ARKIVI:
17 Qershor 2024

Moti i Madh apo Moti i Mbrapsht 

Shkrime relevante

Portret artisti: Arti shprehës i Gazmend Freitag

  Nga: Shefqet Dibrani, shkrimtar Gazmend Freitag, piktor shqiptar nga Kosova i cili...

Buron Binaku: “Tokat t’lshoftë hoxhë, veç ku-ku, bëfsh”!

Nga: Prof. Buron Binaku, Pejë * Telefonatë me hoxhë Shefqetin ___ Pasi u zgjova...

Ankesat dhe “vajet” serbe përgjat historisë, aktrim për ta pushtuar dhe mbajtur të pushtuar Shqiptarinë

Në foto: Gjenerali famëzi serb , Bozhidar Jankoviq, mbiemrin e të...

Nuk duhet të ankohemi ndaj politikanëve tonë, përderisa nuk e kundërshtojmë të keqen

Nga : Lirim Gashi, Prishtinë ___ Duhet të kuptojmë një gjë: Politikat tona lokale...

Kur heshtja hesht, fillon zgjimi të zgjohet!

Nga: Fahri Dahri, aktivist i çështjes çame Falenderim për ftesën:Fondacionit Çamëria-“Hasan...

Shpërndaj

Në aktivitete të lira, Malmö, maj, qershor 2022

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Për 26 shtatorin, ditëlindjen time dhe për referendumin e 26 shtatorit të vitit 1991”, Drini.us dt 27 Shtator 2022 në rubrikat ”Dossier Mendime” 

Nga Ditari im (2) 

Kur erdha në Suedi, (24 qershor 1992) përveç mallit e mërzisë, për babën plak dhe të afërmit e tjerë (nëna më kishte vdekur në vitin 1987) sepse më mungonte dheu, balta e tokës sime, arat, livadhet, fushat, mali e bjeshka e Turjakës, barinjët, bujqit, burrate e pleqtë. Flisja vetë me veti e me zë të lartë. Më dukej se po i shoh burrat (e shahirat e Turjakës) që kishin vdekur e unë flisja me ta. Po a flesin të vdekurit? Unë ”flisja” edhe me të vdekur dhe ata më ”përgjigjeshin”. Nganjëherë flisja edhe me delet e mia, buallicat kishkat, me qenin tim besnik Beckin. Ëndërrat i shihja vetëm në Turjakë e zgjohesha natën duke mendua se jam në Turjakë. Ëndërrat edhe tash i shoh në Kosovë.  

Në Turjakë më njihnin të gjithë e me flisnin të gjithë. Edhe vendet ku kisha qenë çoban më flisnin, më flisnin e më bënin vend të ulesha në hijet e lisave, të lejthive e drunjëve të shkozës që bënin hije më shumë në male, e shelgjet e kregzat (krekzi është një lloj druri i rrallë që po zhduket në Turjakë) në livadhe. 

Forhåndsvisning av bilde

Një të premte, në fillim të qershorit (`92) pasi kisha mbarua mësimin në Vll. Drenofc (Llashkadrenoc) dhe iu kisha mbyllur notat nxënësve të klasëve të treta dhe të katërta të gjimnazit (Viti shkollor 1991/1992, ku punoja pa pagesë si mësues gjuhe dhe letërsie në gjimnazin ”17 Nëntori” në Malishevë dhe udhtoja me autobus nga Vushtrria në Prishtinë e nga Prishtina në Carrallukë- Malishevë dhe udhtoja nga 2 orë këmbë nëpër katunde, sepse pushteti policor serb na kishte përzënë nga shkollat), shkova në Turjakë por askujt nuk i tregova, as babës nuk i tregova se do të iku nga Kosova. Do të shkoj larg e larg e nuk do të këthehem më. Vetëm Sefer Haxhisë, një kusheri imi i tregova një mesela se ”Do rë pije ujë (deti), në Atlantik” që domethëne, do të iku diku larg) Por me pi uji i detit ishte një nëm *),  

Forhåndsvisning av bilde

Me Arbërie Nagavcin, Ministre e Arsimit të Kosovës

Në hyerje të Turjakës, mu te Bregu i Rekës (Lumit Mirushë), takova bacën Sefë (Sefer Haxhinë).  

Pasi u përshëndetëm turjakqe, baca Sefë më tha shpejt, siq folte ai, si me e pas gojën plot me bukë e djathë: 

-Sinan, a po vjen sonte në darkë te unë? 

-Po baca Sefë, vije nëse e pret një m`zat *) 

-Po Vallahi, hajde se kam me e pre m`zatin. 

Forhåndsvisning av bilde

Dhe vërtetë e kishte prerë m`zatin dhe kishte thirrur pleqt e katundit, afro 30 -të burra.
I tregova babës dhe bashkë me te, shkuam në darkë te baca Sefë, darkë si në të ”Shtata të mretit” 

Ishte darka (me ushqimet më të shishme që vetëm grate turjakase din të pregatisin) e fundit që e hëngra në Turjakë …dhe më nuk e pash Sefer Haxhinë e shumë burra e pleq të Turjakës që ndejtëm at natë qershori. Shumica kishin vdekur. Prej tyre, vetëm Isë Bajram Ramadani ende është gjallë. 

 Ajo që më kujtohet nga ajo natë e nuk e harroj as tash, dua ta tregoj: 

Unë dhe pse isha ndër më të rinjët, më qitën të ulem në njërën anë të ballit të oxhakut, sikur ta dinin se shumica e atyre pleqve e burrave më nuk do të smë shohin e shihen me mua. Unë flisja e pleqët me dëgjonin sikur unë të isha moshatarë e besa edhe më i moçëm *) se ata. 

Forhåndsvisning av bilde

Më pyesnin se çka do të bâhet me Kosovën, a do të na ndihmon Amerika, çka pa thot Ibrahim Rugova e të ngjashme pasiqë, Kosova kishte pasur Refendumin për Pavarësinë e Kosovës (26 shtator 1991), kishte mbajtur Zgjedjtet shumëpartiake Parlamentare, e Presidenciale (24 maj 1992) … dhe lufta në ish shtetin artificial të Jugosllavisë veç kishte fillua në reublikat veriore, në Slloveni e Kroaci, prandaj me të drejtë edhe pleqtë pritnin me padurim kur dikush nga Prishtina shkonte si mysafir ne Turjakë. Ata mblidheshin në oda dhe kuvendonin deri në sabah. 

Baca Xhelë, Murat Muftari, Isë Bajram Ramadani, Amrush Bajrami, Sylë Sahiti, Ilaz Imeri …  Jup Rexhepi, Haki Sejdia, Veli e Hamdi Sadria , më shtinin të flas dhe më dëgjonin sikur hoxhën në Ramazan dhe fola e fola e gjithë mbrëmjen e ata ma kqyrnin gojën kur e hapja.  

Forhåndsvisning av bilde

Në një moment, edhe pse në odë burrash, unë e pyeta bacën Sefë, të zotin e shtëpisë: 

-Baca Sefë, ku âsht Sevdija *)? Ai nuk foli por kur unë e pyeta disa herë, të njëjtën pyetje, baca Sefë, ku âsht bre Sevdija? Atëherë baca Sefë foli (bërtiti, pa të keq, sepse ai e kishte të leme me u ngutkur folte e ngapakë edhe merrte në thua (belbonte): 

-O Sinan, Sevdija a bâ me shku te burri, a bâ me shku nuse me kerr të kuq e nuk vjem ma në odë. Të gjithë fillum me kesh (qesh). Qesha edhe unë. 

Të nesërmen, pasi hëngra kaftjallin të baba, që jetonte me fëmijët e Zeqës, Florimin, Alinë, Sabitin, Feridën, Milihatin dhe Lirën (“Lirinë”) unë shkova në Mihaliq, te Ibush Bislim Beçuku katund afër Beçukut rrëzë maleve të Çyçavicës. 

Ibush Asllani, ishte baxhanak imi i cili më ka ndihmua shumë. Ai kishte ardhur e më kishte ndihmua me i merr teshat, mobilet, shporet, fririferr, televizor e çdo gjë që kisha në Vushtrri, aty ku banoja në një shtëpi private me qira te Beqir Dumnica.  

Forhåndsvisning av bilde

Me Noa e Linea Rrustemin dhe Donartin (në mes), Boukfs (Malmö), qeshor 2022

Pasi që nuk kisha ku ti lë, tesh e kotesh ato që kisha,, në dy dhomat ku banoja, Ibushi e muar me një kamion me qira e teshat që kisha, qoi në shtëpi të vetë. Te Ibushi banuam ditët e fundit të mesit të qershorit, deri në ditën kur u nisëm për mërgim.  

Një mëngjes të dates 22 qershor, Ibushi e kishte porositur një minibus (me 10 karrige) për me shkua deri në Prishtinë, unë, gruaja Nexha), dy qikat (Mimoza dhe Entela), djali (Nëntori), Shefqeti, vëllai i Nexhës me djalin (Dritonin) dhe Ibushi me shoferin. 

Te stacioni i autobusëve në Prishtinë kishte dalur edhe Astrit, djali i Isuf Gjoshit (baxhanak) të na takoi. Ai na tregoi se Iliri, vëllai i madh i Astritit, kishte shkua një ditë më pare në Holandë, ku edhe tash jeton. 

U ndam duke u përshëndetëm e qarë por më shumë qante dhe mërzitej Nexha që e kishte lënë nënen plakë e të sëmurë … Unë ruhesha por edhe mua zemra me qante. Qanin edhe fëmijët kur e shihnin nënen (Nexhën) duke qarë… 

Forhåndsvisning av bilde

Me nxënës, Malmö, qershor 2022

Kishte edhe familje të tjera që shkonin ku të iu shohin sytë, këmbët. 

Për mua kët ndarje ishin ndarje e kujtime të dhimshme që do ti vazhdoj ti publikoj pasi të pushoj e të qetësohem . Këto ndarje e udhë, ma kujtonin Vilhelm Moberg i cili në disa romane (dhe më vonë, filma) paraqet dramën e suedezëve kur shpërnguleshin në SHBA, para 130 -140 vjetëve, afro 1/3 e popullisës (1 nga 3 milion banorë që kishte Suedia) 

https://sv.wikipedia.org/wiki/Vilhelm_Moberg 

Forhåndsvisning av bilde

Kur u ndam me Shefqetin, ai mu afrua afër veshit dhe më tha: 

-Në Shkup, (ka mundësi) që takoheni me Ahmetn  (Ahmet Krasniqin, ish Ministrin e mëvoshmëm të luftës i cili kishte ikur nga fronti i luftës i ish armatës jugosllave. 

Me autobus të Kosovatransit (Trafiku Ndërurban) udhtuam prej Prishtine në Shkup. Kondukteri, një djalë i ri që nuk e njihja, mi kishte rezervua karrigat e para në autobus, karriga që janë vetëm për mysafirë dhe puntorë të ndermarrjes së autobuisëve. Ishte djali i ish kondukterit, Hamdi Krasniqit që kishte punua me (dajën) Hamit Krasniqin, djalin e Kadri Minushit nga Damaneku me autobusin në relacionin Malishevë- Prishtinë (janë vrarë  e masakrua nga forcat militare serbe në Fushë Kosovë, disa familje, ajo e Hamit Kadri Minushit dhe …e Hamdiut dhe e Mirenëve. Hamdiu nuk ishte dorzua dhe kishte luftua me një allti që e kishte pasur derisa iu kanë hargjua fishekët dhe pastaj është vrarë, në pranverën e vitit1999.  

Forhåndsvisning av bilde

Djali i Hamdiut, edhe ky kondukter, nuk deshi të mi marrë paret e biljetave, sepse me njihte. Ai më njihte sepse, kur ai kishte qenë nxënës e unë punoja si kontrollor autobusësh, një kohë të shkurtër, shpesh ai nuk kishte biljetë (sipas fjalëve të tij) e unë si kontrollor, ”i mbyllja sytë”.  

Ai bashkë me shoferin mi morën pasaportat, pakë para që kisha për ushqim dhe disa gazeta, revista e dokumente  që i kisha marrë me vete, “Rilindjen”, “Shkëndijën”  që shkruanin për mua dhe i mëshefën e më thanë:  

-Kur të pyesin policia serbe në kufi, të Hani i Elezit, ku po shkoni, ti thuaju: 

-Po shkojmë në një dasëm te një i afërm në Shkup … 

Forhåndsvisning av bilde

Nga Shkupi, më 22 qershor 1992 pakë para mbrëmjes autobusët e “Barileva Turist-it i ndezëm motorët dhe u nisën për udhtimin e gjatë. Rruga ishte e lodhshme dhe e mërzitshme, e me shi, nëpër Bullgari (Sofje), Rumani (Bukuresht), Hungari (Budimpesht), Qekosllavaki (Pragë), Poloni (Varshavë) e deri në  qytetin bregdetar, Gdansk të Leh Valensën, udhëheqësit të Solidaritetit (Lech Wałęsa, Solidaritet (polska: Solidarność). 

Në Gdansk, pasi pushuam pakëz, udhtuam me anije deri në Ystad të Suedisë, afro 6 orë nëpër detin Baltik, Östersjön, Liqeni Lindor *). Suedezët e quajnë “Liqe”, jo deti Baltik për shkak të ngushticës së vogël që lidh Oqeanin Atlantik. 

Në mbrëmje zbritëm në Ystad. Gruan dhe fëmijët (dhe familjet e tjera shqiptare) i morën policia kufitare suedeze dhe i dërguan me një vend tjetë me fjetur ndërsa unë prisja radhën me u paraqit në polici, me kërkua leje qëndrimi të përhershëm në Suedi dhe me u paisur me karta identiteti, si refugjaat.   

Përkthyesi shqiptar, një djalë i ri, pasi mi mori pasaportat dhe më premtoi se do të jem ndër të parët që do të intervistohem, kur policia i kanë marrë pasaportat, i kanë rrotullua pasaportat dhe i fundit ka dalur i pari e unë që isha i pari, mbeta i fundit. Natën e bëmë në një sallë sporti e në mëngjes pasi më pyetën policia shkurt pse kam ardhur dhe dhe pse bash në Suedi kërkoja “azill” e jo në vend tjetër të EU-s, më dërguan me makinë të SIV-it *) (Statens Invandrarverket) te fëmijët e mi, në një strehimore për refugjatë *) … aty ku ishte familja ime. 

Ditën e dytë, na larguan nga Ystadi na quan në një qendër tjetër të refuxhatëve, në Rinkaby, fshat afër Kristianstadit.  

Aty flenim në shatorra të ushtrisë, disa mijëra refugjaatë nga Ballkani, Afrika, Amerika Latine etj. Pas një jave në Rinkaby, përsëri na transferuan në qytetin Nynäshamn, qytet afro 70 km. në lindje të Stockhomit, me tre autobusë me shqiptarë e Boshnjakë. 

Në Nynäshamn na vendosën në Hotelin ”Nynäs” dhe aty  qëndruam afro 3 muaj. Monica Karlsson, shefe e kampit për refuxhatë, e cila shumë respektonte, vetëm mua dhe një familje boshnjake, me familje më dërgoi në Valdemarsvik (gji qyteti), qytet afër Norrköpingut, në një banesë të mobiluar me 4 (katër) dhoma, afër një shokut tim, Xhevat Durmishit i cili banonte në kufi të krahinës së Smålandit Figelholm.  

E në Valdemarsvik, banuam nga shtatori i vitit 1992 deri në maj të vitit 1993, ku me dëshirën time zgjodha të shpërngulem e të jetoj në Småland (Mönsterås), qytet i vogël në mes të qyteteve Kalmar dhe Oskarshamn. Ishim familja e parë shqiptari që u vendosëm në Mönsterås dhe aty, jetuam 3 vjet. Pas tri vjetëve u shpërngulëm nga Mönsterås-i në Halmstad (Krahina e Halland-it), në pjesën perëndimore të Jugut të Suedisë, në breg të Atlantikut Kattegatt)  

https://sv.wikipedia.org/wiki/Kattegatt 

Pas 3 vjetëve që jetuam në Halmstad, u shpërngulëm në Malmö, në krahinën e Skåne-s, krahinën më  jugore të Suedisë 

Në Suedi, unë mbeta për një kohë të gjatë si memec, si një dru e guri, që nuk flet.  

Që nga nata e parë kur hymë në Suedi, në Ystad qyteti më jugor i Suedisë ku zbritëm nga anija e madhe me ”udhtarë”, shumica shqiptarë e boshnjakë e deri më sot, isha i huaj në Suedi e tash, i huaj edhe në Kosovë.   

Duhët ta ndërpres rrëfimin tim për punën si mësues dhe jetën në Suedi për ta vazhduar më vonë, sepse nuk kam ende kompjuter tjetër e shkrimet që i kam të ruajatura këtu (në kompjuterin e punës) duhët ti kopjoj e ti qes në kompjuterin e ri e kjo më merr kohë, sepse unë jam handikap sa i përket kompjuterit por, sot po i publikoj vetëm disa letra që mora nga një nxënëse (gjimnaziste) shqiptare, një prinde, një professor nga Tirana dhe një analiste, komentuese e Drini.us,  nga Elbasani. 

Një nga letrat (koment në Drini.us) është ajo e Ritës, elbasanase me punë e qëndrim në Gjermani, nënë e patriote. 

Ajo më shkruante  

”Bej nje perjashtim ne kete moment i dashur mik z, Sinan duke ju uruar perzemersisht ditelindjen ! Them perjashtim se komentet e mija do te mungojne sot e tutje . Thjeshte nje deshire vetjake ku besoj se heshtja ka vleren e saj pozitive . Ne keto momente pesimizmi (paksa hajgare , me lejohet) qe perjetoni ( largimi nga detyra e nxenesit ) ju uroj qe e nesermja te jete me aktive ne rrethin familjar e miqesor ! Me dhuntite e talentin qe pervetsoni as qe do te kuptoni se tashme jeni ne pension. Do te me jepni te drejte per c`ka shkruaj sapo t”i nenshtroheni rutines. Dhe pse ne distance njohja , them me bindje se njoha nje njeri te mire, te drejte e rigoroz. Sikur shumica e shumica te ngjasonin me ju ! Por jetojme ne nje bote te m”brapshte dhe pse Shqiperia dhe Kosova kane arrite ato suksese qe dikur vetem i enderrojshim . E mbyll me urimin nga zemra per nje bashkim zemrash se pari e trojesh te popullit shqiptar ! Si dhe nje jete te gjate e te lumtur me bashkshorten , femijet e niper e mbesa ! Edhe 100 vjec nga une ! Rita (Malsorja) 

Letra e e dytë( 2 letra)  ishte e një prindi, nga Familja Rrustemi, Oxie(Malmö) që pata fatin e kisha tri vajzat e tyre nxënëse:  

”Pershendetje 

Urime pensionimin ! Te urojme te kesh edhe shume vite jetë me shendet te plotë lumturi dhe harmoni se bashku me familjen si dhe te falenderojmë nga zemra per punen, perkushtimin dhe sakrificen tuaj qe i keni jap arsimimit dhe zhvillimit mësimit për femijët tanë ketu ne gurbet.Te urojmë te behesh 100 vjeç me shendet, lumturi dhe te gjitha te mirat ne jetë. 

Profesioni i mesuesit eshte i shenjtë, jeni ju që e sjellni dritën e diturisë. 

Urime edhe pensionimi per ju pishtar i dijes! Urojm qe te jeni i lumtur, i fortë ne shendet te shijoni çdo dite dhe te jeni te rrethuar vetëm nga njerëz te dashur” 

Te falenderojmë nga zemra: Irfani&Besarta si dhe nxenëset tuaja Olta Noa dhe Linea  

Letër nga një nxënëse 

”Mësuesi im i dashur Sinan ! Si mund t’ju faleminderoj për të gjitha njohuritë, shkencore dhe jetësore, që ma dhatë mua, plotësisht e pa interes, pa kërkuar asgjë, asnjë shpërblim për rrugëne e largët qe vije deri në shkollën ku unë mësoja vetëm që të më ndihmoje  në suedisht …! Jamë shumë mirnjohëse! Jamë edhe shumë me fat që kamë pasur një mësues sikur ju. Ju përgëzoj për ditëlindjen tuaj! Te uroj gjithe te mirat. Ju uroj shëndet, paqe, lumturi, gëzim, dashuri, fat, frymëzim, respekt, sukses, besim dhe ngrohtësi. Jetë pafundësisht të lumtur çdo minutë të jetës suaj! Uroj që gjithmonë të arrini rezultatet më të larta në gjithçka dhe të mos njihni kurrë zhgënjimin! 

Ju faleminderit shumë mësues i nderuar! 

Ish nxënsja juaj Erva 

Dhe letra e fundit për sot është ajo e professor Emil Lafe, të cilit i shkruajta ”Pse nuk është ”Moti Madh” në Enciklopedinë, autor e të cilit jeni edhe ju? 

Letra: 

”I dashur Sinan, 

gëzohem që marr letër prej teje! 

Moti i Madh nuk është emërtim historik, po emërtim letrar, prandaj në veprën “Historia e popullit shqiptar” (Akademia e Shkencave)  kjo periudhë emërtohet “Epoka e Gjegj Kastriotit – Skënderbeut”. 

Sumë të fala edhe prej Ninës për familjen dhe shoqërinë! 

Emili 

E titullova ”Moti i Madh apo i Moti i Mbrapshtë”, duke e lidhur edhe kohën e vitet kur erdhëm në Suedi, afro 40-50 mijë shqiptarë të Kosovës në vitet 1989-1992. Ato vite për një pjesë të shqiptarëve mërgimtarë ishin ”Mot i Madh dhe Mot i Mbrapshtë”. 

*) NËM kal. dhe jokal. 

  1. I drejtohem dikujt a diçkaje me zemërim e me fjalë të rënda, që shprehin një dëshirë të keqe a dënim; mallkoj. Nëm armikun. Nëm sëmundjen (pleqërinë). Nëm gur më gur e nëm rëndë. Mos e nëm fëmijën! Shante e nëmte.

NËMË f. 

Shprehje me të cilën shfaqet një dëshirë e keqe dhe dënimi për dikë a për diçka; mallkim. Nëmë e rëndë. Nëma e nënës. Nëma e mallkime për pushtuesit! E zëntë nëma ime! mallk. 

NËM kal. dhe jokal. 

I drejtohem dikujt a diçkaje me zemërim e me fjalë të rënda, që shprehin një dëshirë të keqe a dënim; mallkoj. Nëm armikun. Nëm sëmundjen (pleqërinë). Mos e nëm fëmijën! Shante e nëmte. 

Shprehje Frazeologjike 

Nëm gur më gur. 

E nëm rëndë. 

”Qoniu djemt e dovletit (luftoni), 

He ju dhasha ujë të detit” (vargje nga kënga e Oso Kukës) 

*) MËZAT m. 

Viç mashkull nga një deri në tre vjeç; dem i ri, ka i patredhur. 

*) Sevdija ishte qika e vetme dhe fëmiu më i vogël e bacës Sefë Ai sa herë që vinte te na, ose dilte me i pa fushat e arat me kallamoq, Sevdinë e merrte për dore. Dhe unë e mbaja mend por nuk ma prente mendja që Sevdija është rritur e në Turjakë qikat e gratë, kur ka burra të katundit, miq e mysafirë, nuk shkojnë në odë……Për bacën Sefë, kam obligim që të shkruaj disa nga kujtimet qysh e njoh unë, të drejtë, të sinqertë por edhe të ngutshëm që vlonte shpejt, si tamli …. Asman Cufa thonte: Ruajuni prej Seferit se kur ai të idhnohet, të gjuan me lulakë (bebë të lidhur në djep)  

*) MOÇËM mb. 

  1. I kaluar në moshë, i shtyrë në mot; i vjetër (për njerëzit, kafshët a drurët). Plak i moçëm. Plakë e moçme. Dru i moçëm.
  2. Që i përket një kohe shumë të kaluar, që ka shumë kohë që ka ndodhur ose që është bërë; i lashtë, i vjetër. Legjenda (ngjarje) të moçme. Varre të moçme. Ndërtesë e moçme. Punë të moçme.
  3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Të moçmit tanë të parët tanë, stërgjyshërit. Ka thënë i moçmi.

*) Statens invandrarverk, SIV, tash, Migrationsverket (Sverige) 

För motsvarande myndighet i Finland, se Migrationsverket (Finland). 

Migrationsverket 

Logotyp för Migrationsverket.svg 

Departement: Justitiedepartementet 

Organisationstyp: Statlig förvaltningsmyndighet 

Ledning: Enrådighetsmyndighet 

Kommun: Norrköping 

Län: Östergötland 

Organisationsnr: 202100-2163 

Generaldirektör: Mikael Ribbenvik 

Instruktion: SFS 2019:502 (lagen.nu) 

Webbplats: www.migrationsverket.se 

Migrationsverket är en svensk statlig förvaltningsmyndighet, som sorterar under Justitiedepartementet. Verket är Sveriges centrala utlänningsmyndighet och ansvarar för verksamhetsområdena asyl, besök och bosättning samt medborgarskap. Myndigheten hette fram till 1 juli 2000 Statens invandrarverk. 

Myndigheten är från 1 oktober 2022 beredskapsmyndighet men ingår inte i någon av de tio beredskapssektorerna. 

*) REFUGJAT m. 

Ai që ikën nga vendi i vet ku jeton përherë për t’i shpëtuar një fatkeqësie të përgjithshme; i ikur, i shpërngulur. Refugjat politik. Refugjatët e luftës. 

Grupe refugjatësh. Kampi i refugjatëve. Ndihma për refugjatët. 

*) BAXHANAK m. 

Secili nga burrat që i kanë gratë motra; i shoqi i motrës së gruas. Janë (u bënë) baxhanakë. Dy baxhanakë mbajnë shtegun e ariut. fj.u. 

*) Rinkaby, Kristianstads kommun 

Rinkaby 

Tätort 

Landskap: Skåne 

Län: Skåne län 

Kommun: Kristianstads kommun 

Area: 126 hektar (2020)[1] 

Folkmängd: 749 (2020)[1] 

Befolkningstäthet: 5,9 inv./hektar 

Wikimedia Commons: Rinkaby 

Rinkaby är en tätort i Kristianstads kommun och kyrkby i Rinkaby socken i Skåne. 

Här finns Rinkaby kyrka som uppfördes på 1200-talet. Byns skola har anor från sent 1800-tal och bedriver idag verksamhet från förskola till årskurs 6.[4] Försvarsmakten har boendeanläggning på orten och bedriver övningsverksamhet på Rinkaby skjutfält. 

*) Ystad 

Tätort i Sverige 

Ystad är en tätort och centralort i Ystads kommun i Skåne län, belägen på Skånes sydkust. Wikipedia 

Yta: 7,92 km² 

Väder: 12 °C, vindriktning/vindstyrka SO/1 m/s, luftfuktighet 79 % weather.com 

Befolkning: 28 985 (31 dec. 2015) 

Lokal tid: torsdag 18:54 

Kommun: Ystads kommun 

Land: Sverige 

*) Nynäshamn 

Tätort i Sverige 

Nynäshamn är en tätort samt centralort i Nynäshamns kommun belägen i Stockholms län och landskapet Södermanland. Nynäshamn är beläget längst söderut på Södertörn, 58 kilometer söder om Stockholm. Staden växte fram som uthamn till Stockholm, på mark som tidigare tillhört Nynäs gods. Wikipedia 

Yta: 6,52 km² 

Väder: 8 °C, vindriktning/vindstyrka N/3 m/s, luftfuktighet 81 % weather.com 

Befolkning: 13 510 (31 dec. 2010) 

Lokal tid: torsdag 18:56 

Beb.områdeskod: 0192TC103 (1960–) 

Kommun: Nynäshamns kommun 

Koordinater: 58°54′27″N 17°56′40″Ö / 58.90750°N 17.94444°Ö 

*) Östersjön 

Hav 

Östersjön, även kallad Baltiska havet eller Baltiska sjön, är ett cirka 413 000 kvadratkilometer stort och upp till 459 meter djupt innanhav med bräckt vatten, beläget i norra Europa. Wikipedia 

Yta: 377 000 km² 

Medeldjup: 55 m 

Djup: 459 m 

Mynning: Öresund, Stora Bält och Lilla Bält 

Volym: 20 000 km³ 

Öar: Rügen, Gotland, Usedom, Öland, Dagö, Ösel, Wolin, MER 

*) Halmstad 

Tätort i Sverige 

Halmstad är en tätort i södra Halland, centralort i Halmstads kommun och residensstad för Hallands län. Halmstad var Sveriges 19:e största tätort med 66 124 invånare år 2015. Halmstad är en hamnstad vid Nissans mynning i Laholmsbukten. Wikipedia 

Yta: 33,01 km² 

Väder: 11 °C, vindriktning/vindstyrka NO/1 m/s, luftfuktighet 87 % weather.com 

Befolkning: 70 480 (2019) 

Lokal tid: torsdag 20:09 

Universitet: Högskolan i Halmstad 

*) Malmö 

Kommun i Sverige 

Malmö kommun, även kallad Malmö stad, är en kommun i Skåne län, i före detta Malmöhus län. Centralort är Malmö. Kommunen ingår i Stormalmö och utgör en egen valkrets vid riksdagsval i Sverige. Kommunens område tillhör ett av Sveriges mest kulturpåverkade landskap. Wikipedia 

Yta: 158,4 km² 

Befolkning: 344 166 (31 dec. 2019) 

Anställda: 18 575 (2019-11) 

Areal: 334,45 kvadratkilometer (2019-01-01) 

Klubbar och lag: FBK Balkan, Limhamns FF, Limhamn Griffins, Bunkeflo FF, Bunkeflo IF, Limhamn HK 

FUND 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 29 shtator 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu