ARKIVI:
27 Prill 2026

Metamorfoza  e politikës Kosovare-Nga 24 Mars 1999 e deri tek sharjet ndaj Kryeministrit Shqiptar

Shkrime relevante

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Shpërndaj

Pirro Prifti, Tiranë

27 vjet pas Rambujesë dhe bombardimeve të NATO: ishte kthesa që solli lirinë e Kosovës. NATO së bashku me luftën e UÇK çliroi  Kosovën  nga pushtimi 149 vjeçar serb i cili në fund  të ditëve të pushtimit, nën drejtimin e kriminelit Millosheviç  largoi rreth 500 mijë shqiptarë të Kosovës drejt Shqipërisë, dhe vrau qindra prej tyre , duke shkaktuar një genocid të vërtetë ndaj një populli liridashës.

Ngjarjet  vazhduan pak ditë para përvjetorit të 27-të të fillimit të operacionit ushtarak të NATO-s “Forca e Bashkuar” (24 mars 1999), dhe Kosova rikujton një nga periudhat më dramatike dhe vendimtare të historisë: Konferencën e Rambujesë dhe dështimin e saj që çoi në ndërhyrjen ajrore të aleancës perëndimore.

Konferenca e Rambujesë nisi punimet më 6 shkurt 1999 në Château de Rambouillet, afër Parisit të Francës, e sponsorizuar nga Grupi i Kontaktit (SHBA, Britani e Madhe, Francë, Gjermani, itali dhe Rusia). Qëllimi ishte gjetja e një zgjidhjeje paqësore për krizën në Kosovë, pas përshkallëzimit të dhunës midis forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë vitit 1998.

Delegacioni kosovar, i udhëhequr nga Hashim Thaçi (si përfaqësues i UÇK-së) dhe me pjesëmarrjen e figurave si ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Veton Surroi, Fehmi Agani si dhe të ndihmuar nga delegacioni i Republikës së Shqipërisë drejtuar nga Ministri i jashtëm i asaj kohe Paskal Milo dhe kryetari i komisionit te jashtem të kuvendit të Shqiperisë Sabri Godo, negociuan një marrëveshje që parashikonte:

– Autonomi të gjerë për Kosovën brenda

– Tërheqje të forcave ushtarake dhe policore serbe,

– Prani të një force paqeruajtëse ndërkombëtare me rreth 30,000 trupa të NATO-s,

– Kthim të refugjatëve dhe mbrojtje të të drejtave të komuniteteve.

Pas raundeve intensive (i pari deri më 23 shkurt, i dyti në Paris nga 15–18 mars), delegacioni kosovar e nënshkroi marrëveshjen më 18 mars 1999. Delegacioni serb, i udhëhequr nga Ratko Marković dhe i mbështetur nga Rusia, refuzoi pjesën kyçe: praninë e trupave të NATO-s në territorin e Kosovës dhe kalimin e tyre përmes Serbisë. Ky refuzim u pa si pengesë e qëllimshme nga ana e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Dështimi i Marëveshjes shkaktoi ndërhyrjen ushtarakisht të SHBA dhe NATO së bashku me UçK nga dt 24 mars 1999 deri në 9 qershor 1999, ku Serbia kapitulloi dhe Kosova u vendos nën administrimin e OKB-së (UNMiK) e mbështetur nga KFOR-i. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë, të cilët e kanë njohur rreth 115 vende, përfshirë edhe Gjermaninë.

Kosova më në fund u bë një shtet i pavarur me të fjitha atributt e një shteti perëndimor dhe ashtu si Shqipëria vazhdoi jetën demokratike deri në momentin kur Komandanti i UÇK Ashim Thaçi  dhe drejtuesit e tjerë të UÇK u paraqitën në gjykatën e Hagës të denoncuar nga Serbia dhe spiunët e Serbisë për krime lufte.

Duhet rikujtuar se shqiptarët dhe Shqipëria  formuan shtetin e tyre të cunguar (pas vendimeve të Traktateve famëkeqe të vitit 1913, më vonë të 1915, dhe traktatit të Lausanë me 1922)  me 28 nentor 1912,  ku nga 40 firmëtarët 9 ishin patriotë, Kosovarë (11 ishin orthodoksë shqiptarë, 2 katolike shqiptarë dhe 18 ishin intelektualë myslimanë shqiptarë), sot gjëndemi në dy shtete të pavaruara, ku sot, shteti i Kosovës dhe politikanët e saj kanë harruar plotësisht historinë e shqiptarëve dhe Shqipërisë, dhe vazhdojnë më budallallëkun që i karakterizon sidomos udhëheqjen e Vetvendosjes  në një armiqësi të heshtur ndaj Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrit të saj, armiqësi e heshtur e cila do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët sepse të mos bësh asnjë referendum për bashkimin me Shqipërinë, të mos pranosh të paktën si këshillues qeveritë shqiptarë në marëveshje me njëra tjetrën dhe me botën ndërkombëtare ku Shqipëria ka luajtur rol kryesor në njohjen e Republikës së Kosovës – kjo do të thotë që politika e Kosovës është jashtë binarëve jo vetëm të bashkimit më Shqipërinë në të ardhmen, jo vetëm që mban përgjegjësi për arrestimin e drejtuesve të UÇK (sepse mungesa e tyre shkaktuan fitoret e LVV në zgjedhjet e Kosovës), por edhe se këta drejtues të sotëm në kërkojnë ta bëjnë Kosovën pashallëkun e tyre, duke aspiruar heshturazi -mendoj unë- një afrim me ish  perandorinë osmane.

Vetë sharjet e një Ministrje të jashtme të kosovës të znj. Gërvalla, e cila në fakt përfaqëson mendimin e qeverisë Kurti ndaj Kryeministrit shqiptar, duke ja mohuar meritat e këtij Kryeministri në njohjen e Kosovës, në përplasjen me Vuçiçin kur i tha  se Kosova është shtet më vehte pikërisht në Beograd, në afrimin e intelektualëve të Kosovës në drejtim brënda qeverive shqiptarre, të dëshirës për të  afruar sa më parë Shqipërinë me trungun e saj  (sot shtet) Kosovën, marëveshjet lidhura të shumta dhe të përbuzuara nga këta politikanë të post-Thaçit, tregon më se miri se qeverisja e Kosovës ka pësuar një metamorfozë të rrezikshme duke u larguar nga Shqipëria, dhe kjo do ta bëjë shumë  të cënueshme sovranitetin e saj. injoranca e kësaj Ministreje e cila akuzon Kryeministrin shqiptar se po bën marëveshje me Vuçiçin është- groteske dhe për të të ardhur keq sepse nuk po e kupton që asnjë veprim i Kryeministrit Shqiptar nuk është bërë dhe nuk po bëhet pa miratimin e SHBA dhe të BE.

Afrimin me Vuçiçin` siç e quan ajo tradhëti, është në fakt një strategji e hollë e SHBA dhe BE për të larguar Serbinë nga Russia, duke i ofruar Serbisë një plan paqeje nga izolimi saj politiko-ekonomik me kushtin që të njohë Kosovën si shtet.

Injoranca e politikës kosovare dhe të kësaj ministreje e cila i merr urdhërat nga Kurti nuk ka kufi, dhe akoma mendon se do të lufotjë kundër Serbisë në një kohë kur Kosova nuk mund të luftojë dot e vetme. Dihet që sovraniteti i Kosovës është i reduktuar sepse akoma në Kosovë janë trupat e NATO-s, dhe shpresojmë të mos largohen deri sa Serbia ta njohë si shtet Kosovën me kufijtë e saj apo me marëveshje. Këtë nuk po e kuptojnë akoma këta politikanë që po drejtojnë Kosovën sepse mendojnë që do të mbeten në histori duke  `lënë nam` me budallallëqet tyre.

Shpresojm që qeveria Kurti të kërkojë ndjesë për sharjet në adresë të Shqipërisë dhe të Kryeministrit shqiptar, sepse populli kosovar ka një mendim komplet ndryshe nga këta miopë politikë.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu