Në Kongsberg të Norvegjisë një person qëllon qytetarët me hark, ka disa të vdekur dhe të plagosur

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

  • (E plotësuar, ora 23:18 ) – Pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me shigjeta mbrëmjen e së mërkurës në Norvegji. Sipas policisë norvegjeze ekziston mundësi e një akti terrorist.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Kongsberg-ut ndërsa sipas raportimeve është identifikuar edhe autori. Mediat në Norvegji raportojnë se bëhet fjalë për Reiner Winklarson, i cili është vënë në pranga.

Mesa duket ai e ka njoftuar sulmin një video të publikuar në YouTube, disa ditë më parë.

Image

Motivet për sulmin, që ndodhi në vendndodhje të ndryshme të qendrës së qytetit me 28,000 banorë mbeten ende të paqarta. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe nuk dihet ende në çfarë gjendjeje shëndetësore janë.

***

Disa njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë përdori një hark dhe shigjetë për t’i sulmuar ata.

Sipas mediave të huaja,  i dyshuari u kap pas sulmit të mërkurën vonë në qytetin Kongsberg, 80 milje (80km) në jug-perëndim të kryeqytetit, Oslo, tha një zëdhënës i policisë.

“Burri është kapur … nga informacioni që kemi tani, ky person i ka kryer këto veprime i vetëm”, u tha gazetarëve shefi i policisë, Øyvind Aas. “Disa njerëz janë plagosur dhe disa kanë vdekur”.

Ai nuk pranoi të komentojë numrin e viktimave, por tha se kishte “disa skena krimi”.

Mediat lokale raportuan një operacion të madh të reagimit emergjent në qytet, duke përfshirë policinë e armatosur, dy helikopterë dhe më shumë se dhjetë ambulanca.

Ministrja norvegjeze e drejtësisë dhe sigurisë publike, Monica Maeland, ka marrë përditësime mbi sulmet dhe po monitoronte nga afër situatën, tha ministria.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu