ARKIVI:
19 Maj 2024

Nga monografia e prof Jusuf Osmanit për refugjatët apo Muhaxhiret e Nishit të dëbuar me luftë nga Serbia

Shkrime relevante

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin...

Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Nga: Agim Vuniqi ___ Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim,...

Hisoriani Belisar Jezerci kërcënohet me jetë nga islamistët, rrini përkrah tij dhe mposhtni islamistët

Islamistët janë gjithnjë solidar me njëri - tjetrin, se i takojnë...

Arsimimi nuk është vetëm përgatitje për jetë, është vetë jeta

Foto: Shkolla shqipe në Gjenevë, më 2021 Agim Vuniqi ___ Nuk ia vlen të...

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt, në një dramë të madhe të boksit

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt. Fitore me...

Shpërndaj

Prof. Dr. Jusuf Osmani, Prishtinë

Pjesa e tretë

f.303

Sipas dr Sabit Ukës

Kemi vendbanime me strukturë etnike shqiptare- 410 gjithsej, në rrethinat e Prokuples, Kurshumlisë, Leskovcit, Vetërnicës, Vllasotincës, Pusta Rekës, Dobriqit dhe Jabllanicës

Kemi vendbanime me popullsi etnikisht të përzier (shqiptarë, serbë, çerkezë, turq etj)- 285 të tilla, në trevën e Leskovcit, të Vranjës, të Toplicës, të Masuricës, të Polanicës, në qarkun e Nishit, të Pirotit etj.

f.305

Sipas meje, në grupin e parë janë 436 vendbanime, në të dytin 280, ka një grup tjetër me zotërues të tokave shqiptarë e turq, 219 vendbanime

f.309

Në kazanë e Leskovcit u shkatërruan 1248 shtëpi me 88 fshatra dhe u shpërngulën 20667 banorë, në rrethin e Prokuples në 73 fshatra me 1771 shtëpi shqiptare u shpërngulën 12480 banorë.Në rajonin e Pusta Rekës mbetën të zbrazëta 2700 shtëpi shqiptare, në qytetin e Leskovcit 700 shtëpi ndërsa në rreth 1322, në Prokuple 750 shtëpi. Në rajonin e Bahinocit u dogjën të gjitha shtëpitë e Pllanës së Madhe, gjithsej 889 shtëpi.

f.321

Me Traktatin e Shën Stefanit, Serbia zgjerohej nga jugu në drejtim të viseve shqiptare të Kosovës nga 37.7 mijë km2 në 52.7 mijë. Mali i Zi nga 4.7 në 15.7 mijë km2.

f.340

Me 21 mars 1880, u formua Lidhja e Re në Gjakovë  dhe me 3 prill 1880 Lidhja Mbrojtëse në Shkodër  e cila me 17 prill shpalli autonominë e Shqipërisë.

f.341

Pjesa dërrmuese e popullsisë muhaxhire, e ikur nga vendbanimet e tyre nga Sanxhaku i Nishit (1877-1878), që ishte e aftë për luftë, u bashkua me Lidhjen Shqiptare.

f.343

Përgatitjen për kthim të muhaxhirëve dhe armatimin e tyre për sulme dhe kthim e kishte bërë Komiteti Ushtarak i Lidhjes së Prizerenit.

f.344

Prandaj Porta e Lartë u kujdes t’i largonte muhaxhirët nga Vilajeti i Kosovës.

f.357

Raport i St. John

Një vend që ndodhet mu në zemër të Europës, i pajisur me të gjitha llojet e pasurive natyrore, me një klimë të mrekullueshme dhe tokë pjellore dhe i populluar me një racë që njihet për fisnikëri, qendrim dhe shumë cilësi të tjera, ka rënë aq poshtë, sa që qeveriset nga një administratë e korruptuar.

f.373

Protestë e 6200 muhaxhirëve (nga kazatë e Nishit, Leskovcit, Urkupit)

Kemi humbur pronat, plaçkat me vlerë miliona. Gratë e më shumë se 1200 shtëpive, që i kishin burrat ushtarë dhe vejushat janë marrë robinja. Kryengritësit bullgarë kanë vrarë dy mijë burra dhe fëmijë, dy mijë të tjerë vdiqën nga uria e të ftohtit. Armiku veçoi disa gra nga 1300 familje, i përdhunoi në sytë e burrave të tyre dhe pastaj vrau 28 burra e fëmijë të tyre, që u sulën t’i mbronin.

f.375

Protestë e Sanxhakut të Prishtinës

Populli shqiptar thellësisht e ndjen se nuk është i lumtur dhe s’e ka të drejtën që të jetë i lumtur, ashtu si janë kombet e tjera. Zëri i shekujve e thërret prej së largu dhe i thotë të ecë përpara drejt qytetërimit. Po sa pengesa i dalin atij! Sa mjerim ka për rreth! Sa gremina duhet të kapërcejë për të dalë nga gjendja e shtangur ku është!

f.391

Pushteti në Kosovë zakonisht u jepte muhaxhirëve të Nishit toka të braktisura, tokat e popullatës çerkeze të shpërngulur. Ҫdo familje merrte 4 dynymë tokë.

f.397

Një prej kushteve të njohjës së pavarësisë së Serbisë, të vendimeve të Kongresit të Berlinit, ishte edhe çështja e rregullimit të marrëdhënieve pronësore juridike të trevave që u janë bashkuar Serbisë. Neni 39 i Traktatit:

Myslimanët që kanë prona në tokat që i janë dhënë Serbisë, por që kanë vendosur të jetojnë jashtë tyre, mund t’i mbajnë pronat, mund t’i japin me qesim ose t’ua lënë t’i menaxhojnë persona të tretë. Po kështu për objektet fetare.

f. 399

Një gjë e tillë nuk u bë kurrë! Madje popullata që mbeti nën Serbi vuante nga uria.

f.402

Disa banorë të ikur kanë shkuar në pronën e tyre që ta shesin atë. Shumë prej tyre nuk janë kthyer, edhe ata që arritën t’i shesin pronat, gjatë kthimit janë paditur apo plaçkitur apo janë vrarë.

f.424

Familja e Fehmi Eminit nga Vranja  ishte vendosur në fshatin Bushtran. Në Vranjë kish pasur 11 dyqane këpucarie, 30 ha tokë, shtëpi dhe vreshta. Në dyqanet punonin 53 punëtorë.

Në vitin 1921 Emini vendos të shkojë të interesohet për pronat në Vranjë. I ofron 300 lira uzurpatorit të shtëpisë. Serbi i thotë: po të japë 18.50 dinarë! Fqinji tjetër serb i thotë për 9 dinarë! Uzurpatori i jep 3 dinarë, të tjerat, thotë, eja merri pas dy muajsh! Kur shkon pas dy muajsh, ai e kërcënon me jetë.

f.436

Mehmet Xhakja, muhaxhir nga Kurshumlia, në prani të oficerëve të Vienës bisedon meë Dragutin Forsanoviqin, 28 qershor 1878

Këtu jam si i arratisur me dhunë nga ylqet e mia ku i kam pasë 5000 copë dhën, 320 bagëti të trasha, 36 kuaj bartës dhe për shalë. Të gjitha m’i keni grabitur! Ta zemë se çdo shtëpi shqiptare ka pas gjysmën e kësaj pasurie. Llogariteni sa shumë na keni grabitur! Ju, dëmet nuk mund t’i lani dot. Ato plagë, fëmijë dhe gra, pleq e plaka që janë ngri në dëborë, në pikë të dimrit, një komision do të shihte sa bukëpërmbysës jeni ju!

Ju nuk keni lënë asnjë xhami në këmbë. Sa shtëpi janë plaçkitur, sa odave të zotërinjëve shqiptarë ju a keni marrë gjithë takëmet!

f.437

Zeqir Ahmeti

Ju, serbët, nuk keni besë..As krajli juaj! Ai na ka dërguar proklamatën në kohën e luftës që ta prisnim ushtrinë e tij, dhe na premtoi që të jemi të qetë e të ndershëm, se kështu do të lejohet të jetojmë në trojet tona.. E ne e dëgjuam, e pritëm ushtrinë, iu nënshtruam. Por neve na shpërngulën pa mëshirë bashkë me fëmijët, për tri ditë, sikur të ishim kriminelët më të mëdhenj dhe haramxhinj, e tani t’iu besojmë?! Po të mos u besonim fjalëve të tij, nuk do ta kishit të lehtë të hynit me ushtri në Arnautllëkun tonë!

Në Stamboll

Mehmet Efendiu – Filip Ristiqit: Shqiptarëve duhet t’ua mundësoni rikthimin në tokat e veta!

Filipi: Arnautët ia kanë bërë vetes, e kanë luftuar ushtrinë tonë, prandaj kanë ikur!

Mehmeti: O Zot, a thua populli I Alazasës dhe Lorenës nuk luftoi kundër gjermanëve. Megjithatë Gjermania fituese nuk i shpërnuli këta popuj dhe ata sot e kësaj ditë jetojnë në vatrat e veta, në Alzasë e Lorenë!

f.450

Është interesante si Hasan Prishtina më 1916 organizoi rikthimin e shqiptarëve muhaxhirë

10 qershor në Prizren

Për trojet tona që janë rrudhë në këto dyqind vjetët e fundit, ne duhet t’i tregojmë botës se nuk jemi qiraxhi në tokat tona, ashtu si na ka trajtuar Serbia, Cerna Gorja dhe besa, me ndihmën e tyre, edhe Bullgaria dhe Greqia. Për fatin tonë tragjik, faje ka edhe Padishahu i Stambollit, që na ka ndrydhë e shtrydhë dhe në fund na ka lënë pa asnjë ndihmë. Madje me të gjitha fuqitë na i ka kthyer armët me na disiplinue. Dhe ju e dini si është vjerrë në Prishtinë Haxhi Sadria me shokë, prijës të luftës.

Ne jemi detyrue me i lëshue trojet tona nga Sanxhaku i Nishit si pasojë e luftës ndërmjet Padishahut dhe kralëve sllavë (serbë, rusë e bullgarë). Ka ardhë kohë dhe kemi shancin, në sajë të rrethanave që janë krijue, të organizohemi dhe t’i kthejmë muhaxhirët në pronat e tyre, që sllavi na i ka grabitë me forcën e grykës së topit, me djegie e mizori të çdo lloji.

(Më tej, Hasan Prishtina paraqet një sërë hapas organizativë që duhen ndërmarrë për këtë qëllim.)

f.452

Ramiz Maliq Fanda, ishte muhaxhir nga Masurica, rreth Vërllës. Një ditë të premte kishte shkuar atje dhe ishte lutur në arat e veta. Pastaj kishte hyrë në shtëpinë e gjyshit të vet, të zënë nga serbët. Serbët e rinj kishin dashur ta përzënë, por serbi plak e kish futur në shtëpi dhe i kish thënë të birit apo nipit: kjo shtëpi biri im, këto male e këto ara e livadhe, këto pemishte me kopshte të shumta, dikur para 100 vjetëve kanë qenë të tyre. Ne ua kemi zaptuar qysh kur ka ikur turku nga këto anë.

Maliqi shkon edhe te mulliri i tij, i zënë nga një serb, ulet te guri i mullirit dhe nuk dëgjon të largohet. Vinë disa serbë e rrahin keq sa i bie të fikët. E lëshojnë  buzë jazit dhe e braktisin. Kur kish ardhë në vete e kish parë veten të larë në gjak dhe me plot plagë e gërvishtje nga shufrat e gomës të policëve serbë.

f.464

Ardhja e muhaxhirëve në Kosovë e gjetiu, në trevat që ende ishin nën Perandorinë Osmane, ishte brengë e madhe për ata vetë, por edhe për popullatën tjetër shqiptare, problem i strehimit.

Me ardhjen e tyre, popullatës vendase  sikurse quheshin “jerli”, iu ngushtua hapësira jetësore, duke filluar nga tokat e punueshme, malet, livadhet, kullotat dhe ujërat e përbashkëta për bagëti. Kjo ka ndikuar që muhaxhirët të mos jenë të mirëseardhur për vendasit. Shpesh këta ndiheshin si në tokë të huaj. Vendasit i shihnin shumë herë si njerëz të nivelit më të ulët dhe uzurpatorë. Martesat e ndërsjella ishin të rralla. Muhaxhirët martoheshin në fshatra më të largëta edhe ato të banuara nga muhaxhirë. Psh ata të Sllatinës së Madhe martoheshin me ata të Bardhit të Madh, Lismirit, Dobrajës së Madhe, Miradinës, LLukagjisë së Lipjanit, Lajthishtes, Ribarit të V ogël, Godancit të Poshtëm të Shtimes etj.

Qytetarët e Prishtinës i quanin muhaxhirët me emrin përbuzës “jari çarëk” (gjysmë opinge). Qytetarët nuk flisnin as nuk martoheshin me ta, nuk thirreshin as në dekë as në drekë, edhe pse muhaxhirët, për shumë gjera ishin më të përparuar, më solidarë dhe më bamirës. Pas dhjetra vitesh, Xhelo Koftorxhiu (Slishani) muhaxhir u martua me një qytetare të Prishtinës… Familja e qytetarit Shyqyri Tërnaku merr për djalin vajzën e Dragidellëve nga Mahalla e Muhaxhirëve.

f. 473

Sefë Muhaxheri, i vendosur në Pejë, arriti të bëhej një ndër tregtarët më të suksesshëm në trevat shqiptare.

Muhaxhirët ndryshuan mënyrën e vjetër të tregtisë: e vjetra ishte bazuar në besimin e fjalën e dhënë, por muhaxhirët paraqitën kontrata, fatura të shkruara me interes, të cilat ishin risi dhe të çuditshme për vendasit.

Me ardhjen e muhaxhirëve, filloi të përdorej më tepër gjuha shqipe në vend të asaj serbe dhe turke.

Muhaxhirët kishin oda të rregulluara mirë, rrethoja të shtëpive, oxhak, ku ndizej zjarri, etj. Dhomat e banimit ishin të ndara për gra e për burra, për kafshët larg njerëzve, kishin oda për mysafirë, të ndara jashtë shtëpisë, nevojtore po ashtu larg shtëpisë dhe puseve të ujit, edhe stallat e bagëtive po ashtu.

Nga aspekti fetar, muhaxhirët ishin më fanatikë, femrat mbuloheshin, për një kohë të gjatë as dhanë as morën femra nga vendasit.

f. 477

Shqiptarët e Sanxhakut të Nishit ishin kryesisht myslimanë, por ka pasur edhe të fesë katolike dhe aty-këtu të fesë ortodokse. Myslimanët dhe katolikët vështirë se asimiloheshin ndërsa ortodoksët po.

f.497

Tragjedia në familjen e Zejnulla Sefedinit

Zejnullahu kish mbetur në Masuricë dhe pas vitit 1883, kur familjet e mbetura ishin shpërngulur, ai martohet  me një serbe nga fshati Suvojnicë, jo larg Masuricës. I lind një djalë që e quajnë Ramadan Në vitin 1902 ai vendos  të shkojë dhe t’i vizitojë të afërmit e tij në Preshevë. Gjatë kthimit, rrëzohet nga atkina dhe lëndohet.. Por gjatë kthimit “miqtë” (krushqit) I zënë pritë, e vrasin, e masakrojnë dhe e hedhin në lumin Moravë. Shoqja, Stojanka, e priste bashkëshortin dhe ishte brengosur për të. Ndërkohë vinë vëllezërit e Stojankës, kinse ishin brengosur për Zejnullahun dhe interesoheshin për të. Nga Stojanka ata kërkojnë ushqime, ajo shkon ta përgatisë. Ata marrin një kaci me prush nga oxhaku dhe ia hedhin djalit dhe kështu e mbysin atë në mënyrë barbare. Kur kthehet Stojanka, e sheh atë skenë barbare, çmendet dhe vetëvritet duke u hedhur në bunar.

f. 512

Halla Maliqe e një fshati buzë kufirit. i kishte dhënë  komisionit të caktimit të kufirit 50 lira ari. Prandaj komisioni i kishte lënë 500-600 ha tokë deri në Orlishtë (jashtë vijës së ujit), kur kufiri do caktohej sipas vijës së ujit..

(Një veprim atdhetar ky!)

f.515

Shqiptarët muhaxhirë tërë kohën tentonin të ktheheshin në tokat e veta. Ata ndërmerrnin sulme të armatosura kundër postblloqeve serbe.

Sidomos në prill 1878 e deri në shtator 1879. Më rrallë deri 1912. Prandaj serbët me ndihmën e oficerëve rusë dhe francezë këtë kufi do ta shndërrojnë në zonën më të militarizuar të Europës.

f.523

Pushteti vendor osman, qysh në vitin 1880, me urdhër të Portës kishte marrë detyrimin që të deportojë në Anadoll 4000 shqiptarë që kishin ardhur nga trevat e Kurshumlisë, Leskovcit dhe Vranjes, sepse ishin burim i trazirave dhe i jostabilitetit.

Ndërkohë bandat çetnike serbe, të veshura me tesha shqiptare bënin sulme në territorin shqiptar nën osmanët ose në vetë atë nën Serbinë, që të ankoheshin për shqiptarët te Porta e Lartë.

f.557

Sipas urdhërave të komandës serbe, u masakruan dhe u vranë me mijëra shqiptarë, sidomos ata të moshës mbi 12 vjeç, të tjerë, fëmijë e gra, shpërnuleshin me forcë dhe detyroheshin të kalonin zhveshur dhe zbathur  prej tokavë të pushtuara nga serbët. Më pas, ish kryeministri serb Pashiq u thosh serbëve ”edhe nëse pula është shqiptarë, mbyteni!”.

Shumë fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë  gjatë acarit të dimrit, për shkak të mungesës së ushqimit, kanë vdekur rrugës.

Më vonë, në vitet 1912-1913 shumë muhaxhirë shqiptarë gjatë rrugës për në Turqi, nga uria, kushtet klimatike, mundimet nga udhëtimi, nuk i përballuan dot vuajtjet dhe vdiqën. Sidomos në aniet e transportit nga Selaniku për në Stamboll.

Konspektoi Bardhyl Selimi, Tiranë më 16 korrik 2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu