Në Shkodër, nën drejtimin e Ndue Sanajt, u zhvillua ceremonia e vendosjes së pllakës përkujtimore në vendin ku, në vitin 1859, Marie Mici, hapi shkollën e parë femërore

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Shkodër – Sot, me angazhimin e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, nën drejtimin e kryetarit të saj, Ndue Sanaj u zhvillua ceremonia e vendosjes së një pllake përkujtimore në vendin ku, në vitin 1859, Marie Mici, e njohur gjerësisht si Kushe Mici, hapi shkollën e parë femërore në trevat shqiptare.
Në këtë veprimtari përkujtimore morën pjesë nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, nënkryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Sitki Ndrecaj, konsulli i Nderit i Republikës së Austrisë në Shkodër, Gjergj Liqejza, intelektualë të njohur shkodranë, studiues dhe qytetarë.
Mbi.jetën e Kushe Micit dhe shkollën femërore të saj foli Prof. Dr. Zenepe Dibra.
Ky aktivitet shërben si një homazh për një nismë të rëndësishme arsimore dhe kulturore, duke rikthyer në kujtesën publike rolin e grave që kontribuan në hapjen e rrugës së arsimimit dhe emancipimit të vajzave dhe grave shqiptare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu