ARKIVI:
9 Mars 2026

Një urim i veçant i shkupjanes Dijana Toska për 8 Marsin

Shkrime relevante

Europa, 8 Marsi dhe të drejtat e gruas

Shqipe Bytyçi, Zvicër  Historia e të drejtave të gruas, bile edhe në...

Liga Arabe: Përpiqet të ndërmjetësojë, merr raketa si përgjigje

Arab League Secretary-General Ahmed Aboul Gheit, listens to speakers during a...

Transformimi dhunshëm në serbë i shqiptarëve të Shestanit, sipas KrajaPress

Gjatë epokës së Jugosllavisë komuniste, një pjesë e katolikëve nga Shestani...

Çun Lajçi : Po digjem unë, le të digjet edhe Kosova, shfryhen e zgërdhihen!

Çun Lajçi, Prishtinë Teneqe milet po na thonë. Po flisja me vorret e...

Shpërndaj

Këto fjalë u kushtohen të gjitha grave dhe vajzave që zgjedhin ti mbeten besnike vetes.
Princi mbi kalin e bardhë!
U rritëm me përrallën e princit dhe premtimin e një shpëtimi mbi një kalë të bardhë.
Duke u rritur, ëndërruam, kërkuam, u gëzuam e u hidhëruam, ndërsa koha, pamëshirshëm, vodhi ditët bashkë me ëndrrat tona.
U thinjëm me hijen e një kalërimi që vinte nga larg.
Dhe një ditë prej ditësh bindesh se kali është më i vërtetë se kalorësi, sepse forca e tij nuk bën zhurmën që prodhojnë përrallat e pritjes.
Kam takuar princa që u martuan me princesha dhe s’patën nevojë për kalë të bardhë.
Kam takuar princa që u martuan edhe me pela.
Kam takuar të tjerë që, me këpucën në dorë, kërkonin Hirushen në çdo cep të botës, disa e gjetën, disa mbetën në kërkim gjithë jetën.
Kam takuar princa me kurora prej letre dhe fjalë që shkëlqenin më shumë se karakteri.
Kam takuar edhe princ me kalë të bardhë, por zhgënjehesh shpejt prej tij dhe të mbetet simpati vetëm për kafshën pranë tijë.
Pastaj thua: ta provoj edhe një herë… ndoshta gabova herën e parë… a të dytë…
Dhe kështu, rreth teje mbetet vetëm dashuria ndaj kuajve të bardhë.
Simbol i një lirie që nuk kërkon miratim.
Ata nuk premtojnë përjetësi. Ata ecin. Dhe ti ecën me ta.
Ecën. Jo sepse nuk ke frikën e mbjellur në vegjëli, por sepse frika nuk të komandon më.
Në shpinën e tij ndjen hapësirën ku njeriu nuk mungon, por rritet.
Hapat e tij të sigurt të japin guximin të ngresh kokën.
Besnikëria e tij të mahnit, ndërsa miqësia e tij ndërton brenda teje një fisnikëri të qetë,, një siguri që nuk e humb tokën nën këmbë.
Mund të flasësh me të. Nuk të paragjykon. Mund t’i tregosh se nuk e sheh veten në një lidhje pa lidhje, ku humb veten. Se nuk mund të bësh kompromise që fshijnë personalitetin tënd.
Se nuk mund të jetosh e lirë nëse duhet të marrish leje nga princi për çdo hap.
Në përralla nuk na mësuan se dashuria nuk duron shantazh. As borxhe mbi shtrat. As dashuri me këste. Nuk na mësuan se duhet ta kesh veten pranë, sigurinë në atë që je dhe guximin për të jetuar si e tillë. Nuk na thanë: nëse has dikë që di të ecë krah teje, shtrija dorën. Nëse jo, jeta nuk matet me atë që nuk ke, por me atë që ke çika jonë. Me guximin, me paqen, me dinjitetin.
Nuk na thanë se princat mund të jenë miq, aleatë. kalimtarë, personalitete e burokratë….
Por, ti nuk duhesh të shndërohesh në një kukull për askënd që kërkon të të mbajë më të vogël se sa je.
Nuk na thane, nëse dikush di të ecë krah teje me dashuri, pa të lidhur, pa të trembur, pa të zvogëluar, provoe fatin.
Nëse jo, vazdo me ec. Sepse princat vijnë e shkojnë. Ti duhet ti mbetesh besnike vetes.
Dhe kjo të mjafton.
Princat mund të kalojnë si stinë. Ti je toka rreth së cilës sillen stinët.
Të dashur prindër,
Mos i rritni vajzat me përrallën e princit.
Mos i mësoni të presin.
Mos i bindni se shpëtimi ka fytyrë mashkulli dhe kalë të bardhë.
Mos i edukoni të kërkojnë kurorën.
Mësojini ta ndërtojnë karakterin. Të ecin vetë, pa i harxhuar vitet në pritje, kërkim e zhgënjim.
Sepse princat nuk janë problemi. Problemi është edukata që e bind vajzën se pa një princ, ajo është e humbur.
Ajo mund dhe duhet të dashurojë. Por, nuk ka nevojë të shpëtohet nga një princ.
Vajza që di të qëndrojë në këmbë, që di të fitojë e të humbasë pa u thyer, që di të jetojë pa leje nuk ka nevojë për shpëtimtar.
E lehtë është t’i thuash: “Gjej një princ.”
Investim për jetë është t’i thuash: “Bëhu aq e pavarur sa princi të jetë zgjedhje, jo nevojë.”
Mësoje vajzën të ketë profesion. Mësoje të ketë zë. Mësoje të thotë jo. Mësoje se dashuria nuk është borxh, as shantazh, as frikë, por gadishmëri për të filluar një jetë të bukur familjare me dike që ti dëgjon të rrahurat e zemrës.
Nëse një ditë has në dikë që di të ecë krah saj, mirë. Nëse jo, le të vazhdojë të ecë.
Sepse jeta nuk matet me atë që mungon, por me atë që të bën të mbetesh vetvetja.
Dashuria e prindërve ndaj vajzës është bekimi i saj dhe forca ku mund të kthehet gjithmonë e sigurtë me çelësin e shtëpisë në dorë.
Kjo është përralla që duhet treguar çdo vajze të vogël:
mos e mat jetën me princat,por me paqen dhe dinjitetin tënd.
Urime 8 Marsi të gjitha grave që mbeten besnike vetes, sepse aty fillon çdo liri e vërtetë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu