ARKIVI:
26 Prill 2026

Ndjej një adrenalinë të veçantë në Greqi, që nga Kavalla, Selaniku, Larisa, Follorina, Janina, dhe deri në Prevezë e Korfuz

Shkrime relevante

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Bllokim të deputetevë në Kuvend deri në zgjedhjen e Presidentit!

Florim Zeqa Në demokraci sovrani (populli) është forca mbrojtëse e shtetit dhe...

Palestra e “trurit të mbyllur”, Drenica e Sami Lushtakut !

Lirim Gashi, Prizren DRENICA E SUPËS POLITIKE TË SAMI LUSHTAKUT, ËSHTË PALESTËR...

Shpërndaj

Në foto: Aristoteli
Nga: Ragip Kçiku
___
SELANIKU
___
Sa herë që kaloj kufirin dhe dal në Greqi, që nga Kavalla, Selanik, Larisa, Follorinë, Janinë, deri në Prevezë e Korfuz, ndiej një adrenalinë të veçantë. Katër pika kufitare kam kaluar, Gjevgjeli, Manastir, Kapshticë dhe .., njësoj. Gjithmonë e përjetoj me emocione të veçanta. Një adrenalinë pozitive. Një ndjenjë të tillë, kurrë nuk e kam ndierë në Athinë, madje as në Salaminë ku gjithashtu ka shqiptarë të mrekullueshëm dhe arvanitë.
Nuk e shpjegoj dot këtë gjendje të them, shpirtërore. Ndoshta nga fakti që në një masë të madhe e njoh historinë e këtyre vendeve?!
Thessaloniki, Greece
T’i kthehemi Selanikut.
Selanikun me pjesën shqiptare fizikisht e lidh lumi Vardar. Vardari buron mbi Gostivar, Vrutok tek fshati Reçan, e lidhë me Tetovën, Shkupin dhe Velesin. Të gjitha qytetet shqiptare, dhe në Selanik derdhet në bregun e detit Egje.
Ndërsa, sa i përket historisë më të vonë, Selaniku më kujton se nga ky qytet dolën tre themelues shtetesh. Këtu mësuan: Mehmet Ali Pasha i Kavallës, themelues i Egjiptit, Ben Hur, themelues i Izraelit dhe Mustafa Qemal -Ataturku, themelues i Turqisë moderne.
Kur i krahasoj këta tre personalitete, mbase më jep të kuptoj se Maqedonia Jugore, jep një adrenalinë ndryshe për një grup gjaku mbase.
Si qytet, Selaniku është një ndër qytetet më të bukur dhe me një urbanizëm të përkryer. Sidomos pjesa rreth Bregdetit dhe rruga qendër apo Via Egnatia.
Vitin e kaluar u hap edhe metro qytetit, një pasuri bashkëkohore kjo për qytetin dhe qytetarët.
Ikona e këtij qyteti është Sheshi Aristotel, një shesh nga i cili unë nuk mund të ngopem duke shikuar urbanistikën, arkitekturën dhe harmoninë e tij, si në koloritin, si në formën ovale që i ka dhënë arqitekti. Aty, ndërtesa ndërtesës nuk ia zë diellin. Ngjyra e bardhë së bashku me kthjelltësinë e qiellit, vërtetë ma pushojnë syrin dhe mendjen.
I jap të drejtë Ami Bues i cili e quajti QYTETINI BARDHË.
Në një skaj, rri “ulur” legjenda e filozofisë botërore ARISTOTELI.
Sheshi Aristotel për Selanikun është sikur Roma për perandorinë Romake: “Të gjitha rrugët të.çojnë në Romë”.
Selaniku
Është interesante se në çdo reklamë të guidës turistike, në dukje është një objekt i kohës otomane që atyre u ka shërbyer si pirg për fanarin e bregdetit Egje në këtë qytet, si dhe një burg i kohës së tyre me namin më të keqin të mundshëm. Sot ky objekt është një nga muzetë e qytetit. Përpara ka qenë me ngjyrë të kuqe si simbol i gjakut të të krishterëve, tani quhet Pirgu i Bardhë meqenëse sipas një legjende, një i burgosur si kundërshpërblim për faljen e jetës, e ka ngjyrosur me shpenzimet e veta.
Sot, është në përdorim të komunitetit turk të Selanikut por është edhe kujtesë e tmerrit.
Sidoqoftë, pa Sheshin Aristotel, Selaniku nuk më duket i plotësuar.
Kuptohet që një qytet sot i Greqisë është përplot artifakte dhe pjesë muzeale nga e kaluara bizantine dhe osmane.
Kishat muze, janë të shpeshta. Të gjitha kishat muze (por që ndonjë edhe është në shërbim të praktikimit të fesë ortodokse), janë të ndërtuara pas ligjeve të pushtuesit osman. Është lehtë dë kuptohet kjo meqenëse në pushtimin osman, kultet e krishtere është dashur të jenë më të padukshme në krahasim me kultet (xhamitë), islame, prandaj ortodoksët për të fituar hapësirën e duhur, kanë shfrytëzuar thellësinë duke i mihur themelet e kulteve ortodokse, sa më thellë që kanë pasur mundësi meqenëse kjo formë nuk ishte e sanksionuar me ligjet e kohës.
5-6 vite më parë pata shkruar titullin për Selanikun “Plot me shqiptatë ishte, plot me shqiptarë është”.
Mustafa Kemal ataturk house founder of turkey in Thessaloniki greece
Selaniku është plot me histori shqiptare.
Sa të dhimbshme, sa të këndëshme.
Këtu u shkollua Rexhep Mitrovica, themelues i shkollës moderne shqiptare (në Shqipëri). Ai këtu mbaroi kolegjin frëng “Progresi”. Këtu ka qenë mësues edhe Bajo Topulli i cili studentëve të vet iu dha frymën patriotike dhe revolucionare. Në PROGRESI-in frëng të rinjtë shqiptarë hynin si turq por dilnin Shqiptarë të pjekur.
Këtu në Selanik për një kohë jetoi edhe Hasan Ptishtina, ku edhe u vra nga të paguarit e Ahmet Zogut. Për Hasanin kam shkruar edhe më parë. Shtëpia e tij, apo pallati, sot është në përdorim të ministrisë së arsimit të vendit e cila shërben për arsimin e fëmijëve me aftësi ndryshe. (Foto më poshtë).
Hasani kishte prona ndërsa Isë Biletini bënte tregti me gurë mulliri, por një herë pati hallin e Sulltanit që ia kishin burgosur në Pirgun e Bardhë.
Në Selanik u helmuan dhe u vranë shumë patriotë.
Të kujtojmë Stathi Kostarin, Themistokli Gërmenjin, Koto Hoxhin mësuesin e parë të Mësonjëtores së Korçës e sa e sa patriotë të tjerë.
Këtu, gjurmët më të mëdha i ka lënë mentori Mid’hat Frashëri.
Ai ishte një zë i rrallë i gjuhës shqipe me shoqatën DITURIA e njohur si “Klubi i Selanikut” që nga viti 1900 deri më 1912, ku takoheshin patriotët dhe intelektualët shqiptarë për t’u ç’mallë dhe për t’u organizuar, në luftë për pavarësinë e Shqipërisë, secili në mënyrën e vet. Në kuadër të shoqatës ai botoi dhe me gazetën e vet LIRIA.
Kjo është një gazetë njëkohësisht arkiv i historisë shqiptare për kohën e Rilindjes Shqiptare,
Ka dhe shumë ngjarje shqiptare por më e dhimbshmja është që në luftën antiturke të LPB, tri grupacione shqiptarësh, nën komandat e ushtrive të huaja, luftuan kundër njëri-tjetrit. Shqiptarët luftuan në anën e turqisë, dhe kundër saj luftuan nën komandën e Esad Pashën si ndihmë Serbisë së bashku me shqiptarët e mobilizuar dhunshëm nga ushtria serbe, si dhe shqiptarët e Greqisë nën komandën e ushtrisë greke.
Sot Selaniku mund të numërojë 100 000 shqiptarë të cilët janë faktorizuar në mesin e rezidentëve me sukseset në arsim dhe në ekonomi të llojeve të ndryshme.
Në Selanik organizimi i shqiptarëve është shumë i dukshëm. Aty janë të organizuar në shoqata dhe organizata, si Shoqata e Emigranteve “Nene Tereza”, shoqata kulturore “Fari” , shoqata e intelektualeve dhe studenteve ” Drita e Diturise”, organizata e grave “Jeta” si dhe Shoqata “Grekoshqiptare e Punëtorëve dhe Miqve te Selanikut”.
PROGRESI (përparimi). Si mik i hershem i kesaj shoqate dua te ndalem pak me gjate . “Progresi” eshte krijuar ne vitin 1998, ne kohen kur ende ishte shume e veshtire te aktivizoheshin, grumbulloheshin dhe vepronin mes tyre dhe per te drejtat e tyre emigrantet shqiptare. Themelues i saj i ndjeri zoti Aleks Janaqi i cili i dha jete dhe ze shoqates per 5 vjet rresht. Me pas ne krye te saj u zgjodh Thodhori Miho The cili e drejtoi me sukses per 16 vite radhazi . Tani , kjo shoqate drejtohet nga znj. Eva Paloka misionare e gjuhës shqipe e ndihmuar kryesisht nga atdhetarët: Theodhori Miho, Arjan Gusho, Besnik Buzi dhe Alfred Cengu e ndonjë tjetër .
Kjo është një shoqatë shumë ambicioze dhe shumë aktive që gjithashtu merret dhe me përhapjen e misionit për gjuhën shqipe tek emigrantët shqiptarë, organizimin e festave kombëtare dhe kulturore-argëtuese si dhe me organizime të ndryshme me qëllime informative, ekologjike etj.
Është një organizatë me shumë vi,ion dhe me plane shumëmpragmatike për kohën.
Herë tjetër besoj të të shkruaj vetëm për organizimin kulturor dhe arsimor të shqiptarëve të Selanikut.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu