
Nga: Gjergj Kabashi
_____
Një politikan që mendohet se i përket religjionit të krishter, kishte “shtru iftar” për njerëz që ai me apo pa vetëdije i përcakton si pjesëtar të një religjioni tjetër.
Ishte një gjest i panevojshëm, që shumëkush e bën në Kosovën e vogël dhe “të ngujuar” në raport me botën e madhe.
Gjesti i tij nuk është kurrfarë gjesti që i afron njerëzit, por që vetëm e shton islamizimin e shoqërisë që ka nevojë të madhe, të jashtëzakonshme të deislamizohet.
Në mënyrë që mos t’ia zë frymën e ngulfas kombin Arbnor në vendin e vet !
Sjelljet e tilla, gjoja fisnike, janë sjellje inferiore që i shtojnë “gardhet” dhe “muret” në mes nesh !
Një gjest krejt i kotë, që atë dhe komunitetin religjioz që mendohet se i takon, e largon edhe më shumë në skajet e jetës, duke mos e pa si pjesë të së njejtës familje a kombit, por të një religjioni të caktuar.
Se po islamizohemi për interesat e huaja antishqiptare nga ana e atyre që, prej pasluftës e deri tash nuk pushojnë nga mësymjet për përmbushjen e agjendës së tyre për të na islamizuar dhe shndërruar në pjesë të religjionit panislamik, pra të asaj që njihet si pjesë e “miletit-umetit Musliman!”.
Shumëkush nuk po don ta kuptoj se Islami Global , që domosdo duhet ta dëbojmë nga Kosova dhe mbarë hapësirat jetësore të kombit shqiptarë, e ka në planprogram zhdukjen e Hebrenjve dhe të Krishterëve.
Zhdukjen parasëgjithash të kombit Arbnor, kulturës dhe historisë, dokeve e zakoneve të tij të lashta!
Kaq…!
Ne mund të bëjmë sa të duam gjeste të tilla, gjoja fisnike dhe pseudohumanitare, por e gjithë kjo është e kotë dhe e padobishme. “Ti” me këtë gjest të mjerë synon t’i përshtatesh “shumicës”, duke e konsideruar pa të drejtë vetën “pakicë” brenda familjes tënde kombëtare!
Ky është shërbim, qoftë edhe i pavetëdijshëm i Islamit Politik Global dhe agjendave antinjerëzore të “Vëllazërisë Myslimane!”
“Toleranca fetare” është pjesë e thellë dhe e ndërgjegjshme e kulturës njerëzore, ku Njeriu as që duhet të mendoj e “ta shoh” tek tjetri përkatësinë e caktuar religjioze, por vetëm Njeriun… !
Por, tek ne, nuk bëhet fjalë fare më “për Tolerancën”, që nuk do të duhej as që t’i interesonte askujt për bindjet religjioze a të tjera të tjetrit, por fjala është për pushtimin e brendshëm me një religjion që po praktikohet me qëllime të qarta të Islamit Politik, i shtyrë nga “Vëllazëria Myslimane”, së cilës i duhet theksimi publik i bindjeve religjioze të pjesëtarëve të “Umetit të Profetit…!”.
Për fat të keq, këtë po e ndihmojnë pa ua kërkuar askush ndihmën edhe disa “të krishterë”…!
Kjo “tolerancë” përndryshe ka përfunduar moti, qyshse Tjetri, pra i huaj, po ia meremeton e ndërton “komunitetit më të madh religjioz” ndër ne objektet e kultit !
***
Shënim…!
“Familja e Anton Qunit ka shtruar iftar për bashkëluftëtarët dhe miqë të besimit mysliman
“Familja Quni shtroi iftar për bashkëluftëtarët dhe shoqërinë e afërt, të cilët e vlerësojnë dhe e çmojnë unitetin e shokëve të armës. Këtë iftar e bënë edhe më madhështore sakrifica sublime e familjes Jashari dhe datat e lavdisë së Epopesë së UÇK-së, si kushtrim për ne një histori që na bën krenarë dhe na obligon me përgjegjësi, në çdo kohë dhe në çdo rast. Përtej festës shpirtërore, ajo na kujton se duhet të kontribuojmë vazhdimisht në ndërtimin dhe jetësimin e amanetit për të ardhmen tonë. Ashtu siç na bashkoj beteja e Koshares, pa dallim të fejës, gjithnjë jemi bashkë në paqe.”

Krejt në rregull është ta vësh plisin e bardhë “në dritën e syrit”, por nuk është në rregull dhe as e kuptueshme që të mos e shohësh islamizimin e kombit tënd, sidomos në Kosovë.
_____
Debati në rrjetin social fb, rreth rastit:
Ky politikan e ka emrin Anton Quni.
I nderuari Bajram, në shkrimin tënd i paske trajtuar mrekullueshëm faktet se ky akt është i dëmshëm për shqiptarët.
Ky gjest i Anton Quni t ishte shumë i panevojshëm dhe i dëmshëm. Në deklaratë thuhej se për iftar i kishte mbledhur bashkëluftëtarët nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, thuajse ata kanë luftuar për fe.
A nuk pate Anton ndonjë ditë kombëtare, si për shembull për Dita e Pavarësisë së Kosovës apo për Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ose ndonjë rast tjetër, që ta festonte lirinë me ata miq me darka të tilla?
Afrim Musliu: Pse palidhje? Antoni këtë e ka bërë si individ, sepse as nuk përfaqëson institucion shtetërorë, e as parti politike. Ku ishe ti dhe Bajram Kabashi me e kritiku Albin Kurtin dhe politikanët e “shumicës” kur shkonin në Turqi dhe takoheshin me TIKA-n dhe me terroristin islamik Osman Atalay? Po islamisti i egër Mustafë Bajrami, këshilltar i kujt është? I Anton Qunit apo Albin Kurtit? Po hoxhatjetër ekstrem, Osman Musliu, a ka hangër pasul me Antonin apo Albinin?
Afrim isha këtu te bë të njëjtën gjë që pe bëjë tani.
Afrim unë jam qytetarë që ndjehem i lirë dhe i përgjegjshëm ndaj shtetit dhe demokracisë. Nëse do po ti gjej kritikat kur koketojshin me klerik e fe Albin Kurti, Vjosa Osmani, Hashimi, Lumiri, e të gjithë papërjashtim, a po do mi ti gjet statuset tu i kritiku për të njëjtën qështje.
____
Bajram Kabashi (Gjergj Kabashi)
Agron Mani e kam kritikue, duhet ta dije këtë se je mjaft i informuem. Kqyre ne Drini dhe i gjen kritikat e tilla. Kritikën ma te madhe ndaj tij e kam në analizen Kurti në Alaudin, si imam! Islamizimin antishqiptar, kryesisht per interesat e Turqisë neoosmane dhe të Serbisë qe pothuaj 200 vjet, e kanë ba të gjitha partitë tona, kryesisht PDK dhe LDK që ia kanë vënë bazat këtij antishiptarizmi pasçubrilloviqian, por edhe LVV që po i jep maje. Të gjithë, me përjashtim te Ibrahim Rugovës së ndjerë, i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë së keqes !
_______
Ps!
Ky që i flet këto mendime të helmëta, që shihet në foton kryesore të shkrimit, është këshilltar i atij që nuk do të kishte të drejtë ta “këshillonte” dhe një shtet i mirëfilltë kombåetar, që e respekton parasëgjithash Kushtetutën e vet dhe Nenin 8 të saj, do të duhej “ta këshillonte” e t’ia tregonte vendin, duke e heshtë përgjithmonë.



Pasha Krishtin ( Isen) e Muhamedin e paska sos A. Çuni me ba politikë me Iftar!
Pse kaq poshtë? Ky s është respekt, është manipulim!