Nëna vushtrriase

Shkrime relevante

Plagjiatori që m’i vjedh edhe fyerjet me të cilat e ofendoj

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Ka njerëz që vjedhin ide, ka të tjerë që...

Basil Schader, një figurë e shquar zvicerane e albanologjisë bashkëkohore

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Në kujtim të Prof. Dr. Dr. Basil Schader...

Si qenka bota, poezi nga Arif Ejupi

SI QENKA BOTA (Kushtuar zgjedhjeve në Serbi, ku e kaluara ende rëndon...

Shpërndaj

Nëna vushtrriase

Poezi

Edhe pse bishat e ushunjëzat
ua vranë të vetmin djalë
dhe ju dëbuan nga shtëpitë,
edhe në llogore e tenda,
me njëra-tjetrën u solidarizuat.

Nëna vushtrriase,
perëndesha të diellit e të qiellit,
të përvuajtura e me shumë halle,
ndonëse të moshuara
e me zemra të lënduara,
me besë e qëndresë,
ata që deshën ta fshehin krimin,
i nxorët lakuriq para botës,
si mizorë e gjakësorë.

Nëna vushtrriase, me stoicizëm
të pashembullt i përballuat stuhitë shovene,
që ndër shekuj u sulën mbi ju.
Sot, të rinjtë rriten nga rrënjët tuaja,
dhe me vrullin për t’u ngjitur
në majat e Korabit.

Nëna vushtrriase,
perëndesha të diellit
dhe të qiellit arbëror!

Arif Ejupi, Gjenevë
Më 19 maj 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu