Në pritje të marrëveshjes historike LVV-PDK!

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Florim Zeqa

E kam thënë ditë më parë, po e përseris edhe tani pas dështimit të pritur të negociatave të LVV-së me LDK-në, se bashkimi i LVV-së me PDK-në është zgjidhja më e mirë për vendin dhe më optimale për Albin Kurtin.

Presidenti nga PDK-ja, zgjidhje realiste për vendin

Pas dështimit të bisedimeve me kryetarin e LDK-së, Albin Kurtit i ka mbetur vetëm PDK-ja si zgjidhje reale dhe optimale për të mos e dërguar vendin në zgjedhje.

Arritja e një marrëveshjeje politike me PDK-në dhe ofrimi i postit të presidentit për z. Bedri Hamza është zgjidhja më realiste dhe më pragmatike e Albin Kurtit, jo vetëm për zgjidhjen e krizës politike, por edhe për vazhdimin e qeverisjes aktuale.

Bashkëqeverisja LVV-PDK, përkatësisht koalicioni mes dy partive më të mëdha në vend, do të prodhojë stabilitet politik dhe mbarëvajtje të legjislaturës së X-të deri në fund të mandatit politik.

Për më tepër se kaq, ky do të ishte koalicioni më i natyrshëm i pasluftës në Kosovë.

Bashkimi i dy forcave politike me përafrim të bindjeve ideologjike do të ndikonte në konsolidimin e të djathtës shqiptare në Kuvendin e Kosovës si opozitë konstruktive, e cila gjithçka tjetër mund të quhet tani, vetëm opozitë jo!

Pra, përafrimi i PDK-së me LVV-në, përveqse i natyrshëm, është i dobishëm për vendin, dhe më lehtë i arritshëm sesa që ishte bashkimi i LDK-së me PDK-në në vitin 2007.

Andaj, për të mirën e vendit duhet lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe inatet personale për stabilitet institucional në shtetit tonë.

Bashkimi i LVV-së me PDK-në duhet të jetë produkt i një kompromisi të dyanshëm, që i bie se, LVV postin e presidentit duhet me ia dhënë partisë së dytë parlamentare, në këtë rast PDK-së me 22 deputet në Kuvend dhe ndarjen edhe të disa ministrive përkatëse në përputhje me fuqinë politike në Kuvend!

Kështu do të arrihej stabiliteti numerik në Kuvend për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pse jo edhe arritjen e një konsensusi politik për ndryshimet aq të nevojshme kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli dhe futjen e referendumit në aktin më të lartë juridik, për deklarimin plebishitar të popullit për çështje kruciale që determinojnë të ardhmen e vendit.

Albin Kurti e ka rastin historik të dëshmojë lidership dhe pjekuri politike në arritjen e koalicionit me PDK-në.

Në të kundërtën, për dështimin eventual në zgjedhjen e presidentit, e tërë përgjegjësia politike do të bie mbi të dhe Lëvizjen Vetëvendosje!

Në të kundërtën, zgjedhjet e reja nuk do të prodhojnë asnjë rezultat pozitiv për LVV-në, përveç rënies në elektorat dhe dobësimit të Albin Kurtit si lider më i votuar në Kosovën e pasluftës!

Andaj, Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe as për të eksperimentuar zgjedhje të reja me forca të vjetra politike pa ngjizjen e një alternative të re politike.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu