ARKIVI:
19 Maj 2026

Kërkesë për themelimin e taskforcës shtetërore kundër islamit politik në Republikën e Kosovës

Shkrime relevante

Në 27 vjetorin e rënies së HEROIT të Kosovës, gjenerallejtënant Avdullah Tahiri

Shefqet Gjocaj Ah, sikur të paktën, të vritej në betejë!  27 vjet më...

Memornadumet serbe rreth Kosovës nuk kanë të ndalur

Ali Sh. Mehmeti Përveç planeve të vjetra të Garashaninit, Çubriloviqit dhe...

Për librin “Ese të humbura” të autorit Kasam Shaqirvela

Shkrim nga admini & promotorja; Venet & Viola Bregu * -Dy fjalë për...

Shpërndaj

Republika e Kosovës është shtet laik, demokratik dhe euroatlantik. Për këtë arsye, kërkoj themelimin urgjent të një Taskforce Shtetërore kundër Islamit Politik dhe çdo forme të ekstremizmit fetar që cenon rendin kushtetues, sigurinë kombëtare dhe identitetin kombëtar shqiptar.
Islami politik nuk është fe. Është ideologji radikale dhe antishtetërore që synon përdorimin e fesë për pushtet politik dhe imponim shoqëror. Çdo tolerim ndaj kësaj ideologjie është kërcënim direkt për Republikën e Kosovës.
E gjithë bota perëndimore e lufton islamin politik si kërcënim ndaj demokracisë dhe vlerave laike. Shtete si Franca, Austria, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar njësi të specializuara dhe taskforca të ngjashme për monitorimin, parandalimin dhe luftimin e kësaj ideologjie ekstreme radikale. Kosova duhet të jetë në linjë me aleatët e saj euroatlantikë në këtë betejë për mbrojtjen e shtetit laik.
Kjo Taskforce duhet të ketë mandat për:
1. Ndalimin e propagandës së islamit politik në hapësira publike dhe rrjete sociale;
2. Ndalimin e bllokimit të rrugëve për manifestime fetare politike;
3. Ndalimin e indoktrinimit të shoqërisë shqiptare në islamin politik dhe hetimin e secilit imam që indoktrinon shoqërinë në mosdurim e deri në terrorizëm;
4. Identifikimin dhe rrënimin e xhamive të ndërtuara me financa të dyshimta ose pa leje;
5. Hetimin e financimeve të huaja radikale dhe rrjeteve ekstremiste;
6. Ndjekjen penale të imamëve dhe individëve që bëjnë thirrje për sheriat, nxisin urrejtje fetare ose fyejnë figurat kombëtare;
7. Mbrojtjen e të gjitha komuniteteve fetare në Kosovë dhe ndalimin e çdo gjuhe urrejtjeje me bazë fetare;
8. Monitorimin e institucioneve arsimore për të parandaluar indoktrinimin me ideologji të islamit politik;
9. Ndalimin e veprimtarisë së organizatave joqeveritare me agjendë fetare që promovojnë islamin politik në Kosovë;
10. Auditimin e plotë financiar dhe programor të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të gjitha strukturave të saj;
11. Krijimin e një regjistri kombëtar për imamët dhe ligjëruesit fetarë me detyrim certifikimi nga shteti;
12. Ndalimin e hyrjes në Kosovë të predikuesve të huaj të njohur për lidhje me islamin politik;
13. Monitorimin e burgjeve dhe qendrave korrektuese për të parandaluar radikalizimin e të burgosurve;
14. Krijimin e programeve të deradikalizimit për individët e ndikuar nga propaganda e islamit politik;
15. Bashkëpunimin ndërinstitucional me partnerët ndërkombëtarë për shkëmbim informacioni mbi rrjetet e islamit politik;
16. Ndalimin e literaturës dhe materialeve që promovojnë ideologjinë e islamit politik në bibliotekat publike dhe shkolla;
17. Veprim të ashpër institucional ndaj çdo forme të ekstremizmit fetar, pa kompromis.
Kosova nuk guxon të shndërrohet në terren të islamit politik dhe ideologjive antiperëndimore. Shteti duhet të veprojë me forcën e ligjit për mbrojtjen e rendit kushtetues, identitetit kombëtar dhe orientimit euroatlantik të Republikës së Kosovës.
Sinqerisht
Blerim Nika
19.05.2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu