prej forcave të tij më vitale.

Ka ardhur koha që kjo padrejtësi të marrë fund.

Mërgata nuk kërkon mëshirë. Kërkon përfaqësim.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Jam plotësisht dakord me atë që ka shkruar autori, por mendoj se këtij shqetësimi madhor duhet t’i shtohet edhe një dimension tjetër thelbësor, shpesh i lënë pas dore: mësimi plotësues i gjuhës shqipe në mërgatë.
    Lënia pas dore e këtij misioni kombëtar nuk është thjesht problem arsimor, por problem strategjik për të ardhmen e Kosovës. Një brez që rritet pa gjuhën shqipe rrezikon të asimilohet, të humbasë lidhjen emocionale, kulturore dhe kombëtare me vendin e origjinës. Dhe një mërgatë e asimiluar nuk do të jetë më as mërgatë politike, as ekonomike.
    Sot flasim për remitenca, investime dhe ndikim elektoral, por nesër, nëse fëmijët e mërgatës nuk flasin më shqip, nuk do të ketë as remitenca, as interes për Kosovën, as përgjegjësi morale ndaj saj. Prandaj, injorimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe është në thelb një vetëdëmtim shtetëror.

  2. Edhe sikur shqiptarëve në Mërgatë t’ua kishin dhuruar të gjitha mrekullitë e botës dhe të gjitha gjuhët, PA GJUHËN SHQIPE do të mbetëshin TË MJERË DHE FATZINJ, sepse vetëm gjuha shqipe i bën të lumtur… – të MOS ASIMILOHËN!
    *
    JU SHQIPTASRË NË DIASPORË
    RRINI ME LIBRA E LAPSA N’DORË,
    SHKRUANI, SHKRUANI, EDHE MËSONI,
    GJUHËN SHQIPE MOS E HARRONI!

    …

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu