ARKIVI:
4 Korrik 2026

Në katërvjetorin e ndarjes nga jeta të Dalip Grecës

Shkrime relevante

Ndërmjet identitetit kombëtar dhe ndikimeve gjeopolitike: Shqiptarët në Ballkanin bashkëkohor

Dr. Sadri Ramabaja lindi në Magurë të Dardanës, më 4 tetor...

Rubinetet e shtëpive të klinasve me këtë pamje të pist e të neveritshme

Lekë Mrijaj, Klinë Përgjegjësia për gjendjen e ujit të pijshëm në Klinë...

Luan Dibrani i reagon hapjes së xhamisë në Itali në emër të “kulturës shqiptare!”

Luan Dibrani, Prevallë REAGIM PUBLIK KULTUROR DHE INTELEKTUAL Qendra Kulturore Shqiptare po —...

Respekti për gazetarët e Rilindjes nuk dëshmohet me ceremoni, por me drejtësi

Albin Kurti me disa gazetarë të Rilindjes..., ndonjë prej të cilëve...

Shpërndaj

Nga Frank Shkreli
____
Në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta e të ndjerit Dalip Greca, sot kujtojmë me nderim një prej zërave më të përkushtuar të gazetarisë dhe çështjes kombëtare shqiptare në diasporë. Si kryeredaktor i Gazetës Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, ai i shërbeu me dinjitet komunitetit shqiptaro-amerikan, fjalës së lirë, historisë dhe identitetit kombëtar në këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dalip Greca mbetet simbol i përkushtimit ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan, ruajtjes së trashëgimisë së “Vatrës” dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet shqiptarëve kudo që ndodhen. Me penën e tij të matur, me kulturën qytetare dhe me dashurinë për kombin, ai la pas një trashëgimi të çmuar në publicistikën shqiptare.
Sot, në këtë përvjetor, kujtojmë jo vetëm gazetarin dhe intelektualin, por edhe njeriun e urtë e fisnik që jetoi me ideale dhe punoi deri në fund për çështjen shqiptare.  Personalisht, e falënderoj Dalipin për bashkëpunimin e gjatë, për respektin njerëzor dhe profesional, si dhe për kontributin e çmuar që dha për gazetarinë shqiptare dhe për gazetën “Dielli”. Ai ishte një njeri i urtë, korrekt dhe i përkushtuar, që la pas një trashëgimi të vyer në historinë e shtypit shqiptar në Amerikë.
Në këtë ditë përkujtimore, ngushëllimet më të sinqerta dhe respekti më i thellë shkojnë për familjen e tij të ngushtë, e cila humbi njeriun e dashur, bashkëshortin, prindin dhe gjyshin e paharruar. Po ashtu, kjo është një humbje e madhe edhe për “Vatrën”, për bashkëpunëtorët, miqtë dhe gjithë lexuesit e “Diellit”, që për vite me radhë e njohën dhe e vlerësuan për përkushtimin dhe fisnikërinë e tij.
Jam i sigurt se kujtimi i Dalip Grecës do të mbetet gjithmonë i gjallë në faqet e “Diellit”, në historinë e “Vatrës” dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
I paharruar qoftë kujtimi i tij!
                                             Frank Shkreli: In memoriam, Dalip Greca - Albspirit
                                              Viti 2005, Nju Jork
              

K O M E N T E