ARKIVI:
15 Korrik 2026

Në emër të kujt po reagon “Shoqata e Qumështarëve të Kosovës”

Shkrime relevante

Në emër të kujt po reagon “Shoqata e Qumështarëve të Kosovës”

REAGIM PUBLIK: NË EMËR TË KUJT PO FLET KJO “SHOQATË”? Deklarata e...

Kur mohimi i historisë bëhet më i rrezikshëm se kërcënimi i armikut!

(hap në një skedë të re) Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës,...

Gjuha e Snezhana Paunoviq për rikthimin e politikave milosheviqiane të spastrimit etnik, do të luftohet nga shqiptarët

Basri Beka, Prishtinë Snezhana Paunoviq po flet me gjuhën e Millosheviqit –...

Pse nuk mund të jetë Përparim Rama kryetar i LDK-së?

Idriz Zeqiraj, Gjermani _____      Janë dy pengesa bazike që pamundësojnë pranimin...

Fjala ime në Vlorë, poezi nga Atdhe Geci

Nga: Atdhe Geci Poezi FJALA IME NË VLORË Në breg të detit  jam  ulur ...

Shpërndaj

REAGIM PUBLIK: NË EMËR TË KUJT PO FLET KJO “SHOQATË”?
Deklarata e fundit e të ashtuquajturës “Shoqata e Qumështarëve të Kosovës” ngre një pyetje themelore që duhet të marrë përgjigje para se kjo organizatë të pretendojë se flet në emër të sektorit:
Cilët janë anëtarët e saj dhe kë përfaqëson realisht?
Sipas njohurive tona, një pjesë e konsiderueshme e industrisë së përpunimit të qumështit në Kosovë nuk e njeh këtë person apo këtë organizatë si përfaqësuese të saj. Nuk dihet publikisht se cilat qumështore janë anëtare, kush e përbën kuvendin e shoqatës, kush ia ka dhënë mandatin për të folur në emër të sektorit dhe mbi bazën e cilit vendim janë publikuar këto deklarata.
Një organizatë që përdor emërtimin “Shoqata e Qumështarëve të Kosovës” duhet të ketë transparencë të plotë:
Kush janë anëtarët e saj?
Sa përpunues të licencuar të qumështit përfaqëson?
Kur është mbajtur kuvendi i fundit?
Kush e ka miratuar këtë deklaratë?
A është qëndrimi i saj rezultat i një vendimi kolektiv apo vetëm qëndrim personal i një individi?
Pa përgjigje për këto pyetje, askush nuk mund të pretendojë se flet në emër të gjithë industrisë së qumështit.
Për vite me radhë, nga e njëjta adresë janë bërë sulme dhe akuza të vazhdueshme ndaj përpunuesve vendorë. Pasi nuk është arritur të dëmtohet sektori përmes sulmeve ndaj ndërmarrjeve, tani objektiv janë bërë institucionet shtetërore dhe ish-drejtuesit e tyre.
Kjo na shtyn të pyesim publikisht:
A është qëllimi mbrojtja e fermerit dhe konsumatorit, apo krijimi i vazhdueshëm i konflikteve dhe presionit publik për interesa të tjera personale, profesionale apo politike?
A synon dikush përmes këtyre deklaratave të krijojë hapësirë për punësim në institucione, për një pozitë në ministri apo për ndonjë rol tjetër publik? Ne nuk mund ta dimë këtë, por mënyra e veprimit dhe intensiteti i sulmeve e bëjnë të domosdoshme që edhe kjo çështje të sqarohet me transparencë.
Askush nuk është kundër hetimeve të ligjshme, mbrojtjes së konsumatorit apo zbatimit të ligjit. Përkundrazi, industria serioze e qumështit kërkon kontroll, konkurrencë të drejtë, etiketime të sakta dhe përgjegjësi për çdo shkelje të provuar.
Por është e papranueshme që pretendimet, dyshimet dhe interesat individuale të paraqiten si qëndrim i përbashkët i të gjithë sektorit.
Nuk mund të përdoret emri i fermerëve, konsumatorëve dhe industrisë vendore për të zhvilluar beteja personale. Nuk mund të fajësohet paraprakisht një industri e tërë dhe as të sulmohen individë e institucione pa vendime përfundimtare dhe pa prova të vërtetuara nga organet kompetente.
Prandaj, përpara se të kërkojë përgjegjësi nga të tjerët, kjo organizatë duhet të bëjë publike:
– listën e anëtarëve të saj;
– strukturën drejtuese;
– procesverbalin dhe vendimin me të cilin është miratuar deklarata;
– burimet e financimit;
– mandatin mbi të cilin pretendon se përfaqëson qumështarët e Kosovës.
Industria e qumështit në Kosovë ka nevojë për bashkëpunim, stabilitet, politika zhvillimore dhe përfaqësim të vërtetë – jo për vetëshpallje, përçarje dhe sulme të vazhdueshme publike.
Institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe të hetojnë çdo pretendim të argumentuar. Por njëkohësisht, opinioni publik ka të drejtë të dijë se kush flet, në emër të kujt flet dhe çfarë interesash përfaqëson.
Përfaqësimi nuk fitohet duke vendosur një emër “shoqatë” në krye të një deklarate. Përfaqësimi fitohet me anëtarësi reale, mandat demokratik, transparencë dhe besimin e sektorit.

____

Mentor I. BARANI

Master i Shkencave në Mjekësi Veterinare

Adresa: 
Rruga “Faton Shabani”, Lamela 1, numër 19
              10.000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Mob:  +383 (0) 44 146 149

E-mail: mentorbarani77@gmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu