Qetësohuni njëherë, poezi e Arif Ejupit

Shkrime relevante

Plagjiatori që m’i vjedh edhe fyerjet me të cilat e ofendoj

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Ka njerëz që vjedhin ide, ka të tjerë që...

Basil Schader, një figurë e shquar zvicerane e albanologjisë bashkëkohore

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Në kujtim të Prof. Dr. Dr. Basil Schader...

Si qenka bota, poezi nga Arif Ejupi

SI QENKA BOTA (Kushtuar zgjedhjeve në Serbi, ku e kaluara ende rëndon...

Shpërndaj

QETËSOHUNI NJËHERË

Poezi

(Protestë ndaj atyre që përpiqen të pengojnë zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut)

Qetësohuni njëherë,
o arinj të murrmë,
o korba të zinj.

Rrezet e diellit
nuk ndalen me shoshë.

Hënës ndriçimin
s’ia ndalin lehjet e qenve.

Lumenjtë pakojnë ujin,
por rrjedhën
nuk e ndalin.

Malet i dëmton acari,
por prapë
mugullojnë.

Bilbilave mund t’ua vonojnë këngën
të pabesët dhe mizorët,
por assesi
t’ua ndalin.

Shqiponjave mund t’ua prishin folenë,
por fluturimin
s’mund t’ua ndalin;
as dallëndysheve,
as pulëbardhave
shtegtimin.

Kohës
nuk mund t’i ndalet hapi.

Qetësohuni njëherë,
o arinj të murrmë,
o korba të zinj.

Arif Ejupi
Gjenevë, 5 dhjetor 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu